Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO nis sot stërvitjet “e rregullta” për mbrojtje bërthamore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > NATO nis sot stërvitjet “e rregullta” për mbrojtje bërthamore
AktualitetBote

NATO nis sot stërvitjet “e rregullta” për mbrojtje bërthamore

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

NATO-ja ka nisur stërvitjet e rregullta për mbrojtje bërthamore në Evropën Perëndimore, në kohën e rritjes së tensioneve me Rusinë, të nxitura nga kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Stërvitjet përfshijnë 14 shtete dhe mbi 60 lloje të pajisjeve, përfshirë aeroplanët luftarakë të kategorisë së katërt dhe pestë, si dhe pajisjet për vëzhgim”, ka thënë aleanca 30-anëtarëshe përmes një deklarate, duke shtuar se këto “aktivitete rutinore” – që zgjasin deri më 30 tetor – kanë qenë të planifikuara edhe para nisjes së luftës në Ukrainë dhe nuk janë të lidhura me situatën aktuale.

Stërvitjet do të zhvillohen mbi Belgjikë, Britani dhe Detin Verior.

- Publicitet -

“Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i miratuar nga vendet aleate në Samitin në Madrid, të mbajtur në qershor, e bën të qartë ‘se qëllimi i kapacitetit bërthamor të NATO-s është për të ruajtur paqen dhe për të luftuar agresionin’, është thënë në deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë çfarëdo thirrje për të anuluar stërvitjet, meqë Putin e ka përkeqësuar retorikën bërthamore, pas humbjeve të forcave ruse kundrejt atyre ukrainase.

“Do të dërgonte mesazh shumë të keq nëse do të anulonim papritur një stërvitje rutinore, të planifikuar për kohë të gjatë”, ka thënë Stoltenberg javën e kaluar.

“Ne duhet të kuptojmë që qasja e vendosur e NATO-s dhe fuqia jonë ushtarake, janë mënyra e vetme për të parandaluar përshkallëzimin”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?