Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhet diplomati i shquar Ali Mato
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shuhet diplomati i shquar Ali Mato
KronikeLajmi i fundit

Shuhet diplomati i shquar Ali Mato

Published: December 19, 2025
Shpërndaje

Ndarja nga jeta e Ali Matos, më 16 dhjetor 2025, shënon humbjen e një personaliteti me kontribute të çmuara në dipolmacinë shqiptare dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.

Me një karrierë profesionale që shtrihet për më shumë se katër dekada, ai përfaqësonte modelin e profesionistit korrekt dhe diplomatit me integritet të lartë.

Ali Mato lindi më 23 tetor 1951 dhe formimin e tij e ndërtoi mbi baza të forta teknike dhe akademike. Pas përfundimit të Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas, ai u diplomua si Inxhinier Nafte në Universitetin e Tiranës.

- Publicitet -

Krahas formimit profesional, Ai i kushtoi vazhdimisht rëndësi përgatitjes gjuhësore, duke u certifikuar në frëngjisht, anglisht dhe italisht në Universitetin e Gjuhëve të Huaja. Këto zotërime do të shërbenin më pas në mënyrë thelbësore në misionet e tij diplomatike.

Karrierën profesionale e nisi në sektorin strategjik të naftës dhe gazit, fillimisht si inxhinier kërkimi në Vlorë, më pas si drejtues studimesh në Institutin e Naftës dhe Gazit në Fier, ku kontribuoi në hartimin dhe zbatimin e projekteve për identifikimin e vendburimeve energjetike në vend.

Këto përvoja i hapën rrugën drejt roleve drejtuese në Ministrinë e tregtisë së jashtme, ku spikati veçanërisht puna e tij si Drejtor i Departamentit të Eksportit të Karburanteve në ndërmarrjen “Mineralimpex”, duke zhvilluar marrëdhënie tregtare me vendet e Evropës Perëndimore.

Një kapitull i rëndësishëm i jetës së tij profesionale lidhet me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ai shërbeu për shumë vite në diplomaci. Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kajro, në cilësinë e Konsullit Tregtar, ai kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike me  vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës , në veçanti me Egjiptin.

Më pas, në Ambasadën Shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mbajti detyrat e Ministrit Fuqiplotë (Këshilltar Politik) dhe më vonë Ambasadorit të ngarkuar, duke drejtuar veprimtarinë politike dhe ekonomike të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Riad.

Në vitet e tranzicionit, Ali Mato dha një kontribut të rëndësishëm në administratën shtetërore, duke shërbyer si Drejtor i Departamentit për Vendet Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një periudhë kyçe për riorientimin ekonomik dhe tregtar të Shqipërisë.

Krahas angazhimit institucional, Ali Mato spikati për ndjeshmërinë sociale dhe humanizmin, veçanërisht gjatë krizave humanitare, ku u angazhua vullnetarisht në ndihmë të emigrantëve kosovarë gjatë luftës, duke kontribuar në organizimin dhe shpërndarjen e ndihmave bazë.

I njohur për besueshmërinë, korrektësinë, aftësitë drejtuese dhe komunikimin e hapur, Ali Mato la pas një trashëgimi profesionale të ndërtuar mbi përkushtim, integritet dhe shërbim ndaj interesit publik.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë jo vetëm në familjen dhe miqtë, por edhe në institucionet ku shërbeu me dinjitet, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në diplomacinë dhe administratën shqiptare.

Redaksia e gazetës DITA i shpreh familjes dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
  • “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  • Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
  • Ilir Meta kërkon sërish ndryshim të masës “arrest me burg”, vendos sot GJKKO

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. Vlora 97 on Qëlloi në bark me grusht protestuesin që ishte prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  3. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  4. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?