Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, ikona e Estradës së Fierit dhe një prej emrave më të spikatur të humorit shqiptar.
Me një karrierë që u shtri për më shumë se pesë dekada, Todi Llupi la një trashëgimi të vyer në skenën shqiptare. Përmes roleve të tij plot humor, personazheve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar, ai fitoi zemrat e publikut dhe u kthye në një simbol të estradës shqiptare.
Ai iu bashkua Estradës së Fierit në vitin 1971, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme, ndërsa interpretoi edhe në disa filma artistikë. Rolet e tij mbeten ndër më të dashurat për publikun dhe do të kujtohen si pjesë e historisë së humorit shqiptar.
Në vitin 1989, Todi Llupi u nderua me titullin “Artist i Merituar”, në vlerësim të kontributit të tij të shquar në artin dhe kulturën shqiptare.
j.l./ dita

Topi Llupi aktor humorist i madh i lindur.
Rest in Peace !🥲🙏
*Todi, lapsus.
.
U prefte ne paqe! Artiste te shkelqyer, origjinale qe argetuan breza te tere shqiptaresh.
Vepra artistike e Todit do te ngelet per jete e gjalle ne zemrat e publikut fierak, dhe atij shqiptar!
Ngushellime familjes!
Gazetare leshi te universiteyit Krista, nuk jane te afte qe te japin dhe nje informacion me se te rendomt: ku lindi, sa vjeç ndrroi jete, informacion te shkurter per karieren or gazetar leshi
…e vuri edhe Todi një plithar në piedestal të kohës së kulturës ,artit e të humorit të vertetë …
Ngushëllime familjes, të rrojnë e ta kujtojnë.
Vepra artistike e Todit do te mbetet nje trashgimi kulturore per breza te ter,no vetem ne Fier,por ne gjithe Shqiperine!
kot per kuriozitet : sa vjec ishte Todi? Zakonisht kjo thuhet e para per kedo qe nderro jete!
I had a classmate in the construction technical school in Tirana. Fortunately for Albanian humor, he stayed in the class in the first year of school, 1963 or 1964, I don’t remember. Like me, he was born in 1949. Condolences to the family.
TODI LLUPI nje actor i shkelqyer por me shum njeri fisnik. Urtesia e Tij u çfaq ne Azotik , ne artin e kulturn dhe ne bashkin e qytetit te Fierit.
Ju preht shpirti ne xhenet
Ju preht shpirti ne xhenet
Po ç’ne o Bardhyl që shkruan me atë anglishten tënde shatra-patra. Apo harrove shqipen sapo shkove në Amerikë