Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndarja nga jeta e Kadaresë, Rama: “Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ndarja nga jeta e Kadaresë, Rama: “Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më”
Lajmi i funditPolitike

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Rama: “Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më”

Published: July 1, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Kreu i qeverisë shprehet se u largua nga mesi ynë i monumenti më i madh i kulturës shqiptare, duke shtuar se “u ngjit në piedestalin e përjetësisë”.

“Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më💔”, shkruan Edi Rama.

- Publicitet -

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.

“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

“Mendimin tuaj,

që ëndërron në trurin e butë,

si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,

do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;

gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”

Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më💔

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • e po... says:
    July 1, 2024 at 10:08 am

    Se kush eshte shkrimtari Isail Kadare, besoj se te gjithe shqiptaret qe kane jetuar ne keto kohe e dine. Ma merr mendja se shume lavde nuk i sherbejne figures se tij. Ismail Kadare shkroi letra qe i lexuan vetem ata qe dine shkrim e kendim dhe i analizuan. Ne Shqiperi eshte krijuar kulti i te medhenjeve dhe kjo ul vleren e tyre. Une per shembull jam i pakenaqur me keto qe thuhen se Edi Rama bashke me ate ministren i ndertuan Kadarese shtepi ne Tirane, shtepî ne Gjirokaster dhe Dritero Agollit ja lane shtepine ne fshatin e tij si kasolle! Valle a ka shume me teper Kadare nga Agolli?! A ka dhene kontribut me shume Kadare nga Agolli?! Kadare vetem shkroi dhe shkrimet e tij jane edhe kontradiktore, ndersa Dritero perfaqesoi denjesisht edhe popullin ne situatat me te veshtira te egzistences se tij. Megjithate qe te mos zgjatem se “kadiu” i ben te gjitha sot; ngushellime njerzeve te familjes se Ismahilit dhe do ngelet nje shkrimtar i pelqyer per nje pjese aq sa edhe nje njeri qe ishte larg popullit te tij. Respekt !

    Reply
  • Gjergj Fishta i riu says:
    July 1, 2024 at 11:57 am

    EPITAF nga tê persekutuarit e të pëndjekurit politik
    Rrojti kur duhej të vdiste: përlesh me diktaturë/
    Dhe i heshtur vdiq kur demokracinë e bënë katrahurë (double douleur)/
    Dimri i Madh e ngriti, të dukej e me vlerë/
    I pëlqente kapota P(!) e çuditërisht vdiq në verë

    Reply
  • Fans i Ismaili,qe na edukoi shqiptarine says:
    July 1, 2024 at 12:16 pm

    Fjalia e fundit e Sulltan piktorit,u thote Rilindassve Se Ismaili iku,pra nuk kam ma konkurent! Trimat e xha Sulis me Zija celen ne krye u mbetet te denigrojne edhe Rexhep Qosen,oer ta bere gjyshin e shquar si shoku Enver!

    Reply
  • Bureto says:
    July 1, 2024 at 2:54 pm

    Sot vërtet nuk është rasti, meqë ne në shqip kemi shprehjen: Për të vdekurin nuk flitet keq!”. Sigurisht qe nuk do ta bëj, por këtë jo per hatër të zakonit. Ismaili si shkrimtar i meriton te gjitha sa janë thene e sa i janë dhenë për vlerësimin që i kane bere., brenda dhe jashte arealit shqiptar. Ky vleresim, ne si shqiptare, nder na ka bere dhe si i tille do te na beje krenar edhe në ta ardhmen. Po në kete koment, nga shkrimi i Rames, dua të ndalem pak në pasazhin e tij të mësiperm si: ” …e patjetër, edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit, a thjesht njeriut Ismail Kadare – ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve…”. Pra siç edhe Rama, me të drejte shkruan, ka patur debate dhe ende do te kete rreth qytetarit (jo shkrimtarit) Ismail. Sigurisht që ky debat nuk do të ekzistonte sikur ai (qytetari), para viteve ’90, pra nën diktaturë, nuk do kishte pranuar të ishte anetar i PPSH, (E.H: tehu i shpates se Diktatures), dhe po ashtu, në disa nga veprat e tij, te mos konformohej (cilesi qytetare dhe intelektuale kjo) me regjimin hoxhist. Kjo, më e theksuar sidomos në disa poezi ku i thurreshin ditirambe, sa komunizmit po aq dhe udheheqesve të tij. Nga njerezit (në shumicë keta) qe e donin dhe e vleresonin artin e shkrimtarit Kadare, nuk do t’ia kishin marrë të dy keto momente dhe me aq te madh, mjafton që per keto aspekte, qe atëbote, e kane shoqeruar jeten e tij, mbase do duhej qe pas renies se diktatures, thjesht t’u kerkonte atyre ndjese. Sepse kjo kurresesi nuk do tregonte dobesi, dhe mendoj që as do t’i konsiderojhej si e tillë, perkundrazi do tregonte force dhe dinjitet. Shembull: Nobelisti gjerman Gunter Grass, i kerkoi ndjesë popullit gjerman, vetem se në moshen 17 vjeçare (adoleshent) kishte qenë anetar i partise naziste. Prandaj në koshiencen e njerezve, keto dy qendrime te kunderta, ndër dy personalitete të rangut të tyre, nuk ka sesi te mos lenë gjurmë.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    July 1, 2024 at 2:58 pm

    Ne kete dite te trishte do jem i sinqerte me ju – keto fjale per Ismailin qe nuk shkruan me… mi ka shkruar Endri Fuga !

    Reply
  • Vlonjati says:
    July 1, 2024 at 3:37 pm

    Për komentuesin ” I juaji Edi Rama” . Degjo këtu , o gëdhë , po qe për të shkruar , Rama bën nga një Endri Fuga çdo mëngjes , ndërsa si ty , as mutin nuk e bën , se je shumë më mut , maksimumi , një mut si ti , mund ta bëjë vetëm kërma e Viçidollit .

    Reply
  • Katiu says:
    July 1, 2024 at 8:10 pm

    Ata që flasin me superlativa pęr Kadarenë janë , ose maskarenj e hipokritë si Edvin Rama , ose popull i thjeshtë e injorant me horizont të kufizuar .
    Kaq për sonte !

    Reply
  • Dudumi says:
    July 1, 2024 at 9:01 pm

    Ketu i Ka bere nje dedikim me menyren e vet, si me qene ne seance parlamentare duke debatuar me mul Noken. Keto vargjet polemike te majakovskit, qe ky s’do i kishte lexuar kurren e kurres po mos ta kishte perkthyer Kadareja (?!). Muhabet kot, polemike boshe. Njeriu qe di mire nja tre gjuhe te huaja, po te kete interes e gjen gjithandej majakovskin edhe pa’ Kadarene. Lere mos e nga, ky i ve pullen e fillimit dhe te mbarimit xhaketes. R.I.P. Kadareja dhe qofte e bekuar letersia!

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 4, 2024 at 1:31 am

    Kadare eshte thjesht shkrimtari i madh shqiptar i kohes tone i perkthyer ne 48 gjuhe.Me mesazh ne vepren e tij per shqiptaret,ballkanasit,europianet dhe qytetaret e gjithe botes.Kete nivel komunikimi e arrijne vetem gjenite e letrave dhe Ismail Kadare eshte nje prej tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  • Rama reagon për një postim për Porto Palermon
  • Ambulanca futet në ambientet e Gjykatës, njëri prej protestuesve të arrestuar shfaq probleme shëndetësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama reagon për një postim për Porto Palermon
  2. Cili ekip? on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. Phoenix on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  4. Deni on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  5. Tártari on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?