Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në botë të emigracionit të trurit, por të dhënat tregojnë se ekspertët dhe personat e arsimuar që kanë ikur nga Shqipëria nuk punojnë në profesionin e tyre, duke i ulur shanset që ata të transferojnë njohuritë e tyre për zhvillimin e vendit tonë.
Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore (grafiku i mëposhtëm) vetëm 28% e emigrantëve të arsimuar punojnë në pozicione që kërkojnë aftësi dhe janë afër profesionit të tyre, një nga nivelet më të ulëta në rang global.
Studimet dhe anketat vendase kanë treguar se mbi 60% e stafeve akademike kanë emigruar gjatë tre dekadave të fundit. Ikja e trurit ka varfëruar vendin nga ekspertët dhe ka ulur shanset për t’u integruar në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës.
Disa vende kanë shanse që të përfitojnë nga diaspora e arsimuar. Përllogaritjet e BB tregojnë se shumica e vendeve kanë mbi 50% të diasporës së tyre që ushtron profesionin në vendet pritëse.
Përllogaritjet e ekspertëve të INSTAT kanë treguar se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas publikimit të INSTAT, “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”, numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje.
Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar.
Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë, pastaj Bosnja me 15,399.
Ekspertët pohojnë se, nga njëra anë, numri i lartë i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë mund të shikohet si dukuri pozitive për pjesën e përvetësimit të njohurive në fushat përkatëse ku ata studiojnë, por nga ana tjetër, mund të shihet dhe si një indikator matës për mungesën e besimit të studenteve për cilësinë e universiteteve shqiptare.
Për të zbutur efektin negativ të këtij fenomeni, kryesisht në vendet në zhvillim, metoda më e rëndësishme është të ndërmerren një sërë politikash që përfshijnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, si ai ekonomik, social, arsimor dhe mjedisor.
E para dhe më e rëndësishmja, duhet të pranojmë që emigracioni i vazhdueshëm është zakonisht simptoma, jo shkaku, i një problemi themelor.
Për një periudhë afatgjatë, qeveritë duhet të adresojnë çështje themelore me politikat që synojnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.
Rritja e produktivitetit në profesionet që kërkojnë kualifikim të lartë, shumë prej të cilave janë në sektorin publik, dhe bërë pagat më konkurruese, do të “joshte” punëtorët të qëndronin.
Në të njëjtën kohë, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të punës duhet të plotësohen me reformat e sektorit publik, pa të cilat, profesionistë të kualifikuar do të vazhdojnë të emigrojnë.
Ekzistojnë edhe politika që mund të inkurajojnë me sukses kthimin e diasporës së tyre me aftësi të larta profesionale, duke siguruar stimuj tatimorë për emigrantët e kthyer.
Kthimi i emigrantëve mund të mbështesë zhvillimin ekonomik, veçanërisht kur ata sjellin kapital dhe njohuri, dhe kur vendet e tyre u japin atyre kushtet e duhura për të vënë në zbatim plotësisht aftësitë dhe përvojën e tyre, sugjerojnë ekspertët.
Një studim që nuk tregon realitetin shqiptar! Çfarë mungon në këtë studim: 1. Ne të larguarit e viteve 1990, jo të gjithë kanë bërë punë të rëndomta. Shumë prej tyre kanë punuar në profilin e tyre, veçanërisht ata që dinin gjuhën e vëndit ku migruan.
2. Në vitet 2000 dhe 2010, përveç të larguarve, u krijua brezi i ri që ju nuk e merrni në konsideratë fare. Ky brez i ri, i shkolluar në perëndim, është i një shkalle të lartë dhe janë me qindra, për të mos thënë me mijra.
3. Që të bëni të interesuar që të punësoni këta të rinj, që tani janë rreth 40 vjeçarë, duhet të studioni se si veproi Irlanda në vitet 1990, e cila kërkonte specialistë të IT-së me paga rreth 100 mijë dollarë në vit. Bumi ekonomik i Irlandës në ato vite i detikohet këtij veprimi.
Ka edhe të tjera, që shkurt mund të thuhet se Shqipërisë i mungon strategjia për të bërë punë të mëdha.
Rastesisht lexova nje artikull te prec Zogjat drejtuar Edi Rames! Po ku ishe ti Adam dhe preci reket te na spiegoje titullin e librit me kohet e sotme te thjeshta te tashmes spo te kaluares! Prec hesapi,servil dhe spiun! Po ku ishe ti Prec kur Saliu bente krime! U bashkove me Aleancen Demokratike dhe prape u fute nen koqet e Saliut dhe te Rames dhe pasi te aktrimit te Saliut me ty u ktheve tek Saliu dhe ike prape! tani nen petkun e Pashkps hiqesh si analist edhe largpames! Nuk ka faj Rama Prec! Fajin e ka Saliu, Likja dhe tipa si ty por edhe shume te tjere te ngjshem solli ne jeten tone njeres me psikollogji fshatareske! SHikoni Gjekmarkaj sot, Korreshin,Alizotin, Mulin etj…! Edhe Tosi ,i biri i Todit, e quan veten te persekutuar, perse! Shan Ramen si te birin e Kristaqit, njerez te mrekullueshem,krahasuar me Todin dhe Tosin apo Hisniun me Andin! Kjo eshte fatkeqesia e kombit Shqiptar, e Ballkanit! Njerez me nivel te ulet na tregojne perralla!
Te gjithe intelektualet qe emigruan ne Greqi, punojne ne nivele te uleta sherbimesh, asnje ne profesion.
Nderkohe ka edhe profesione qe nuk konvertohen jashte, oficeret, sistemi drejtesise, inxhinjeret mekanik. mesues Historie.
Amerika dhe Kanadaja ka numrin me te larte te intelektualeve emigrante, qe punojne ne profesione te shkolles larte.
po kanadaja “i marsha te keqen”doktori duhet te filloje klasen e pare fillore,shoferi nuk perfillet fare…duket se ka guiduar ne planetin jupiter, inxhinjeret, marangozet,elekticistet e te tjärat ….me nje fjale ky është racizem.
E ke gabim o realiteti eshte ndryshe. Cfare pret ti nga te rinj shqiptare te arsimuar ne universitetet e pjerdhura te Shqiperise te punojne ne profilin e tyre. Eshte turp i madh dhe humbje komplet kohe te studjosh ne universitetet e ketij vendi qe konsiderohen si me te dobetit e botes. As ne Afganistan nuk gjen shkolla te tilla kaq me nivel te ulet
lol pse ka skiptare te arsimuar? apo e keni fjalen per moshat qe kane dale ne pension te shkolluar ne kominizem, dhe ata kane patur arsim shume te dobet ne krahasim me evropen.
Ska skiptar te arsimuar tani, shumica meret ose me droge ose me pune ndertimi qe skerkon mend.
Nuk punojne ne profesionet e tyre por marrin me shume dhe kane standart me te larte jetese se kur punonin ne zanatin e tyre ne Shqiperi. Jane qytetare te shteteve qe funksionojne. Kane shendetin e siguruar.Jane te lire te levizin kudo. Sigurojne nje te ardhme me te mire per femijet e tyre
Kjo i ben qe te mos kthehen.
Ky eshte nje artikull ngushellues per ata qe kane ngelur pas.