Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nderim veteranit antifashist Hysni Kurti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Nderim veteranit antifashist Hysni Kurti
Histori

Nderim veteranit antifashist Hysni Kurti

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

Ilmi S. Qazimi

 

Kur takojmë një veteran të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

- Publicitet -

Duhet thënë se është veçori e papërsëritshme, fatbardhësi dhe rast që nuk duhet lënë jashtë kujtesës shoqërore, fakti që midis nesh, edhe pas 79 vitesh nga përfundimi i Luftës Antinazifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë kemi ende të gjallë, individë pjesëmarrës të  asaj lufte  heroike, ish-partizanë, ish-invalidë, ish-aktivistë e të angazhuar  me detyra të ndryshme luftarake. Ata jetojnë  të pabujshëm. Ata nuk kërkojnë, por vetëm tregojnë me modesti, me mall, me krenari kombëtare dhe më shumë se të tjerët flasin me heshtjen e tyre kuptimplote. Shumëçka ua detyron mosha dhe vuajtjet sa fizike aq edhe psikologjike, shpirtërore. Ndokush prej tyre që mundet, shkruan edhe kujtimet.

Një prej të tillëve të veçantëve të rralluar është edhe veterani Hysni Rushan Kurti lindur në një fshat të thellë të Skraparit, Zabërzan, dhe  banues në qytetin e Beratit. Kish lindur në fund të vitit 1932 por e patën regjistruar në 17 shkurt 1933. Viti i fundit i Luftës Antinazifashiste Nacional Çlirimtare atë e gjeti  pak mbi dymbëdhjetë vjeç. I vogël por shpuzë, ai përjetoi, pa me sy e vuajti psikologjikisht  tmerret e asaj lufte edhe në fshatin e tij. Dhe, si fëmijë, dha edhe ndihmesën e tij  ashtu siç as nuk e priste e as nuk e dinte. Por ashtu e aq sa shihte  se si vepronin më të mëdhenjtë në ato muaj e vite të ashpra lufte.

Prindërit e tij, dy fshatarë të lidhur me tokën që mezi nxirrnin bukën e gojës, Rushani dhe Shekua lindën e rritën shtatë  fëmijë  prej të cilëve pesë, Njaziu, Sulua, Tafili, Harifi dhe Qamilja morën pjesë aktive me armë në dorë. Secili syresh zuri vend në formacionet e ndryshme partizane dhe ato territoriale. Pas lufte Harifi  nuk u gjend pasi ishte internuar në një kamp gjerman. Por, për habi të të gjithve, u kthye i gjallë dhe  shpirtin e dha pak ditë pasi mbërriti në atdhe, ndaj edhe është shpallur dëshmor pasi vdiq si pasojë e torturave të pashembullta në atë kamp nazist në Gjermani. Dramatike kjo ngjarje që la vragë tek të gjithë por më shumë tek Hysniu, më i vogli i vëllezërve.

Vetë Hysniu i mitur por tepër i shkathët, ishte aktivist dhe i angazhuar me detyra të ndryshme luftarake, në komandën e vendit në përshtatje më moshën e tij. Ai zbatonte porositë e kryetarit të këshillit nacional çlirimtar të fshatit si ndërlidhës, si korrier dhe si shoqërues i personave të ndryshëm të atyre situatave luftarake me rrezikshmëri jete. Kreu edhe punë të vogla duke çuar pako me ilaçe deri te shtëpia e lagjes së Liçollarëve që shërbeu për disa javë  ku  mjekoheshin partizanë të plagosur. Pati shpënë edhe në Çepan, fshatin fqinj habere me shkrim e me gojë që ndihmonin partizanët…

Ata sollën çlirimin dhe nisën rindërtimin…

Mbas çlirimit  të vendit shumë nga partizanët e fshatit u kthyen aty në vendlindje e mjaft të tjerë  u caktuan në  punë e detyra të ndryshme  nëpër atdhe. Kish filluar faza tjetër e rindërtimit të vendit, jo vetëm për të zhdukur pasojat shkatërrimtare të luftës por edhe për ndërtimin e jetës së re socialiste. Mbasi mori arsimin e kohës,  edhe pionieri Hysni, aktivist i vitit të fundit në atë luftë, nisi punë në bujqësi e  blegtori. Ishte koha kur partia në pushtet shtronte detyrën: “na duhet më shumë bukë dhe kulturë”. Kishte mungesa të mëdha për mësues ndaj, duke shfrytëzuar faktin që Hysniu  kishte dalë me nota shumë të mira , kish aftësi komunikuese, atë e caktuan disa vite mësues në fshatra të ndryshme të rrethit. Aty njohu nga afër gjendjen e varfër ekonomike të fshatarëve por edhe shpirtin e tyre të fuqishëm për të përballuar vështirësitë. Në ato pak vite vërejti edhe etjen për dije të të gjithë fëmijëve skraparlinj.

Në vitin 1957 Hysni Kurti kreu shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, u titullua oficer me  gradën nëntoger  dhe u emërua komandant i togës së kavalerisë (zbulimit) në Brigadën e Përmetit. Është i gjallë edhe një nga ish-ushtarët e tij në atë togë që flet me respekt për aftësitë drejtuese të komandantit të tij, ashtu siç e kërkonte dhe aq sa ishte ajo kohë me ato kërkesa e nivel arsimor ushtarak. Më pas u caktua në detyra të ndryshme në rrethet e Fierit e të Vlorës. Nisur nga puna e mirë dhe rezultatet e larta i jepet e drejta e studimit në Akademinë Ushtarake”Mehmet Shehu” të cilën e kreu në vitet 1969-1972. Punoi me ndërgjegje dhe përkushtim dhjetë vjet në detyra të larta në njësitë  ushtarake të Lushnjës  dhe në vitin 1982 caktohet në funksionin e Shefit të Mbrojtjes Civile të rrethit të Beratit. Në vitin 1988 del në pension duke merituar gjithëçka që i përkiste gradës ushtarake kolonel. Puna dhe jeta e tij si ushtarak karriere është vlerësuar me disa dekorata.

 

Por Hysniu nuk doli kurrë në pension

Koha për të dalë në pension e zuri në Berat. Ai vërtet që ndërpreu punën por jo kontaktet me njerëzit  me të cilët pati punuar si  në Lushnjë, Vlorë ashtu edhe në Berat. Angazhimin më të  gjithanshëm ai e vijoi në organizatën e frontit demokartik e më pas, më tepër se kudo  në organizatën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në atë të Dëshmorëve të asaj lufte. E veçanta e këtij  veterani, që nuk njohu kurrë lodhje, është se  qysh në kohën kur ishte oficer aktiv, punoi si bashkëpunëtor  i gazetës “Lufëtari” organ qëndror i Ushtrisë Popullore. Po ashtu për gjatë 35 vjetët si pensionist e aktivist i të dy organizatave asaj  për dëshmorët e LANÇ dhe dëshmorët e tjerë të atdheut dhe të asaj të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të popullit shqiptar, ”Nderi i Kombit”. Janë të shumtë takimet, aktivitetet ku ai ka marrë pjesë. Po ashtu nuk janë pak artikujt e tij që evokojnë të vërteta që ai vetë ka jetuar, parë  e dëgjuar.

Ai vijon të shkruajë në gazetën “Kushtrim Brezash” duke u bërë një propagandist dhe shpërndarës i rregullt i kësaj gazete, ku thuhen vetëm të vërtetat  e LANÇ. Ai është zgjedhur edhe në  forume e detyra të ndryshme drejtuese. Ja një coëz  prej një shkrimi mbi maskarën e Vlushës në Skrapar që e ka botuar  në gazetën “Kushtrim Brezash”:

“Ishte 14 janar 1944 kur nazistët gjermanë në bashkëpunim me tradhtarët vendas kryen masakrën e pashembullt duke vrarë 23 persona krejt të pafajshëm… Gjermanë e ballistë shkuan shtëpi më shtëpi dhe tërë burrat e fshatit i grumbulluan në shtëpinë e Tefik Hajdinit e cila ruhej me roje gjermane. Plaku i mençur Muharrem Çollaku u tha më të rinjve që të hapnin çatinë dhe të delnin. ”Na lini neve pleqve këtu; ju  duhet  të shpëtoni.” Ditën tjetër, gjermanët i nxorrën burrat e pafajshëm mbyllur në atë shtëpi  dhe  të lidhur i shpunë te Vallza, një vend buzë një përroi. Aty i pushkatuan mizorisht. Gjatë lëvizjes dy vetë, Mersin e Sali Borri mundën që të largohen por nuk iu shpëtuan dot breshërive të plumbave. Gjatë të shtënave u dëgjua edhe një fjalë shqipe”Aha ujku”! Nga kjo u kuptua se aty tok me gjermanë kishte edhe ballistë. Gratë të tmerruara shkuan sakaqë në vendin e masakrës antinjerëzore. E para e tyre ishte Rubije Mukaj së cilës gjermanët i drejtuan grykën e pushkës por ajo nuk u tremb. Në ato çaste u dha sinjali që gjermanët të mblidheshin në lagjen Mançellarë nga ku u larguan prej fshatit. Fshati u mbyt në gjak e lot. Në mes të kujes e të qarave të pambarimta të fëmijve e grave e tërë atyre që kishin mbetur gjallë të tmerruar sa nuk tregohet, duke zbuluar trupat e pa jetë u gjet i gjallë  Fari Mukaj i cili u rezistoi plagëve edhe pesë ditë më tutje. Po kështu u gjet i gjallë edhe Sadedin Borri  i plagosur rëndë, i cili, pasi i dha frymë kunata e tij, Alija, u përmend  e kaloi natën në një shpellë e më pas shkoi në fshatin Radësh te shtëpia e së motrës. Ai rrojti edhe pak vite. Janë shumë dramatike dhe fisnike sjellja dhe veprimi i nënës Begzane Shatri  së cilës i vranë djalin. Ajo këmishën e gjakosur të të birit e mbajti në sepeten e nusërsisë së saj, në sekret të plotë dhe kërkoi që kur të vdiste t’ia shtinin në varr. Në kujtim e nderim të të rënëve gjatë kësaj masakre, në qendër të fshatit Vlushë, me nismën, punën, organizimin dhe  financimin e  veteranit Kadri Hajdini dhe nipit të tij Riza Hajdini u ndërtua një lapidar. Për  ata këndohen këngë trimërie.

Eh sa  tregime të tilla ka kujtesa thesar e  veteranëve e midis tyre spikat edhe  Hysni Kurti!

Hysniu, gjatë jetës së tij ka kaluar shumë peripeci, vuajtje, dëshpërime. Edhe pse ka humbur bashkëshorten, vëllezërit, motrat ai është i pa epur. Iu gëzohet  tre fëmijëve të martuar e sistemuar të cilët ecin në gjurmët atdhetare të prindërve të tyre. Ai iu gëzohet nipërve e mbesave dhe  nuk përton  për të shpjeguar të vërtetat e pamohueshme të   periudhës plot ngjarje të mëdha të kohës  luftarake dhe ndërtimtare që ai jetoi. U telefonon shokëvetë luftës-që janë  rralluar shumë e miqve të tjerë, anë e mbanë atdheut. Si veteran me nëntë dekada mbi supe, me kontribute të spikatura dhe si familje dëshmori i janë dhënë titujt e lartë  “Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ” dhe “Nderi i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve  të Atdheut”. Atij i rreh zemra vetëm për të mbrojtur idealet e partizanëve e të  dëshmorëve  dhe për t’u përcjellë ato brezave të ardhshëm, me veprën, fjalën e praninë e tij. Ai mbetet, ndër të paktit e rralluar, relikte e gjallë e historisë së Luftës Antinazifshiste Nacionalçlirimtare shqiptare ndaj meriton respektin më të madh dhe urimet më të  ngrohta…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë, zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave
  • Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK
  • GJKKO refuzon pesë kërkesat e Erion Veliajt

Komentet e Fundit

  1. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora Vlora on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  3. xhaxhi moderatori on Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  4. Himara Shqiptare on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Vlora 97 on Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?