Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërmjetësuesi emblematik dhe kryeministri i krizës 1997
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndërmjetësuesi emblematik dhe kryeministri i krizës 1997
AnalizaHistori

Ndërmjetësuesi emblematik dhe kryeministri i krizës 1997

Published: March 24, 2024
Shpërndaje
Mandatory Credit: Photo by Louisa Gouliamaki/EPA/Shutterstock (8805970a) Albanian Prime Minister Bashkim Fino (l) Welcomes Franz Vranitzky - the International Mediator For Troubled Albania -to His Office Here 16 Apr on Arrival the Osce Head Said That the Multi-national Military Mission was on the Right Track But That There Were No Immediate Plans to Disarm Albanians Albania Tirana Alb-fino/vranitzky-1

Mbresa dhe kujtime nga diplomati Jorgji KOTE, përkthyesi zyrtar gjatë 6 muajve të krizës më të rëndë shqiptare, Mars – Shtator 1997:

Sa herë përkujtohet kriza më e rëndë e shtetit shqiptar që shpërtheu në Mars 1997, krahas dhimbjes, trishtimit dhe zemëratës për shkaktarët e asaj tragjedie të pashembullt, nderojmë me respektin më të madh ata mijëra shqiptarë të ndershëm që iu kundërvunë të keqes, duke mbështetur fuqimisht politikën dhe komunitetin ndërkombëtar për rikthimin në normalitet të jetës, shtetit dhe demokracisë.

Në atë mars 1997 më caktuan në Kryeministri si ndihmës të kryeministrit Fino për shtypin; falë përvojës 25 vjeçare, ato 7 muaj bëra dhe punën e përkthyesit të tyre zyrtar pothuajse në të gjitha takimet, vizitat  brenda dhe jashtë vendit dhe në rastet e tjera, me përjashtim të takimeve te ish-Presidenti Berisha.

- Publicitet -

Kjo më dha mundësinë ta njihja më nga afër Kryeministrin Fino dhe Kancelarin Vraniztky.

35 vjeçari energjik, gjirokastriti Bashkim Fino u caktua me konsensusin e 10 forcave politike Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Fino zhvillonte jo më pak se 10 takime në ditë me ambasadorë, drejtues të lartë të organizatave ndërkombëtare, kryeministra etj në Tiranë dhe jashtë vendit. Realizimi i zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 1997 si objektivi më madhor i asaj periudhe e shtonte më shumë këtë trysni të gjithanshme te të gjithë. Situata  kërkonte saktësi, cilësi, dhe rezistencë fizike, pasi punohej me dhe pa orar në tension të jashtëzakonshëm takimesh, telefonatash dhe incidentesh të pafund.

Më 24 – 25 Mars, ai ishte në Romë dhe Vatikan. Takimi me Kryeministrin Prodi, ministrin e Jashtëm Dini e të tjerë ishte i hapur, miqësor, me mbështetje të plotë. Dukej se po rilindte shpresa për ditë më të mira. Kjo u pa dhe duket se u bë dhe më e sigurt kur ai mori bekimin nga Papa Gjon Pali II atje, në Selinë e Shenjtë.

Në takimet zyrtare tre ditore  në Uashington në fillim të muajit Maj, në krye të delegacionit qeveritar, ku ishin dhe ministrat Arben Malaj, Spartak Ngjela dhe Arjan Starova, Fino u prit në Bankën Botërore dhe FMN nga drejtuesit e tyre më të lartë, me garanci për mbështetje financiare dhe projekte për Shqipërinë.

Takimet më të rëndësishme ishin në Departamentin e Shtetit me praninë e  zv.sekretarëve, ndihmësave të tyre dhe me Sekretaren e Shtetit, M. Albright. Pas përfundimit të takimit zyrtar mes dy delegacioneve, Albright e ftoi Finon në zyrën e saj të punës, ku isha dëshmimtar i mbështetjes së hapur të saj, duke i premtuar se  celulari i saj  do të ishte i hapur 24/24, premtim që ajo e mbajti në çdo rast.

Franz Vranitzky vinte nga Austria, historikisht  e interesuar për Ballkanin dhe vendin tonë, nyje ndërkombëtare politike, ekonomike dhe diplomatike.

Mjaft popullor qysh në rininë e tij si kapiteni i ekipit olimpik të basketbollit dhe pastaj bankier  nga më të shquarit, “ mjeshtëri” që e vazhdon dhe sot në moshën 85 vjeçare. Ishte lideri fitimtar i Partisë së famshme social-demokrate austriake, nxënës i legjendarit Willy Brandt dhe aleat i PS-së sonë. Për 12 vite rresht ( 1984 – 1986) Kancelari më jetëgjatë  i koalicionit të madh me konservatorët e djathtë, aleatë të fortë të PD-së.

Kancelari Vranitzky kishte dhënë dorëheqjen  në Janar 1997.

Siç është e regjistruar në dhjetëra kronika televizive dhe në shtypin vendas e atë ndërkombëtar, gjatë periudhës mars – shtator 1997, Kancelari Vranitzky erdhi 10 herë si i Dërguari Special i Kryetarit të OSBE-së në vendin tonë. Gjatë këtyre qëndrimeve 2 – 3 ditore, ai zhvillonte takime intensive pune me kryeministrin Fino, me qeveritarë të tjerë, drejtues të institucioneve të ndryshme etj, takime që mbylleshin me konferenca shtypi në Hotel Rogner.

Ai pati takime të shumta me liderët e të 10 forcave politike, deri në realizimin e Marrëveshjes së njohur politike të muajit maj të atij viti lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme të 29 qershorit 1997.

Qysh në takimin e parë me Finon më 16 Mars në Tiranë bëri përshtypje se ai kërkoi praninë e medias; sepse sipas Vranitzky-t, suksesi i atij misioni nuk mund të ishte i mundur pa rolin e medias.

Në të gjitha takimet e tij në Tiranë nuk e  dëgjova asnjëherë të fliste me zë të lartë. Madje, për të qenë të sinqertë, ish-Kryeministri i ndjerë Fino kishte raste që i ngrinte tonet e të folurit, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të asaj kohe, ndërsa Kancelari asnjëherë nuk i ngriti tonet.

Megjithë tensionin dhe ngarkesën e jashtëzakonshme, nuk e pashë asnjëherë të lodhur, të mërzitur apo nervoz. Kur shkoja për ta njoftuar për diçka në sallën e ngrënies te Rogner, me mirësjellje me ftonte dhe shfaqte gëzim të përmbajtur për lajmet e mira.

Në terrenin praktik, siç dihet, dilnin vazhdimisht probleme, konflikte, të papritura, devijime nga ajo çka ishte premtuar etj; Vranitzky tregoi më të mirën dhe në konferencat/intervistat e shtypit ”live”. E pashlyeshme thënia e tij në përgjigje të një pyetjeje se “ këtu te ju nuk merret vesh  kush është ëngjëll dhe kush djall” !

Më bënte përshtypje se ndërmjet pauzave fare të shkurtra midis takimeve, veç fragmenteve ndeshjesh basketbolli që shihte në TV aty në Rogner, me shumë mirësi dhe kurreshtje më pyeste dhe dëgjonte me shumë vëmendje shpjegimet e shkurtëra mbi gjuhën, kulturën dhe traditat e vendit tonë. Mrekullohej që aktori ynë me famë botërore, Aleksandër Moisiu kishte luajtur në “Volks Theatër” në Vjenë, për Karl Gegën dhe për figura të ndritura të kulturës sonë që kishin studiuar e punuar në Austri.

Më në fund, mbasi vendi iu rikthye normalitetit, shteti, qeveria dhe opinioni publik me të drejtë i shprehën mirënjohjen këtij ndërmjetësuesi të paqes dhe stabilitetit në vendin tonë.

Në këtë përvjetor, i urojmë Kancelarit Vranitzky jetë të gjatë dhe i bëjmë homazh kujtimit të Bashkim Finos, politikanit dhe Kryeministrit  të krizës 1997!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë, zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave
  • Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on Ka marrë nga Rama leje të shumta për resorte: Kush është Isa Aliu, skema e grupit të madh të kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?