Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërron jetë gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, sapo ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ndërron jetë gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, sapo ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë
BoteKryesore

Ndërron jetë gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, sapo ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, njëherësh gjenerali në pension, Bozhidar Deliç ka vdekur në moshën 67-vjeçare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga institucioni ligjvënës.

Shoqata e Veteranëve të Brigadës së Motorizuar 549, njoftoi se Deliç vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u tha se vdiq në Moskë të Rusisë, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.

Deliç ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti.

- Publicitet -

Në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, ai kishte udhëhequr listën NADA (Shpresa).

Deliq u lind në fshatin Lugbunar të Gjakovës më 8 janar 1956.

Ai ishte shef i shtabit të Brigadës së Motorizuar 715 të Ushtrisë së Republikës Sërpska gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Më pas ai u bë komandat i Brigadës së Motorizuar 549 gjatë luftës në Kosovë.

Në periudhën 2002-2005, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ai u pensionua nga karriera ushtarake më 2005.

Si dëshmitar i mbrojtjes, ai dha dëshmi para Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq dhe gjeneralit Vladimir Lazareviç.

Deliq ishte pjesëtar i Partisë Radikale Serbe, lideri i së cilës, Vojslav Sheshel u dënua nga Tribunali i Hagës.

Më pas, më 2008 ai iu bashkua Partisë Përparimtare Serbe, që aktualisht është në pushtet në Serbi. Megjithatë, më 2011 u kthye të radikalët, por më 2020 u largua sërish nga partia e Sheshelit.

Më 16 gusht, Shoqata për krimet e luftës “Gjakova 98-99”, dorëzoi kallëzim penal kundër Deliqit në sektorin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohej se Deliç i kishte kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.

Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte dorëzuar dy kallëzime penale për krimet e dyshuara në Kosovë, por autoritetet serbe asnjëherë nuk sollën para drejtësisë Bozhidar Deliçin.

Në kallëzimet penale të dorëzuar nga Fondi, bëhej fjalë për krimet e dyshuara të kryera ndaj popullatës civile në Tërnje dhe Landovicë të Kosovës.

Pasi Deliç ishte zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, kishte reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Deliç ishte komandat i një brigade ushtarësh “që masakruan mijëra kosovarë”, kishte deklaruar Osmani.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Fatlum says:
    August 23, 2022 at 8:13 pm

    Nanen, motren, e tane robt e shpise. Te fjithe si rrace ne zjermin e Ferrit.

    Reply
  • Ali says:
    August 23, 2022 at 10:26 pm

    Paste kemben e mbare

    Reply
  • Arben says:
    August 24, 2022 at 4:58 am

    Haka për këtë do kish qënë varje në litar

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    August 24, 2022 at 5:13 am

    NJE KANIBAL SERBORUS ME PAK !

    I shpetoi ndeshkimit te Ligjit e Antidrejtedise te Serborusise !?
    Mori ndeshkimin afatgjate te
    Perendise
    Ne gjirin e kucedres me 7 koke
    RusiSerbise !

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 24, 2022 at 12:47 pm

    Psee jepni kete lajm.Ka vdeke ne Rusi nje kriminel antishqiptare?Ne te semes thone jugorwt.

    Reply
  • Aldrin says:
    August 24, 2022 at 3:59 pm

    A ka derguar Rama ndonje leter ngushellimi? I ka vdekur vellau i Vucicit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasjet para Parlamentit, 20 protestues u shoqëruan, një i arrestuar
  • Ngjarja te karburanti në “Brryl”, ISHTI: Zjarri nisi nga një automjet, nuk pati shpërthim të rezervuarëve
  • Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  • “Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit”, drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
  • ​E vërteta e shportës: Po shpenzojmë 2.8 herë më shumë se mesatarja e BE-së për të ngrënë!

Komentet e Fundit

  1. Ela on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  2. 3D on Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  3. Ethem Lalaj on Kush është “Igor” i përgjimit me Ron Yeffet? Nga 6 armët e dekorimit te valixhet me 30 mln $ cash në kufi
  4. Ela on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  5. Doni on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?