Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi
AktualitetKulture

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Personaliteti i tij ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke lënë pas gjurmë të vyera artistike.

Djali i tij Redon Makashi është këngëtar i mirënjohur i muzikës së lehtë.

Kush ishte Fitim Makashi?

- Publicitet -

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963, Makashi nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe i mbaroi në 1967. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor. Zyrtarisht ishti viti 1978 kur do të emërohej aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoi karrierën artistike për rreth 12 vjet.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

Gjatë kësaj kohe realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
  • PSG shënon katër gola në 17 minuta, Barcelona feston në Camp Nou

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?