Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se operacionet për ndërtimet pa leje u morën për propagandë dhe qëllim elektoral.
Rama ka publikuar dokumentin ku tregohet se IKMT ka bërë kallëzim që në korrik për shtesën pa leje në këtë objekt
“FLASIM NESËR PËR KËTË PËRSËRI, po le ta shikojnë pak dokumentin bashkëngjitur, veçanërisht ata miq të kësaj faqeje, që kanë sharë, akuzuar e fantazuar me mllef, për vendimin e qeverisë mbi metrat katrorë pa leje për qëllim fitimi!
Le ta lexojnë vetë se si kohë më parë, i është çuar prokurorisë së Tiranës, rasti i atyre 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat dje i mori shteti për interes publik. Dhe ky nuk është i vetmi rast, po rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë.
Por natyrisht, turpi s’është i miqve që shajnë e akuzojnë këtu, të cilët në rastin më të mirë janë votues të verbër të palëve të tjera dhe në më të keqin, qytetarë të mërzitur me politikën, që gabimisht më dinë edhe mua si politikanët e pafytyrë, që tjetër thonë, tjetër bëjnë.
Turpi është vetëm i urrejtësve profesionistë të politikës dhe medias, që me tërbimin e tyre të pangushëllueshëm, rrisin përditë sasinë e llumit të kanaleve e të portaleve, ku s’ka më vend për të vërtetën, faktet, argumentet. Ata e helmojnë papushim këdo i ndjek gabimisht me respekt dhe këdo që gabimisht i lexon për të marrë vesh të vërtetën.
I kanë bërë vetë ose do t’i bënin vetë po të kishin mundësi, të tëra zullumet e poshtërsitë për të cilat më akuzojnë mua! Prandaj edhe as e konceptojnë dot, që dikush mund ta udhëheqë këtë vend pa futur duart në xhepat e të tjerëve apo në arkën e shtetit; jo më të kenë pastaj edukatën elementare demokratike, që të mos ta akuzojnë tjetrin pa prova, për akte e vepra penale.
Unë natyrisht nuk jam i rënë nga qielli, po duan s’duan ata që s’duan, s’e kam bërë kurrë nën këtë qiell asnjë nga aktet a veprat në fjalë dhe prandaj as jam ndalue ndonjëherë, as kam ndërmend të ndalem deri në fund, përballë kujtdo e çfarëdo beteje në interes të këtij vendi”, shkruan Rama.



Ore i pafytyre, po pse katet pa leje u ndertuan ne muajin korrik, apo u be muti mullar dhe nuk mbulohesh me me me euro kesh ne dore dhe IKMT u detyrua te beje kallzim.
Bashke me kallezimin prokuroria te nxirrte urdher-arresti per pronarin vetem keshtu e ligji merr rendesine e vet dhe shteti i rrumpalles behet ligjor dhe jo bashkeortak me mafiozet oligarke.
U afrova prane nje gjermani(ne Gjermani) ne nje kompleks te ri pallatesh duke me shtyre kurozioteti per mjetet qe posedonte.E pyeta se çfar bente dhe çfar mjetesh jane.Mjete astronomike per matjen ekzakt te zbatimit te projektit te ndertimit.Po nese ka levizur dy metra e pyeta.Edhe nje centimeter nese nuk eshte zbatuar prishet i gjithe objekti me tha.Ndersa Kryeministrit skizofren te Shqiperise nuk i bejn pershtypje ndertimi teper i disa kateve.Shqiperia po vdes çdo dite dhe askujt nuk i ben pershtypje.Avni Rustimi nuk ngrihet nga varri,prandaj edhe tallet me shqiptaret Kryemnistri drogaxhi.
MOS U LODHNI KOT
KUR KUSH SJU DEGJON
PER ASGJE NUK PYET
VETEM .URDHERON
KURRE NUK BEN GABIME
ESHTE VERTET GJENI
KA BERE GOXHA SHKOLLE
SESHTE ME AXHAMI
BOTES I JEP MEND
ESHTE GJITHOLLOG
PER MILETIN SPJERDH
E LE NE BERLLOG
SE LESHON TIMONIN
KOKEN LE PER TE
TERROR MBI TE DREJTET
MBI DAFINA FLE
AMAN MOJ MERUSHE
SI DO TI VEJ HALLI
DUKET SKA NDERMEND
TE ZBRESE NGA KALI
Sipas z.Kryeminister, del qe keto letra(shkresa-“padi”) do te kishin më vlere sikur te ishin shkruar ne karte higjenike se, helbete, mund te gjenin perdorim ne “tualet” te pakten…
Ne keto 30 vite demokraci, boll gjera na kane vrare syte, nga boll ndyresi kemi zene hundet, por më e shemtuar dhe me e ndyre ka qene e mbetet avokatia qe i ben vetes ky pushtet i korruptuar 30 vjeçar.
Shumë i ç’nderuar Zoti Rama! Po mirë mor djal(l) , Që të marrësh rrogën ti dhe i gjithë aparti i shtetit tënd (jo tonit) unë dhe njerëzit e tjerë ia heqim bukën nga goja fëmijve. Si s’e kupton që thika ka vajtur në mkockë !! Mua ma shëmbe me brutalizëm studion e skulpturës në farkë, po këto pse i përkedhel, po më detyrove të hedh në plehra gjithë punët, gdhendjet se s’kisha ambjent ku ti çoja! Del me paturpësi dhe deklaron se ne shqiperi svdes njeri per bukë. O mortje.
e ndërtun pallatin gjigand dhe tani e kuptun që qenka pa leje. mfal a nuk ka inspektorë që kontrolloj zbatimin e planit. se çësht ky shtet kshu, se di. edhe montekarlo që aq shtet ësht nuk ësht aq pall.sa ne
“Në një vend që drejtohet mirë, varfëria është TURP! Në një vend që drejtohet KEQ, pasuria është TURP!
Sulltanpitori harron se ne korrik nuk ishte dalledyshja,qe nuk merret me shqetesimet e popullit,por vetem me nalmadherine e tij.Une ankohesha te ajo ,se bashkija me shkaterroi pronen,ajo me kthente psrgjigje,se bashkija duhet te me ktbeje pergjine ,identik si miinisti Lleshaj qe nuk e dine se cfare eshte ligji,ne maredhenjet me aytetaret.
Armand Lilo eshte vetem presta nome te square 21 dhe syri i Tiranes. Ai injorant se ka haberin ç’eshte ndertimi, por eshte futur teveqel nga Ditjon Baboçi e Fatmir Xhafa. Ai injorant koklope veten roje gardhi mund te jete i afte te beje…