Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndihmoi arratisjen e Ervis Martinajt, arrestohet agjenti 28 vjeçar i Operacionales në Policinë e Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndihmoi arratisjen e Ervis Martinajt, arrestohet agjenti 28 vjeçar i Operacionales në Policinë e Shtetit
KronikeKryesore

Ndihmoi arratisjen e Ervis Martinajt, arrestohet agjenti 28 vjeçar i Operacionales në Policinë e Shtetit

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Jeton Lami, agjent i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe më pas ka transportuar me automjet të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Policia bën me dije se ditën e djeshme Gjykata e Kurbinit ka vendosur ndaj Lamit masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Tashmë materialet hetimore në ngarkim të Lamit i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Familja e Ervis Martinaj ka kallëzuar disa ditë më parë, në komisariatin e policisë në Laç se ka humbur çdo kontakt me të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Ka qenë nëna e Ervis Martinajt dhe xhaxhai, ata që kanë kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt fizik dhe as në celularë me djalin e tyre, i cili është në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Nëna ka rrëfyer se nuk di se ku djali i saj ndodhet dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.

j.l./  dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vezhgues says:
    August 24, 2022 at 10:31 am

    “Shperdorim detyre” apo bashkpuntor me kriminelin!?

    Reply
  • Prec Doda says:
    August 24, 2022 at 4:18 pm

    Krimineleve ju ka hyre krimbi i pabesise, jane tromaksur nga deshmite e Dumanit.
    Lista e krimineleve eshte e gjate, por edhe lista e policeve qe ju kane siguruar kalimet, eshte e gjate.
    Ervis Martinaj ka pasur nen komande gjithe komisariatin e Kurbinit. Kete e di cdo njeri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?