Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndihmoi Ervis Martinajn, kush është polici Jeton Lami (FOTO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndihmoi Ervis Martinajn, kush është polici Jeton Lami (FOTO)
AktualitetKronike

Ndihmoi Ervis Martinajn, kush është polici Jeton Lami (FOTO)

Published: August 27, 2022
Shpërndaje

Kemi siguruar foton e agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn që të arratisej, gjatë kohës që ka qenë në kërkim nga policia.

Jeton Lami për herë të fundit ka lëvizur me makinë me Ervis Martinajn në Durrës e Tiranës, më datë 5 dhe 7 gusht, pamje të cilat janë dokumentuar nga filmime të kamerave të sigurisë.

Gjykata e la pak dite me pare ne burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.

- Publicitet -

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, agjenti i policisë kyçi gojën para togave të zeza, ndërsa gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë arrest më burg pa afat, ndaj 28-vjeçarit Jeton Lami.

Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u vu ne pranga më 23 gusht nga policia e Lezhës. I cili deri me tani nuk e ka hapur ende gojen per te rrefyer ate qe di per Martinajn.

Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Për gjetjen e Martinaj janë kryer një sërë hetimesh nga policia dhe prokuroria, ndërsa një numër personash janë marrë në pyetje përfshi dhe Indrit Doklen i cili nga deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, thuhet se Martinaj kërkonte të vriste për 500 mijë euro.

Nga materialet hetimore të depozituara në masën e sigurisë në gjykatën e Kurbinit rezultojnë dhe dëshmitë e të afërmve të Martinaj mes tyre dhe babait të biznesmenit. Mustafa Martinaj ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familajrëve deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre. Vetë Dokle rezulton në listën e të pyeturve nga hetuesit dhe ka mohuar të ketë një përfshirje apo lidhje me këtë ngjarje që po heton prokuroria.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Policia qe duam says:
    August 27, 2022 at 3:14 pm

    Si pak akuza i paskan hedhur shokut te tyre polic projuroret.
    Dmth. nje komisar policie ndihmon nje kriminel per tu arratisur, spiunon shoket e tij, ve ne rrezik jetet e kolegeve me veprimet e tij dhe akuzohet vetem per shperdorim detyre.
    Sa te moleksur jane krimi dhe pushtetet ketu.
    Shpesh mendoj se do ishte shume me qetesi pa shtet fare se dhe kriminelet vete do kishin frike nese nuk ndihmohen nga shteti.

    Reply
  • Policia qe duam says:
    August 27, 2022 at 3:14 pm

    Si pak akuza i paskan hedhur shokut te tyre polic prokuroret.
    Dmth. nje komisar policie ndihmon nje kriminel per tu arratisur, spiunon shoket e tij, ve ne rrezik jetet e kolegeve me veprimet e tij dhe akuzohet vetem per shperdorim detyre.
    Sa te mpleksur jane krimi dhe pushtetet ketu.
    Shpesh mendoj se do ishte shume me qetesi pa shtet fare se dhe kriminelet vete do kishin frike nese nuk ndihmohen nga shteti.

    Reply
  • XXXL says:
    August 28, 2022 at 11:04 pm

    Po, he pra more koqe gazetar kush eshte Jetoni?
    Gazetar koqe edhe nga google t’a kishe perkthyer do te ishim sqaruar me shume, toc.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 shtator 2026
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?