Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndodh për herë të parë, një person në paraburgim do të dëshmojë në Komision parlamentar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ndodh për herë të parë, një person në paraburgim do të dëshmojë në Komision parlamentar
Lajmi i funditPolitike

Ndodh për herë të parë, një person në paraburgim do të dëshmojë në Komision parlamentar

Published: September 19, 2024
Shpërndaje

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit por mesa duket Prokuroria e Posaçme ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti se në pikat e rendit të ditës së Komisionit hetimor për Shëndetësinë, një ndër emrat që parashikohet të dëshmojë, dhe renditet, është Klodian Rrjepaj duke u bërë rasti i parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

- Publicitet -

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    September 19, 2024 at 2:37 pm

    Jo mo gazeta DITA kjo cudi enveriste nuk ka ndodhur per here te pare per lligari te propagandes mashtruese te gangsterit Edi Rama, sepse para do kohe ndodhi nje cudi tjeter fare e papare per Boten demokratike, por krejt e zakonte per diktatoret komuniste dhe fashiste:

    KRYETARI I ZGJEDHUR I BASHKISE SE HIMARES FREDI BELERI U RAS NE BURG ME AKUZA TE STISURA STALINISTO-PUTINISTE PER BLERJE VOTASH DHE NUK U LEJUA TE BETOHEJ NGA GANGSTERI ENVERIST NE PUSHTET EDI RAMA CUNI I KILLERIT TE ENVERIT QE KORRUPTOI FBI DHE QE PO SHET CDO LLOKME TE SHQYPNISE PER TE VJEDHUR E BLERE VOTA SI NJE AL CAPONE I VERTETE

    Kjo nuk eshte pare askund ne Bote

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?