Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një tjetër “paketë kundër dhunës”, e cila sipas tij parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë të reja për protestuesit që po i kërkojnë dorëheqjen.
Paketa – thotë kreu i qeverisë – përfshin gjashtë instrumente ligjore, mes tyre ndryshime në ligjin për tubimet.
Sigurisht, edhe kjo “paketë” e re është përgatitur siç tha kryeministër Rama “pas një pune intensive me ekspertë europianë dhe koordinim me partnerët francezë dhe italianë, dhe duke u mbështetur në modelin e adaptuar prej tyre ndaj të njëjtës flamë…” etj
“Secili që merr pjesë në tubime të dhunshme dhe nuk largohet pas paralajmërimeve të policisë, kush zgjedh të rrijë në një turmë apo grup, do të përgjigjet administrativisht përmes gjobës, bashkë me ata që kryejnë veprimet e dhunshme, dhe gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja” – tha KM-ja.
“Ligji për tubimet nuk është përditësuar. Do t’i japë policisë më shumë mjete dhe mundësi. Policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë rreth objekteve të caktuara” – shtoi ai.
“Pjesëmarrja në tubim pa leje dhe mosbindja do të gjobiten nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje do të gjobitet deri në 500 mijë lekë të reja. Bllokimi i qarkullimit, 5 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës.” – shpalli i pari i qeverisjes socialiste.
Sipas tij parashikohen edhe ndryshime në Kodin e Etikës së Mësuesve, të cilat mund të çojnë në pezullimin ose përjashtimin e tyre nga detyra.
“Asnjë mësues nuk mundet t’i çojë fëmijët në protesta të paligjshme, duke përdorur autoritetin e tij. Kush e bën, do të pezullohet apo përjashtohet”, deklaroi KM.
Madje edhe fshehja e fytyrës gjatë protestave do të parashikohet si vepër penale, me dënime që, sipas tij, mund të arrijnë deri në gjashtë muaj burg. Përjashtim do të bëjnë – tha ai – rastet kur personi zbulon fytyrën pas urdhrit të policisë.
Një tjetër pjesë e paketës lidhet me veprimtarinë në internet. Sipas tij postimet që i gjykon qeveria që nxisin dhunë “do trajtohen përmes dispozitave të reja ose të ndryshuara penale”.
j.l./ dita

Njerëzit duhet të kthehen te protesta e kulturuar e flamingove. Pa dhunë dhe përplasje me policinë. Pa u bashkuar me vandalët e Sali Berishës dhe islamikun dhe shokët e tij që ulurinte dje “Allahu Akbar”! Protesta e dhunshme dëmton protestën dhe i jep shkas Ramës ta mbysi me forcë.
Saktë, protestat paqësore dhe afatgjatë janë si ato pikat e kristalta të ujit (rinia) që bien poshtë njëra pas tjetrës dhe gërryejnë gurin (plakun e xhhindosur). Përpara rinia. Me zgjuarsi dhe jo me dhunë. Dhunën lërjani atyre që kërkojnë tua rrëmbejnë kauzën. Dhunën lërjani atyre që rrëmbejnë shkopinjtë e pankartave dhe sulmojnë policinë e shtetit si më 21 janar 2011. Ruajuni nga sabotatorët dhe militantët e verbuar nga padituria.
Popull shqiptar, ta gezoni RAMAZONIN!
Keni ende kellqe!?
Shpina juaj eshte forcuar dhe mesuar, te mbaje kedo qe “kercen” mbi te.
Duroni edhe pak……….
Boll e bete eksperimente mbi kurrizin e Shqiperise dhe shqiptareve!
A e dini qe kur behen testime per shembull per ilace o vaksina te reja, testuesit paguhen shume shtrenjte. Sigurisht nenshtrohen vetem njerez qe i kane mbytur borxhet e nuk shohin rruge dalje per familjen e tyre… keshtu ata te shkrete, sakrifikohen.
Shqiptaret jane sakrifikuar boll, jemi tashme gjallesa te rrezikuara dhe per tu mbrojtur, jo per tu bere mish per top.
Ai haron maskën që vendos kur shkon në takime elektorale, në dukje e padukshme. E them këtë sepse fill pasi “fiton” zgjedhjet fillon të zbatojë programin “e vet” elektoral kryekëput në kundërshtim me interesat e popullit dhe vëndit tonë. Sa duhet të dënohet për këtë përveç dorëheqjes, burg, ???????
Pse nuk ve gjobe te korruptuareve te qeverise?
Aha, kur ju duhen militarucët gjatë fushatës elektorale apo në prag të votimeve, njeriu me shallvare nuk denjon tu vër3 gjoba për pjesëmarrje, por i frymëzon, fut në lojë patronazhistët, mes tyre dhe drejtorët, nëndrejtorët dhe mësues të anëtarësuar në PiSi, që të bëjnë “punë edukative” me nxënësit, dmth. tu hedhin sejcilit pak nga pak trutë e gamorit, që nesër kur të rriten të thonë “nuk ka më të mirë se edromi, të paktën ai nuk ka vrarë njeri si brekskisha”.
Teori e njohur dhe e praktikuar edhe nga paraardhësit e tij kur mbaheshin mitingje propagande para akademisë së arteve, apo ke stadiumi dinamo, aka selman stërprasi.
Tani që nxënësit e dikurshëm janë rritur, janë bërë studentë dhe e kanë kuptuar indoktrinën, e kanë kuptuar lojën mw propagandën e dalë jashtë boje, dhe kanë marrë kurajon të protestojnë prej 150 ditësh, na del me teorinë se kush mësues ushqen ke nxënësit idenë e protestës dhe i dërgon ata atje, do pezullohet nga e drejta e mësimdhënies.
Lind pyetja: Çfarë demagogjie është kjo? Çfarë rezultati pritet pas kësaj, përveç bojkotit. Si mund të shpresojë se nesër do marrë sërisht votëbesimin e rinisë dhe sidomos të mësuesve të dëshpëruar me mënyrën se si po u tkurren mundësitë e lira vepruese?
Qelbesire, cdo shpallje e jotja eshte e paligjshme.
Do perfundosh ne kanal, o ndyresire antishqiptare
trap me zile, koril
Kucovllehu ardhacak ne Surrel, skizofrenia e tij te gjej terapine. Ditet e sundimit tend po sosen.
500 mijë të vjetra deee, jo të reja! 🤣
Po hë, se prap do t’i falë gjobat, ka zemër të madhe Rama! 😅🤣
O Protesta, perse nuk mbani nga tepsi perpara qe tju mbrojne nga plumbat,
Nuk esthe per te qeshur, po e nevojshme
Të qeverisësh “me duar të pastra” sot tingëllon më shumë si një maskë morale sesa si një standard qeverisës. Kur një pushtet e ka bërë prej vitesh moralizimin armën e vet politike, por pastaj përballet me një rast ku një qytetar del me sy të dëmtuar dhe me plumb gome ende në trup, atëherë propaganda bie me zhurmë. Nuk jemi më te retorika; jemi te përgjegjësia e zhveshur.
Sepse shteti nuk matet me mënyrën si flet për rendin, por me mënyrën si sillet kur rendi shndërrohet në dhunë. Dhe nëse një qeveri lejon që forca të përdoret në mënyrë të tillë që të lërë pasoja të rënda, atëherë çdo thirrje për “duar të pastra” bëhet fyese. Është një përpjekje për të larë mëkatin me fjalë, ndërsa gjurma e dhunës mbetet e dukshme mbi trupin e viktimës.
E vërteta është e thjeshtë dhe e rëndë: nuk ka duar të pastra kur ka sy të shqyer, kur ka dhimbje të dokumentuar, kur ka frikë se do të humbasë shikimi dhe kur askush nuk mban përgjegjësi reale. Çdo pushtet që kërkon të duket i pacenuar, por në praktikë mbron ose minimizon abuzimin, po e konsumon vetë kredon e vet. Dhe kur kjo ndodh, “pastërtia” nuk është më virtyt — është hipokrizi e paketuar bukur.
Në politikë, boomerangu nuk fal: ajo që sot shitet si integritet, nesër kthehet si akuzë. Dhe sa më shumë të jetë shitur si “pastërti”, aq më e fortë është goditja kur realiteti e rrëzon.
Po te kishin 500 mije leke nuk do te dilnin ne proteste ore Mazllum
Do te japin nje pusulle ta pagujne kur te çlirohet Shqiperia
Ramiu ne boten e çudirave!!!
MERRE BRISKUN E BERBERIT DHE RRUANA B….mo Edvin Drama.
Kur njé psikopat si zotrote, bén avokatin e hajdutes Balluke, vetém e vetém sepse ka vjedhur edhe pér ty, ke puné me SPAK dhe GJKKO,,,,TI DHE ATO HAJDUTET E TU,,,,O HAJDUT.
Çdo mjet qé té heq ty o hajdut, nga zyra e kryeministrit shqiptar, éshté DERYRIM QYTETAR.
Shqipéria shqiptaréve.
6 muaj burg Maskave kur sapo ka lancuar JO-burg per ata qe denohen deri 5 vjet!
gjobe 500 mije leke kush rri ne grup!
Urgjent dopio doze ilacesh per Skizofrenin Rama – Kartelen e tij te Psikopatise e ka Mero Baze.
Ka edhe për shumë nevojë por kisha propozu edhe tri masa 1.për kuvendin 2.çeverinë dhe 3.për opozitën që në kuvend të mos lejohen debate si në TV private të debatohet ngjashëm si në kneset Izraeli , që ajo qeveri që gjatë mandatit dëmton buxhetin krahas ati paraprak të burgoset dhe parti që humbin zgjedhëje mos të hanë mutë deri në zgjedhjet e radhës
Denoj te gjitha ata qe jane kundra meje, qofte edhe kur hapin gojen dhe gogesijne. Me mire, le te ikin fare nga Shqiperia. S”kemi per çfare ti duam. Na mjaftojne bangladeshasit dhe filipinezet.
Solemnisht, shpall amnisti per te gjithe te korruptuarit ne administrate dhe hajdutet e fondeve publike, kudo qe jane.
Performanca juaj, nga sot e tutje, do te jete mbushja e “thesit te thelle me gryken e gjere” sa me shpejte te jete e mundur.
Mos me turperoni dhe mos harroni hisen time te “vockel”.
Ndalohet rcja me fuar në xheps
Ky patjeter do kete pare filimin “i teti ne bronx”, ndolohet kalimi me duar ne xhepa….
JO or JO nuk ke hallin e demtimeve. Se sa i ke bere ti ketij vendi, kjo qe po bejne keta eshte nje qime b.. Te kerkon te frikesosh njerzit. Me keq do behet, se me force nuk do e mbash.
Analizë mbi raportin e AGSH-së për dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë
Raporti i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) paraqet një tablo serioze dhe shqetësuese mbi gjendjen e sigurisë së gazetarëve gjatë mbulimit të protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë.
Në thelb, dokumenti nuk flet vetëm për incidente të izoluara, por për një model të përsëritur presioni, pengimi dhe dhune që prek drejtpërdrejt funksionimin e medias në terren. Kur një organizatë profesionale dokumenton 50 incidente brenda një periudhe të shkurtër 13–24 tetor 2026, kjo tregon se problemi nuk është episodik, por sistematik dhe i shtrirë.
1) Çfarë tregon vetë numri i incidenteve
Fakti që janë dokumentuar 50 incidente në vetëm 12 ditë është një tregues i fortë alarmi. Në analizë të komunikimit publik dhe të lirisë së medias, numri i incidenteve është i rëndësishëm jo vetëm për vëllimin, por edhe për natyrën e tyre. Në këtë rast, incidentet përfshijnë dhunë fizike, pengim pune, kërcënime, dëmtim pajisjesh, përdorim spraji me piper dhe sulme verbale. Kjo shumëllojshmëri formash presioni sugjeron një mjedis ku raportimi nuk pengohet vetëm në një mënyrë, por nga një paketë veprimesh që synojnë ta bëjnë praninë e gazetarëve të vështirë, të rrezikshme ose dekurajuese.
Kur 80% e incidenteve, sipas raportit, i atribuohen Policisë së Shtetit, shqetësimi bëhet edhe më i thellë. Në një demokraci funksionale, policia duhet të jetë faktori kryesor i garantimit të rendit dhe i mbrojtjes së të drejtës për informim, jo burim frikësimi për gazetarët. Edhe kur forcat e rendit përballen me protesta të tensionuara, standardi demokratik kërkon proporcionalitet, identifikim të qartë, respekt për personelin e medias dhe ndërhyrje të orientuar drejt mbrojtjes së hapësirës publike.
2) Pesha e akuzës për përdorim force ndaj gazetarëve
Një nga pjesët më të rënda të raportit është pretendimi se pesë gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome nga policia gjatë ushtrimit të detyrës. Ky është një pretendim me peshë të lartë, sepse plumbat e gomës, ndonëse shpesh përmenden si mjet më pak vdekjeprurës, mbeten potencialisht të rrezikshëm dhe duhen përdorur vetëm në kushte shumë të kontrolluara. Nëse ky mjet është përdorur ndaj gazetarëve që po punonin, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të parimit të mbrojtjes së shtypit.
Në këtë pikë është e rëndësishme të dallojmë midis:
– sigurisë publike, që është detyrë e policisë;
– sigurisë së gazetarëve, që është kusht për transparencën publike;
– dhe proporcionalitetit të forcës, që duhet të jetë kriter vendimtar në çdo ndërhyrje.
Nëse një gazetar ndodhet në terren me kamerë, mikrofon ose pajisje identifikimi, ai nuk është pjesë e protestës, por dëshmitar profesional i saj. Prekja e tij me forcë e zhvendos konfliktin nga rendi publik te shkelja e lirisë së medias.
3) Pse ky raport është më shumë se një listë incidentesh
Në pamje të parë, raporti mund të lexohet si një inventar ngjarjesh. Por në fakt ai ka një funksion më të thellë: të dokumentojë një klimë frike dhe pasigurie. Kjo klimë ka pasoja afatgjata, sepse kur gazetarët frikësohen se mund të goditen, fyerhen ose u dëmtohen pajisjet, ata fillojnë të vetë-censurohen, të shmangin zonat e nxehta ose të modifikojnë mënyrën e raportimit. Kështu, problemi nuk mbetet vetëm te individët e prekur, por prek të drejtën e publikut për t’u informuar.
Pikërisht këtu qëndron rëndësia institucionale e raportit: ai nuk mbron vetëm gazetarët si kategori profesionale, por mbron funksionin demokratik të gazetarisë. Kur media nuk mund të raportojë lirshëm për protesta, publiku humbet aksesin te informacioni i pafiltruar dhe rrjedhimisht humbet aftësinë për të gjykuar vetë mbi përdorimin e forcës, sjelljen e protestuesve dhe veprimet e autoriteteve.
4) Roli i Policisë së Shtetit sipas raportit
Nëse 40 nga 50 incidentet lidhen me policinë, atëherë raporti ngre një pyetje themelore: a po e trajtojnë forcat e rendit median si partner të informimit publik apo si pengesë operacionale? Kjo është një ndarje shumë e rëndësishme. Në protesta, policia shpesh fokusohet te kontrolli i turmës, por kjo nuk e justifikon zhdukjen e dallimit mes protestuesve dhe gazetarëve.
Raporti, sipas përshkrimit të bërë, sugjeron disa forma të sjelljes problematike:
– ndërhyrje fizike ndaj gazetarëve;
– përdorim force jo të proporcionalizuar;
– përdorim të sprajit me piper në distancë të afërt;
– hedhje mjetesh që shkaktojnë lëndime;
– dhe mosrespektim të rolit profesional të medias.
Në aspekt institucional, këto janë shenja të një deficiti në trajnimin, komandimin dhe kulturën operacionale. Nuk mjafton të ekzistojë një rregull formal për mbrojtjen e shtypit; ai duhet të zbatohet në terren, veçanërisht në kushte tensioni.
5) Rastet individuale si tregues i një problemi më të gjerë
Përmendja e emrave konkretë si Elvin Kamberi, Renaldo Salianji, Osman Stafa, Klevi Muka dhe Armand Kullau e bën raportin më të prekshëm, sepse e zhvendos çështjen nga abstraksioni te përvoja konkrete njerëzore. Çdo rast individual shërben si dëshmi se kjo nuk është vetëm statistikë, por dëm real ndaj trupit, pajisjeve dhe dinjitetit profesional.
Në veçanti, fakti që disa gazetarë raportohet të jenë përfshirë në më shumë se një incident tregon se rreziku nuk ka qenë i rastësishëm. Kjo mund të nënkuptojë:
– ekspozim të përsëritur në të njëjtat zona të rrezikut;
– mungesë të identifikimit ose mbrojtjes adekuate;
– ose një atmosferë ku gazetarët trajtohen vazhdimisht si objekt presioni.
Ngjarjet ku Klevi Muka raportohet se është djegur nga uji i hedhur nga policia dhe Armand Kullau është sulmuar me spraj me piper nga afër janë veçanërisht problematike, sepse tregojnë përdorim force që mund të jetë jo vetëm i panevojshëm, por edhe i qëllimshëm ndaj një personi të identifikueshëm si gazetar.
6) Dhuna nga protestuesit: një element që nuk duhet minimizuar
Raporti, sipas përshkrimit, përfshin edhe sulme nga protestuesit, përfshirë goditje me gurë dhe dëmtim pajisjesh. Kjo është e rëndësishme, sepse një analizë e ndershme nuk duhet të anashkalojë as rrezikun që vjen nga turma ose individët pjesëmarrës në protestë.
Gazetarët shpesh gjenden midis dy presioneve: nga njëra anë policia, nga ana tjetër protestuesit që i shohin si të njëanshëm, si objekt zemërimi ose si pengesë për narrativën e tyre.
Megjithatë, në terma të përgjegjësisë institucionale, roli i policisë është më i madh sepse ajo ka mandat ligjor dhe detyrim pozitiv për të mbrojtur sigurinë.
Protestuesit mund të kryejnë akte agresioni, por shteti ka detyrën ta parandalojë dhe ta ndëshkojë atë sjellje. Prandaj, edhe nëse ka pasur sulme nga protestuesit, kjo nuk e zbeh peshën e akuzës kryesore që raporti i drejton policisë.
7) Dimensioni politik: kur retorika ndikon klimën e medias
Përfshirja në raport e deklaratave publike të Edi Ramës dhe Sali Berishës tregon se AGSH nuk po merret vetëm me dhunën fizike, por edhe me klimën e gjuhës publike ndaj medias. Në demokraci, sulmet verbale të përsëritura nga figurat më të larta politike mund të krijojnë një mjedis ku agresioni ndaj gazetarëve normalizohet. Kur media etiketohen si armike, të manipuluara ose të pabesueshme në mënyrë denigruese, rreziku është që kjo retorikë të zbresë në terren si justifikim për sjellje agresive.
Kjo nuk do të thotë se politikanët nuk mund të kritikojnë median. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë raportime, të japin versione alternative dhe të kritikojnë gabime profesionale. Por kufiri kalon aty ku kritika shndërrohet në delegjitimim sistematik të medias, duke e paraqitur gazetarin si objekt sulmi moral ose fizik. Në atë moment, fjala politike nuk mbetet vetëm fjalë; ajo bëhet pjesë e ekosistemit që e bën dhunën më të mundshme.
8) Çfarë nënkupton kjo për lirinë e medias në Shqipëri
Ky raport, nëse verifikohet plotësisht dhe merret seriozisht, është një sinjal i fortë se liria e medias gjatë ngjarjeve publike është e brishtë. Liria e shtypit nuk matet vetëm me ekzistencën e ligjeve, por me kushtet reale në të cilat gazetarët punojnë. Nëse gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në një protestë pa u dhunuar, atëherë liria formale mbetet bosh.
Pasojat janë disa:
– redaktime të kufizuara nga frika;
– ulje e pranisë së mediave në terren;
– rritje e vetë-censurës;
– humbje e besimit publik tek institucionet;
– dhe degradim i standardeve demokratike të transparencës.
Në plan afatgjatë, një klimë e tillë dëmton jo vetëm gazetarët, por edhe institucionet që ata mbulojnë. Një shtet që nuk pranon vrojtimin kritik të medias dobëson kontrollin publik mbi vetveten.
9) Çfarë duhet të ndodhë pas një raporti të tillë
Një raport i kësaj natyre nuk duhet të mbetet thjesht në nivelin e denoncimit. Ai duhet të pasohet nga disa hapa konkrete:
– hetim i pavarur për incidentet e atribuuara policisë;
– identifikim i zyrtarëve përgjegjës nëse ka përdorim të paligjshëm ose joproporcional force;
– protokolle të qarta të mbrojtjes së gazetarëve në protesta;
– trajnim i detyrueshëm për policinë mbi trajtimin e mediave;
– mekanizma të shpejtë raportimi dhe ankimi për gazetarët e prekur;
– dhe deklarata të qarta publike nga autoritetet, që e dënojnë çdo dhunë ndaj medias pavarësisht burimit të saj.
Po aq e rëndësishme është që organizatat mediatike të kenë standarde të përbashkëta dokumentimi, në mënyrë që rastet të regjistrohen me prova, vendndodhje, kohë, dëshmi dhe, kur është e mundur, material vizual. Kjo e forcon besueshmërinë e raportimeve dhe e bën më të vështirë mohimin e tyre.
10) Përfundim
Në përmbledhje, raporti i AGSH-së, ashtu siç është paraqitur në media, është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri gjatë protestave. Ai tregon jo vetëm episode dhune, por një model të vazhdueshëm intimidimi dhe pengimi të punës gazetareske, me një pjesë shumë të madhe të incidenteve të lidhura me policinë. Kjo ngre pyetje të rënda mbi proporcionalitetin e forcës, trajnimin e njësive në terren dhe respektimin real të lirisë së medias.
Më e rëndësishmja, ky është një kujtesë se demokracia nuk matet vetëm me faktin që protestat lejohen, por edhe me mënyrën se si trajtohen ata që shkojnë t’i dokumentojnë ato. Nëse gazetarët nuk janë të sigurt kur raportojnë, atëherë edhe publiku nuk është i sigurt se po sheh të vërtetën e plotë.
E pa besueshme ky realitet qe po tregon ti Tara’s Lala (sone) ….. Per shumicen e shqiptareve, (dhe jo ajo shumica ne socialet qe ka vetem dhune dhe urrejtje),, gazetaret dhe mediat,te pakten pjesa me e madhe e tyre, i frynin zjarrit te dhunes, duke e tejkaluar idene e te drejtave te tyre ne menyren me te pa moralshme. Kjo sepse, keto media dhe keta “gazep, tare,te indokrinuar, miope, shpesh me urrejtje personale ndaj Rames, apo te lidhur nga interesa te tjera,, nuk tregojne te verteten, perballe ngjarjeve, duke nxitur urrejtje ndaj policise, qe ndonjehere ndoshta jo professionale, por aspak e qellimshme dhe gjithemone per te ruajtur rendin aq te cmueshem … Po, e vertete eshte, kjo nuk eshte Demokraci, por burdello mediash dhe gazep, taresh, te paguar per te ngjallur thjesht Urrejtje….. Turp
Një kameraman, detyra e të cilit është thjesht të pasqyrojë realisht, se çfarë ndodh aktualisht në terren, nuk ka dhe as mundet dot t’i fryjë zjarrit. Veprimtaria e tij është neutrale, është në orar të punës, është në kryerje të detyrës njëlloj si edhe polici. Dhe si i tillë, është i paprekshëm. Gëzon mbrojtje nga ligji për punën dhe jo vetëm. Gazetarët e dëmtuar duhet përmes avokatëve mbrojtës të kërkojnë deri më një të drejtat e tyre, e para si qytetarë që mbrohen nga kushtetuta, e cila thotë: “Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm.” Dëmshpërblimi, ndihma mjeksore, rehabilitimi deri dhe tek rivendosja e dinjitetit janë minimumi i shpenzimeve që duhen përballuar nga ata persona që u shkaktuan dëmtime.
Sa për atë, që sipas gjykimit tënd sakat, demokracia na qënkërka bordello (“burdello” vetëm analfabetët e shkruajnë), nuk është temë e debatit, por edhe sikur, kjo është vetëm një aludim komplet i pa bazuar, ashtu sikundër janë pothuajse shumica e atyre që prodhon imagjinata e një militaruci të indoktrinuar e miop.
Beje kete pakete ligjesh, po vetem ik nje here te shohim shpinen…
Do ju hash mutin të gjithëve
Nga sa kam studiuar Sistemet Qeverisese ne shtetet kryesore te botes, problemi akut dhe thelbesor sot nё Shqiperi ёshtё korigjimi i Kushtetutes nga nderhyrjet e Berishes dhe Rames, mё 21 prill 2008, qё e kthyen Shqipёrinё nё Republikё Kryeministrore. Edhe pse Shqiperia eshte Republike Parlamentare, thelbi i problemit nuk ndyshon, ndyshon vetem individi qe do te ulet ne karriken e korrupsionit Kryeministror. Shqipёria duhet tё ndryshoje Kushtetutёn, tё shpallet Republikё Presidenciale, me President tё zgjedhur direkt nga populli dhe tё mos tё ketё tё drejtё tё kryesojё edhe Pushtetin Ekzekutiv, sic ёshtё gabim nё SHBA. Presidenca duhet te jetё Institucioni kryesor i Republikёs, me Zevendespresident dhe katёr Departamente kryesore me kompetentё tё fushave pёrkatёse: Legjislacionit, Ekzekutivit; Gjyqesorit dhe Medias, pasi kёto departamente do tё kontrollojnё dhe balancojnё tё katёr pushtetet. Pushteti Legjislativ nuk duhet te ketё mё shumё se 71 deputetё, tё zgjedhur direkt nga populli dhe tё mos kenё tё drejtё tё marrin edhe poste nё Pushtetin Ekzekutiv. Per hollёsi tё tjera konsultohuni me Kushtetuten e Republikes Franceze dhe vendi duhet te kaloje nё zgjedhje te reja parlamentare. Sa me pare ta pranoje Edi Rama kete reforme politike e juridike, me more do te jete per te.
Hhhh, where you think you’re going with this stupid move……
Nje 2500 eurosh i yti, o qeëbesira Rame, i mori syrin nje shqiptari, nje tjetri i prishen fytyrën nga goditje e dhjetëra 2500 eurosh eshte te cmendur. Te gjitha do ti paguani para popullit shqiptar, o Rame perversi.
I vdekur i pakallur
Interesante, “ndalohet te rrini ne grup dhe te mbani duart ne xhepa” – nje batute e tille sikur eshte marre nga komedia “Prefekti”.
Te ndritur studente,nxenes shkollare!
Kjo Epope eshte e papare.
Ju vajza shqiponja me libra ne duar.
Brezat ju kane borxh sakrificen tuaj.
Llum veremi
Kryetrapi ka harruar te vendose kushtin ” kush kapet me xhepa te anjtme” perfundon ne burg.
Natyrisht qe keqberesit duhet denuar.
E fillojm nga ata qe vjedhin shtetin si thua?
Hahahahaha, ky është vërtetë gallate nga grekët, rusët, iranianët tani doli PDja. O Ramë ti PS dhe bashku me PDne zhdukuni. Se jeni antishqiptar dhe të poshtër, hajdut kriminela
Ndalohen c’do perso me duar ne xhepa ,nndalohet kush mban bidone uji me vete,ndalohet kushe pi kafe me shume se dy veta ne tavolin ,ore do e ndaloje njeri kete psikopat ?
Ja e shuajte me dhunë dhe represion
Si do besh më pas me urrejtjen qe po mbjell o ditëzi
O Rame te erdhi rradha per te ikure sepse te iken shoket. Vucici iku, Meloni pi negocione per te ikure I treti I verteti je ti.
I iku dhe Orban me te cilin ngjanin si dy pika uji me menyren e korrupsionit dhe menyren si drejtonin
As Ramiz Alia kur la pushtetin ne 90 nuk i ka bere keto gomarlleqe. Jo po gjobe per ate qe flet kunder pushtetit, apo edhe mendim ndryshe po te kishte mundesi ai ne endrrat e veta 😀
Ti vere gjobe dhe cdo polici me maske e qe nuk mban numrin e identifikimit.
Policia e shteteve demolratoke gjate tubimeve eshte e detyruar te mbaje numra id te medhen ne gjoks dhe kurriz, qe te identifikohen lehte ne kamera.