Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshime në ligjin e Gardës, PS propozon heqjen e mbrojtjes për personalitetet e larta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ndryshime në ligjin e Gardës, PS propozon heqjen e mbrojtjes për personalitetet e larta
Lajmi i funditPolitike

Ndryshime në ligjin e Gardës, PS propozon heqjen e mbrojtjes për personalitetet e larta

Published: February 11, 2024
Shpërndaje

PS ka propozuar një tjetër ndryshim në ligjin e Gardës së Republikës, duke i hequr të drejtën e mbrojtjes nga Garda të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, kur këta të fundit mbarojnë mandatin apo humbin funksionon.

Propozimi i amendamentit ligjore është bërë nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe parashikon një nen të posaçëm që i heq të drejtën e mbrojtjes për personalitetet kur këta të fundit lënë detyrën. E drejta për të patur mbrojtje nga Garda do t’u njihet vetëm Presidentit, Kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit.

Ndërsa për zyrtarë e tjerë nëse këta të fundit mbarojnë mandatin, do t’u jepet mbrojtja nga garda qoftë fizike, qoftë e banesës vetëm në rastet kur u rrezikohet jeta.

- Publicitet -

Sipas relacionit të projektligjit, theksohet se kjo nismë ka si synim të reduktojë kostot financiare të Gardës së Republikës. “Në pikën 4, të nenit 13 dhe në pikën 3 të nenit 14, të ligjit 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, citimi “Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, nuk është i plotë dhe krijon hapësira për interpretime që e rrisin artificialisht numrin e personaliteteve që u takon ruajtje mbas lënies së detyrës.

Përdorimi i togfjalëshit “personalitete të tjera” në kuptim të këtij ligji dhe të VKM nr. 597, datë 13.10.2021, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, përfshin të gjithë ato personalitete që kanë mbrojtje apo shoqërim nga Garda gjatë ushtrimit të detyrës, çka praktikisht është e pamundur të realizohet pas lënies së detyrës, pasi do të kërkonte një shtesë të konsiderueshme në numrin e punonjësve, e rrjedhimisht kosto financiare shtesë në buxhetin e shtetit. Në këtë drejtim, propozohet që kjo kategori personalitetesh, të mos ketë mbrojtje automatikisht pas lënies së detyrës, por të ketë mbrojtje vetëm në ato raste kur i rrezikohet jeta ose shëndeti, i tyre ose i familjes së tyre, për shkak të detyrës së mëparshme që kanë kryer. Në këtë mënyrë, sigurohet një përdorim më eficent i burimeve të Gardës si dhe ulet kosto e panevojshme për buxhetin e shtetit, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ndërkohë që  në relacion theksohet se: “Në nenin e parë dhe të dytë, është përcaktuar rregulli që e drejta e mbrojtjes personale gëzohet edhe nga personalitetet e tjera, por kjo e drejtë është e kufizuar. Pra, në ndryshim me Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, që e gëzojnë të drejtën e mbrojtjes personale dhe të banesës, në mënyrë të pakufizuar, për maksimumi 5 dhe 4 vjet; në rastet e personaliteteve të tjera, kjo e drejtë është e kushtezuar, qoftë në kohëzgjatje, ashtu edhe në rastet se kur mund të përfitohet kjo e drejtë. Po ashtu, të dy dispozitat, i delegojnë të drejtën Këshillit të Ministrave, që me vendim, të përcaktojnë rregullat, procedurën dhe kohëzgjatjen e këtyre të drejtave”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    February 11, 2024 at 6:39 pm

    Mire more zoterinj. Ju beni llogari per sot .Por me tutje do te kete 3-4 kryeministra brenda 1 viti dhe personalitet e larta.Atehere per 2 vjet gjithe garda te ruaj keta.Realisht ky ligj per garden nuk vlen.Teroristet nuk e kane problem qofsh dhe I mbojtur me 100 ushtare.Keto para futini ne rrogat e gardisteve dhe mjaft u moret me budalleqe. Edhe rruges po te jete Saliu vete personi qe e urren vetem e peshtyn ne fytyre dhe I thote ,shkofsh ne fer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve

Komentet e Fundit

  1. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  3. Dënim në proporcion me fajin on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. Kasapi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?