Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshimi i tarifave të transmetimit të energjisë, furnizuesit kundër: Do sjellë rritje të çmimit, edhe për konsumatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndryshimi i tarifave të transmetimit të energjisë, furnizuesit kundër: Do sjellë rritje të çmimit, edhe për konsumatorët
EkonomiLajmi i fundit

Ndryshimi i tarifave të transmetimit të energjisë, furnizuesit kundër: Do sjellë rritje të çmimit, edhe për konsumatorët

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Shoqata Shqiptare e Furnizuevse të Energjisë Elektrike kundërshton ndryshimet e kërkuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në lidhje me tarifën e transmetimit. Në aplikimin e dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, OST kërkon aplikimin e tarifës prej 0.95 lekë/kWh për “përdoruesit e rrjetit”, çka sipas shoqatës qartazi kërkon tarifimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, që përfshin importin, eksportin, tranzitimin dhe tregtinë e energjisë elektrike në rrjetin e brendshëm.

Aplikimi i kësaj tarife sipas furnizuesve do të kishte një sërë ndikimesh negative. Impakti i parë do ishte një rritje e çmimeve të energjisë në të gjithë vendin dhe në të gjitha llojet e aktivitetit. Kjo rritje do të prekte energjinë e tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), energjinë e tregtuar lirisht mes palëve në tregut OTC, importin, eksportin dhe tranzitimin e energjisë elektrike. “Duke supozuar që tarifa do aplikohej vetëm për sasitë e tregtuara në Shqipëri, atëhere do të kishim jo vetëm “diskriminim tarifor” të këtyre sasive, por do të gjendeshin para një barriere izoluese të ALPEX në Shqipëri nga tregjet e tjera”, – thuhet ndër të tjera në qëndrimin e shoqatës, të depozituar pranë ERE-s.

Impakti i dytë do të ishte rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë, pasi Furnizuesit e Kualifikuar, në kontrast me çka është situata sot, do të ishin të detyruar të blenë energjinë elektrike subjekt i tarifës së transmetimit (përpara se të lëvrohet te konsumatorët). Po ashtu, sipas shoqatës aplikimi i kësaj tarife do të sillte konfuzion, duke rrezikuar që e njëjta sasi energjie të tarifohet më shumë se 1 herë, duke qenë se ajo mund të tregtohet ndërmjet dy apo më shumë tregtarësh.

- Publicitet -

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • mali says:
    October 28, 2024 at 5:45 pm

    Ky eshte nje problem qe zgjidhet ne tavoline vetem me palet e interesuara.
    Nga populli mos kerkoni per moment ide.

    Reply
  • pilo Lala says:
    October 28, 2024 at 6:03 pm

    Populli ka fashen per nje sasi te caktuar energjie qe e mbulon shteti.
    Per bizneset, per ata qe duan me shume energji, tregu do diktoj cmimin.
    Energjia ne Shqiperi do jete me e lire se rajoni, sepse futja ne prodhim e plantacioneve elektrike ne Divjake, Seman, e ka forcuar shume prodhimin, e liroi kerkesen prej hidrocentraleve ne vere.
    Vitin tjeter Shqiperia do jete eksportuese e energjise, nje hap i madh i ekonomise rende.

    Reply
  • mali says:
    October 28, 2024 at 6:12 pm

    Pilo lala.
    Je inxhinier elektrik I rrymave te medha?
    Je businessman I energjise elektrike?
    Je pjestar I bordit te operatorit ……
    Vetem ne kete rast fole dhe mbylle sqepin per gjera qe nuk I di.

    Reply
  • mali says:
    October 28, 2024 at 6:48 pm

    Zj.dita. ke nje shkrim lidhur me nje liber te ne mos gabohem te Bedri Islamit por nuk ka hapesire per koment.
    Nuk eshte mire keshtu.
    C’do liber eshte nje dritare qe te hap horizonte.
    Lexoni libra dhe internetin te zgjeroni njohuri dhe pas kesaj do te shikoni qe do te shkruani ndryshe komentet.

    Reply
  • Zgjohuni, e drejta zhytet por kurr s’bytet, o t’pa brek që ju la dita e milioner ju ngysi nata…. says:
    October 29, 2024 at 6:17 am

    Të dëdëllisësh për rritje cmimesh të energjis elektrike sikur t’jesh nj tregtar frutaperimesh, në një kohe që i gjith elektrifikimi dhe hidrocentralet jan e do të mbeten frut i punës e djersës dhe gjakut të shqiptarëve ndër vite, kjo ësht jo vetëm marri e shkuar marris, por dhe një grabitje e rradhës prej politikave bastarde t’pangopësis të Tiranës zyrtare…… Pra një krim që kërkon hetim e ndëshkim që t’mos flitet me, e jo më t’bëhet ligj për t’grabit shqiptarët, pronarët e ligjshëm të hidrocentraleve dhe t’rrjetit shpërdarësh. Mjaft më, ktheni popullit atë që ësht e popullit dhe po patët byth ndertoni të reja, por jo me leket e taksapaguesve me ppp apo kompani kincesjonare….prisni se s’keni par gjë akoma, ju o t’pabrek që ju la dita e milioner ju ngysi nata….Ora juaj për kthim në origjin dhe e një fundi të turpshëm e pa kthim po triket në derën tuaj.

    Reply
  • analfabeti says:
    October 29, 2024 at 8:49 am

    U rrit s’u rrit çmimi ienergjise populli eshte i detyruar te paguaje sepse per ndryshe e pret burgu dhe ndoshta dhe fati i atij qe vari veten ne burg se kishte vjedhur energji kur kishte te semure ne shtepi. Ndoshta dhe ne bote çmimi i energjise mund te jete i larte por qe per ata qe nuk kane mundesi pagese kompensohet dhe jo me nje dite ngrohje. Nuk kam ndigjuar qe qytetaret psh. ne Itali te mbajne batanije te trashaper te ndenjur ngrohte mbasi e kane ngrohur shtepine 10′ sepse energjia kushton. .

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 29, 2024 at 2:30 pm

    Ka mundesi te me thote njeri ku eshte ndryshimi midis aferes se Chez te Metes, dhe trafikimit te energjise midis tregetareve dhe konsumatoreve?
    “Impakti i dytë do të ishte rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë, pasi Furnizuesit e Kualifikuar, në kontrast me çka është situata sot, do të ishin të detyruar të blenë energjinë elektrike subjekt i tarifës së transmetimit (përpara se të lëvrohet te konsumatorët). Po ashtu, sipas shoqatës aplikimi i kësaj tarife do të sillte konfuzion, duke rrezikuar që e njëjta sasi energjie të tarifohet më shumë se 1 herë, duke qenë se ajo mund të tregtohet ndërmjet dy apo më shumë tregtarësh.”
    Kush eshte “tarifuesi” i energjise, qe e tarifon 2 here te konsumatori?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?