Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon buxheti, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ndryshon buxheti, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë
EkonomiLajmi i fundit

Ndryshon buxheti, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë

Published: December 24, 2024
Shpërndaje

Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në vendin tonë dhe nga ana tjetër në këto kohë kur kapitali njerëzor po shteron nga emigracioni dhe plakja financimi i tyre është jetik. Por në vend që të rriten fondet për arsimin dhe shëndetësinë u shkurtuan me tej në Aktin e tretë normativ për ndryshimet në buxhetin 2024 që u miratua këto ditë. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësie u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%, ndërsa buxheti i Ministrisë së Arsimit u shkurtua me 1 miliardë lekë ose 2 për qind e programit total.

Pesha e financimeve të arsimit dhe shëndetësisë në raport me buxhetin total po vjen në rënie vit pas viti. Aktualisht fondet e arsimit administrohen nga Ministria e Inovacionit e cila ka në kompetenca arsimin profesional me 3,4 miliardë lekë këtë vit dhe ministria e Arsimit me një fond 51.5 miliardë lekësh sipas ndryshimeve të fundit.

Në total fondet buxhetore për arsimin këtë vit janë 55 miliardë lekë, shumë kjo sa 7.1 % e buxhetit total. Vitin që kaloi shpenzimet për arsimin ishin sa 9.7% e totalit të buxhetit. Shpenzimet e arsimit në raport me të ardhurat në buxhet janë trend rënës që nga viti 2019, ku financimet në ketë zë ishin sa 11.4 për qind e të ardhurave buxhetore.

- Publicitet -

Ecuri të ngjashme kane edhe shpenzimet për shëndetësinë. Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë janë programuar sipas ndryshimeve të fundit 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ. Sipas programit aktual shpenzimet për shëndetësinë janë sa 9.8 të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2019 buxheti për shëndetësinë ishte sa 10..4% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Shkurtimi i shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë vjen në një kohë kur vendi ka rritur nevojat për financim për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike. Statistikat e shëndetit tregojnë për rritje me 5 % në vit të sëmundjeve kronike dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza” vuan gjithnjë nga mungesa të terapive për sëmundjet malinje dhe ato të rralla.

Nga ana tjetër rezultatet në rënie të rezultateve arsimore sipas testit “PISA” kërkojnë rritje të vëmendjes për arsimin. Në një kohë që popullsia e vendit tkurret dhe plaket, një arsim i mirë i të rinjve sot do të bëhet shkak për të çuar ekonominë në nivel tjetër në vitet në vazhdim.

Menaxhimi i financave publike prej vitesh vuan nga një shpërndarje jo e drejtë e burimeve. Teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe buxheti i shtetit pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit, Shqipëria ka aktualisht 42 për qind të popullsisë saj në rrezik të varfërisë niveli më i lartë në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Gjithashtu organizatat ndërkombëtare e rendisin vendin tonë në top listën me nivelet alarmante të emigracionit, sidomos në moshat e reja dhe në grupet e shkolluara.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ppp says:
    December 24, 2024 at 9:31 am

    Dmth hiqja arsimit dhe shendetsise dhe jepja bonusit zgjedhor?
    Vertet eshte kaq legen ky popull qe tja heqi vetes nga dija dhe shendeti sepse do festoje vitin e ri ne kembim t votes?

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    December 24, 2024 at 4:05 pm

    Duhet ta kishit ne kopertine kete Sihariq i madh qe Rama e velinat e tij nga pas u bejne shqiptareve ne kete Vit te Ri 2025!
    Bashke me ate tjetrin – Shprblim te fund-vitit vetem per Administraten, edhe ate jo te gjithe, por vetem ata “me te dalluarit” (kupto : Patronazhistet me produktivitet te larte spiunimesh)

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    December 24, 2024 at 4:30 pm

    Nuk mundemi ne si forum i “nderuar” igazetes Dita kunder deshirave te qeverise qe na paguan mijera euro ne muaj. Ne paguhemi per te sulmuar ato mijera,qofte dhe qindera protestues “qelbanike” qe edhe keto jane popull duan apo nuk duanmedjat pro qeverise apo dhe vete qeveria.Un banoj ne TRENTO te ITALISE por ketukur njerezit protestojne,qofshin keto edhe 30-40 veterruget i bllokon policia dhe protestuesit i shoqeronderi ne fund te protestesdhe jo ti sulmoje ! Nuk guxon askush te futet me makine per ti provokuar.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    December 24, 2024 at 4:41 pm

    Pokur te behen keto garat çiklistike sa rruge do bllokoje Rama dhe a do dale ndonje nga keta trimat e te futeyt me makine ne mes te turmes apo te marre ndonje femije e te shtiret se e ka te semure ?

    Reply
  • popull says:
    December 24, 2024 at 5:36 pm

    Do shtoje buxhetin e Natos se keshtu ka thene Rytja.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2024 at 5:50 pm

    O gazeta e nerume DITA:

    PO BUXHETI NE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE MIRATOHET PAS DEBATEVE ME OPOZITEN NE PARLAMENT, VETEM NE RUSINE E PUTINIT HIDHEN NE MEDIA TABELA TE GADSHME BUXHETI PA ASNJE DEBAT NE PARALEMENT

    Qysh keshtu ju publikoni nje buxhet qe Edi Rama e ndryshon sipas qefit te bythes se injorantit pa pyetur asnje, sepse nuk kemi degjuar debatet per miratimin e buxhetit te katandisur si “Kokoshi ne nje Thele” ku nuk figuron asnje fabrike apo uzine prodhimi “made in Albania” qe i jep tipare Shqypnise sone si nje HALE Narkoshtet.

    Reply
  • mali says:
    December 24, 2024 at 8:57 pm

    Ore intelektual.Duket sikur ke lindur dje.
    Ku ka buxhet shqiperia.Parate jane ne nje thes dhe vetem me urdher te Rames ke te drejte te futesh doren a te dyja sipas tij e te maresh sa te duhen.
    Ke degjuar ministri finance a ekonomike. Keto jane nocione ne nje qeveri shqiptare post komuniste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?