Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon nga sot leja e qarkullimit të mjeteve, e barazvlefshme me certifikatën e pronësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshon nga sot leja e qarkullimit të mjeteve, e barazvlefshme me certifikatën e pronësisë
AktualitetKryesore

Ndryshon nga sot leja e qarkullimit të mjeteve, e barazvlefshme me certifikatën e pronësisë

Published: June 6, 2022
Shpërndaje

Nga sot, leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë e përmbajtje: do të duhen më pak para e kohë për ta marrë dhe vlefshmëria e saj i kalon kufijtë e Shqipërisë.

Këto janë vetëm disa nga risitë që vijnë me lejen e re, e përputhshme me direktivën e Bashkimit Europian. Është Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ajo që bëri publik lajmin bashkë me formatin e ri, për të dytën herë brenda një harku kohor gjashtëmujor.

Në 20 tetor të 2020- ës, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi urdhrin që parashikon ndryshimin e lejes që do të hynte në fuqi në 15 janar të vitit 2022, sipas njoftimit nga vetë kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Për arsye që nuk u bënë publike, implementimi u shty deri këtë të hënë.

Leja e re

Ashtu si në foton bashkëngjitur shkrimit, leja e re do të jetë në format më të vogël se e mëparshmja, me tri pjesë, më praktike e rezistente, si dhe me çdo të dhënë të mjetit të kodifikuar. Për këdo që do t’i duhet leje qarkullimi, nuk do të ofrohet në vlerën e 3500 lekëve, por me 40% më pak, 2100 lekë.

Për më tepër, nuk ka as afat skadence dhe as vula kolaudimi. Pra, nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale. Duke qenë se përmban dhe unifikon të dhënat e mjetit, rrjedhimisht eliminon certifikatën e pronësisë.

Të dhënat e pasqyruara në të do të jenë të gjitha ato që kërkohen sipas kodeve të BE-së, si regjistrimi për herë të parë, viti i prodhimit, qiramarrësi e të tjera. Edhe nga pikëpamja e sigurisë, formati i ri ka elemente shtesë që eliminojnë shanset për falsifikim.

“Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet. Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!

Leja e re do të ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi i DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite e të tjera”, citohet në njoftimin e DPSHTRR, ku specifikohen karakteristikat kryesore të dokumentit të ri që do të dalë në treg që sot.

Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re, sipas drejtorisë, do të jenë speciale, çka bën që manipulimi të dhënave të jetë zero.

Vlefshmëria

Detyrimin për t’u pajisur me lejen e re të qarkullimit nuk e kanë të gjithë ata që posedojnë automjete. Zëvendësimi nuk është me detyrim. Por, kush kryen një veprim me mjetin, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë ose ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, do të pajiset me formatin e ri të saj.

Sigurisht, iu jepet kjo mundësi edhe atyre që do të duan të pajisen me lejen e re, e cila duhet nënvizuar që nuk ka afat skadence. Sipas përllogaritjeve të DPSHTRR, çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/ dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera dhe do të pajisen me Lejen e re të qarkullimit, do t’u kursehen 210,000,000 lekë të rinj, ose 1.75 milionë euro.

Në të gjithë vendin figurojnë afro 753 mijë mjete aktive, referuar informacioneve që posedon Drejtoria e Transportit Rrugor, si dhe leje drejtimi aktive numërohen 976 mijë e 518. Në të parin vit, kur shërbimi i kontrolleve teknike është marrë në duar të shtetit, janë ofruar mbi 2,7 milionë shërbime, përfshirë dhe të tjera veç kolaudimit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?