Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në 9 muajt e parë të vitit emigrantët sollën 817 milionë euro, rënia e valutave i zhvlerësoi 30 përqind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në 9 muajt e parë të vitit emigrantët sollën 817 milionë euro, rënia e valutave i zhvlerësoi 30 përqind
EkonomiLajmi i fundit

Në 9 muajt e parë të vitit emigrantët sollën 817 milionë euro, rënia e valutave i zhvlerësoi 30 përqind

Published: December 15, 2025
Shpërndaje

Emigrantët kanë sjellë më shumë se 8.2 miliardë euro brenda dekadës së fundit. Ky vit ka regjistruar vlera rekord të remitancave, e sidomos gjatë sezonit veror thotë Banka e Shqipërisë. Por kursi i këmbimit ka pasur ndikim negativ edhe tek këto para, pasi janë më të zhvlerësuara kur këmbehen në lekë.

Rritja e diasporës shqiptare po shton remitancat në vend. Në 9-mujorin e këtij viti është regjistruar një tjetër rekord sa i takon dërgesave të emigrantëve për të afërmit e tyre në Shqipëri. Banka e Shqipërisë thotë se nga janari deri në shtator, vlera e remitancave arriti në 817 milionë euro, ose 45 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë vjet.

Vetëm në tremujorin e tretë të vitit që përkon edhe me sezonin veror, dërgesat e emigrantëve përmes transfertave arritën në 285 milionë euro, më e larta e dërguar ndonjëherë në një periudhë tremujore. Por kjo vlerë është shumë më e lartë pasi një pjesë e konsiderueshme parash vjen në cash, për shkak të kthimit të shqiptarëve për pushime në vend.

- Publicitet -

“Gjatë periudhës u evidentua rritje si në dërgesat përmes kanaleve formale, ashtu edhe në prurjet në cash, duke reflektuar besim të qëndrueshëm të emigrantëve në ekonominë vendase”, thotë Banka e Shqipërisë.

Emigrimi që nga njëra anë është kthyer në problem serioz për tregun e punës, nga ana tjetër po mban me para gati 1/3 e familjeve shqiptare. Vetëm në dekadën e fundit 2015-2025, dërgesat e emigrantëve për të afërmit e tyre kanë arritur në 8.2 miliardë euro duke pasur një kontribut të rëndësishëm edhe në uljen e varfërisë në vend.

Por vlera e remitancave nuk më e njëjtë si para 1 dekade, monedha evropiane është tkurrur me 30%, duke prekur direkt edhe paratë e emigrantëve. Nëse në vitin 2015, euro këmbehej me deri 140 lekë, sot vlera e saj është 96 lekë, duke zhvlerësuar direkt edhe vlerën e remitancave, kur kthehen nga euro në lekë.

DËRGESAT E EMIGRANTËVE
Janar-Shator 2024 772 mln euro
Janar-Shator 2025 817 mln euro
DIFERENCA +45 mln euro

DËRGESAT E EMIGRANTËVE
Korrik-Shator 2024 262 mln euro
Korrik-Shator 2025 285 mln euro
DIFERENCA +23mln euro

Eliza Gjediku – Shqiptarja.com

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ppsh says:
    December 15, 2025 at 5:10 pm

    Kta dergesa erdhen me banke apo me toyota yaris?
    30% eshte taksa e pusht-tetit per parane e piset dhe kjo eshte goxha nder per krimin
    Nderkohe te vetmit qe paguajne kete katrahure jane ata qe punojne me djerse pra 99% e shqiptareve
    Di gje kush se cfar katastrofe ka ndodhur ne BE qe ra euro me 30%?
    Apo na thote kush se sa qindra here u rrit eksporti yne dhe prodhimi yne i mbrendeshem qe bllokoi europen dhe si rrjedhoje forcoi lekun me 30%?
    Shqiperia ishte goxha me demokratike ne vitet 90 sesa sot

    Reply
  • Pa censure says:
    December 15, 2025 at 5:50 pm

    Titulli duhet rifrazuar, “Grabitje masive e Emigranteve, me Kurs Kembimi”. Projektuesi: Banka Qendrore Europiane. Zbatuesi: Banka e Shqiperise dhe drejtues e zbatues projekti Genti Sejko.

    Reply
  • Asd says:
    December 15, 2025 at 8:17 pm

    Kush perfiton nga renia e euros? Ulje e borxhit publik per te marre borxhe te tjera qe vidhen me tendera? A ka dore Rama ne kembimin e monedhave? Keta qe nuk kane skrupull te vjedhin tendera dhe fonde publike, nuk e kane problem te shtremberojne BSH dhe urdherojne ate kukullen Sejko qe te manovroje monedhat.
    SPAK duhet te nxitohet te shpetoje shqiptaret.

    Reply
  • Mandi says:
    December 16, 2025 at 7:51 am

    Le te fitohen ne cfardo forme jashte, le te vijne si te duan vetem ti sjellin ne Shqiperi, vetem ti perdorin per mire ne vendin tone.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    December 16, 2025 at 8:07 am

    Ato mbi 800 milione Euro qe i paskan numeruar se paskan ardhur nga emigrante ne Shqiperi ne 9 muaj te 2025 as i kane levizur nje milimeter faktet se ky vend eshte me i varferi ne rajon, me rrogat e pensionet me te ultat e me cmimet e artikujve ushqimore me te lartat ne Ballkan.
    Pa shkuar me larg, por ne Maqedoni e Mali i Zi ku shqiptaret tashme po mesyjne per tu furnizuar me ushqime qe jane me cmime shume me lire se ne Shqiperi dhe ne kthim mbushin dhe makinat me karburant qe prap andej eshte me lire se ne Shqiperi.

    Reply
  • Besfort says:
    December 17, 2025 at 1:22 am

    Dikush po mendon që Evropa është në krizë prandaj paska rënë euro. Euro është aty ku ka qenë. Ska rënë asnjë milimetër. Vetem leku është rritë. Leku është rritë, sepse është rritë ekonomia shqiptare. Sa më shumë rritet një ekonomi, aq më shumë forcohet valuta e saj.
    Leni budallaqet, e mos ju besoni portaleve të opozitës

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?