Grupi parlamentar i PS-së në këtë sesion parlamentar do të ndryshojë përbërjen. Arben Ahmetaj pritet të humbasë mandatin e deputetit, të fituar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, pasi në kushtet e arratisë, nuk është paraqitur në Kuvend në 6 muajt e fundit.
Seanca e 6 Korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 Janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij.
Arsyeja e përfundimit të mandatit gjendet tek Neni 71 i Kushtetutës, ku në gërmën “d” përcaktohet se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.
Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin.
Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore. Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.
Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, sikundër përflitet, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.
Kuvendi votoi më 14 Korrik dhënien e autorizimit për SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj pasi mbi të rëndonin akuzat për korrupsion në çështjen e incereratorëve.
Por SPAK pasi mori autorizimin nuk arriti të ndalojë deputetin Ahmetaj, i cili siç u bë publike ishte larguar nga Shqipëria. SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
j.l./ dita

Zevendes – Kryeministri e Ministri me jetegjate i Ekonomise se Rilindjes Arben Ahmetaj me zanat mesues anglishtje na eshte arratisur (Gojet e liga thone se kane shkuar ta arrestojne fill pasi jane siguruar se eshte arratisur)
Mbi zevendesin e Ramas ne qeverine Rilindja ka akuza per Vjedhje, per Korrupsion etj, etj.
Por vetem kerkese Interpolit per ta arrestuar ku te jete nuk ka per Ahmetajn.
Ku eshte arratisur Ahmetaj…ne Mars a Jupiter?
Interpoli brenda dites mund ta kape e sjelle Ahmetajn ne Rinas, por…a i duhet ketu Ahmetaj para Drejtesise kesaj qeveri Rama?
Kjo pyetje mund ti shkoje kujdo ne mendje, e para se te pergjigjet kushdo duhet ta kete te qarte se ne vendet me Demokraci te supozuar nuk mundet kurrsesi nje qeveri te vazhdoje mbajtjen e pushtetit me zevendes-Kryeminister Hajdut ne arrati.
Pse nuk e ben si Saliu o shok
Pse ike
Rri ulerit rrugve dhe thuaji Skapit “s du”
Humor i kendshem.
Pyesni njehere Zj. Nikolla nese merr akoma rrogen, mundesisht dhe dieta se hotelet jashte vendit kushtojne.
Z.capi,jane te drejta me ligj qe I takojne nje deputeti.Mos u cudit per dietat e hotelit ,I derdhen ne llogarine bankare ne shqiperi sepse quhet 6 muaj me sherbim jashte.Kemi shtet ligjor apo jo z.capi.Saliu theu vendimin e “arest shtepie” duke komunikuar me persona jo familjare.Te shohim shtetin ligjor si reagon.
Kemi vella kemi. Jo vetem kaq por i takon rroga edhe per tre vjet pas mbylljes se mandatit. Sa per ta kapur, sbehet fjale, as satelitet e dronat e KM nuk po e gjejne dot.