Administrata e Kuvendit i ka ndërprerë çdo përfitim financiar deputetit Sali Berisha, i cili rrezikon në mesin e muajit qershor të humbasë edhe mandatin,pasi ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.
Kuvendi i ka ndërprerë Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së.
Masa financiare ndaj Berishës nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.
“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”. Kjo ishte ndalesa e parë financiare që u aplikua nga Kuvendi ndaj Berishës.
Me një përllogaritje të thjeshtë, ish-Kryeministri nëse nuk arrin të marrë pjesë në seancat e mbetura deri në 11 qershor, ai plotëson kohën e plotë të mungesës në Kuvend, çka do të thotë se për të nis procedura e humbjes së mandatit të deputetit.
Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, ditë kur gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, firmosi vendimin që ndaj ish-Kryeministrit të aplikohej masa e “arrestit të shtëpisë”, ndërkohë që më parë ai kishte kundërshtuar ashpër dy nga masat që i kishte vendosur SPAK, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Berisha pretendonte se masat ishin anti-Kushtetuese, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë leje nga Kuvendi për të kufizuar veprimtarinë e tij si deputet.
Dhe pasi SPAK kërkoi autorizimin nga Kuvendi që u miratua, Prokuroria Speciale vendosi të aplikojë një masë më shtrënguese, atë të arrestit shtëpiak, që është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën e Lartë.
SPAK po heton procedurat e ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa fillimisht arrestoi dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, për të cilin Apeli i GJKKO-së, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” sikundër kishte firmosur gjyqtarja Irena Gjoka, në “arrest shtëpie”. Ndaj Berishës dhe Malltezit SPAK po heton për vepra penale të lidhura me pastrimin e parave dhe korrupsionit, të kryera në bashkëpunim.
b.m/dita
Une nuk shoh kete plak germuq,.Une shoh ate egersire TE PANJOHUR,te sigurte,te gjitheditur,Zot i turmave,kercenues,,ne ate fotografi me Rajersonin,shqyhet gazit..Ky na mallkoi:Do t`jua ngrije buzeqeshjen ne buze..!Dhe na ngriu.
Nyuk dinim nga ishte,kush ishte,cfare dinte qe i kapercente shkallet e Podiumit 4×4.
Te gjithe ishin te pasigurte,,te gjithe te paditur,,si do te behej kjo Shqiperi e mjere Evrope e pasur.
Profesoret,Ekonomistet,fshiheshin pas ketij,,si nxenesit tape topi pas nxenesit exelent.Alexander Mexi futej brenda asaj pardesye me spaleta si ne thes dhe nxirrte vetem mustaqet.Gramoz Pashko shtrengonte fort rripin e pardesyse mos i shpetonin ato pak lexione bajate per Ekonomine politike te Kapitalizmit.
Ja,ky Inisiativa lire,,Ha hudh,shkel me kembe. Ky dinte shpellen..Kush uulurin me fort,Di me shume.
Me ja ba kundershtarit ftyren,,ma zi se kpuca:Ja kete dinte ky.
Duro Edi Ramen tani,,o plak germuq,,se ay ta mbylli gojen me mut,.Lolo te ka bere,,per te trembur laraskat ne tarrace..
Ka djalll,po paska edhe permbidjall,qe e fut djallin ne shishe.
I vetmi Triumf i Mussolinit,eshte Lufta e Spanjes.
I vetmi Triumf i Edi Rames,.eshte futja e Sali Berishes ne shishe,
Dhe tapa persiper.
Bo,bo na lane Sahalen pa rroge ku do gjeje borxh i ziu ngeli pa leke kete here.
Hiqi rrogen Berishes,eshte njesoj si ti heqesh karburantin makines! Konfiskoi te gjitha pasurite e perfituar ne menyre te paligjshme dhe do te shikoni si do te te perfundoj ky njeri ! Si pule e ngordhur! Sepse Berisha deri tani qysh kur i hypi kalit te pushtetit ne 1992 ka grumbulluar aq shume karaburant (pasuri monetare pasuri te patundshme ) sa nuk i mbarohen! ka me shume se 20 vjet qe financon nje grup “analistash” te medias, nje grup prokuroresh,, (te Plepave te Durresit) nje grup (guerrile) te gatshem te armatosur dedashmentet e terrorit qe perdoreshin per te mar dhe vjedhur votat! Ky njeri ka ber terror ne kohen e tij dhe kulmoi ne 1997! Si mund te falet Berisha ? Nuk e kuptoj SPAK pse po e zgjat kaq shume kete novel te Berishes ! Sepse Berisha dhe mbeshtetsit e tij sa vine dhe zvoglohen ! Do perfundojne si vullnetatert e Enverit dhe te Ramizit! Relike te keqia te shoqerise moderne shqiptare!
VO:
-E para herë që DEMO …shkruan një të vërtetë..! Por edhe në këtë rast bashkohet me Salizmin..Sikur Edi Rama na e paska dënuar S.Berishën..JO..!
-Sb e dënoi ZULLUMI I VJEDHJEVE MADHORE FAMILJARE+HALE-ATËVE,VRASJEVE,SHPIFJEVE,DHUNIMIT TË DEMOKRACISË,TREDHJES SË DREJTËSISË 92,SHPIFJEVE EDHE KUNDËR SHBA,ANGLISË,BE,duke përgojuar të gjithë Ambasadorët e huaj,Përveç RAYRSONIT i ardhur nga Beogradi me rekomandim të TROPOJANIT A.BIBEROVIÇ & OK TË RAMIZ ALISË..edhe ky agjent i UDB që gjat LNÇL i përpunuar nga Dushan Mugosha,etj..!
-Sb po e mbyll me TURP karierën politike 34 vjeçare si askush tjetër në Shqipëri që nga 1912.
-Kjo ishte mënyra më e mundëshme për ta hequr qafe Sb nga politika,në kushtet kur SPAK+GJKKO..janë akoma me PELENA FËMINORE dhe kur Sb mbështetet akoma nga militant IDIOT,si dikur Enverit,nga i cili Sali Ram Berisha mësoi shumë prapësi,duke u kthyer në TIRAN,PËRBINDËSH,HAKMARRS,HIPOKRIT,HAJDUT,VRASËS,ANTI SHQIPËTAR,ANTI PERËNDIMOR..!
-Militantët e Sb që SOT po i shkojnë pas për ndonjë karrike..do të vjellin Ato që kan përfituar prej tij në vite dhe,pas vdekjes do e marrin ZVARR SIÇ JA BËRI SALIU-ENVERIT.
-FLM DITA.