Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Kuvendi, një udhëkryq ku të gjitha forcat duhet të japin llogari, në BE të gjithë jo vetëm qeveria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Kuvendi, një udhëkryq ku të gjitha forcat duhet të japin llogari, në BE të gjithë jo vetëm qeveria
Lajmi i funditPolitike

Rama: Kuvendi, një udhëkryq ku të gjitha forcat duhet të japin llogari, në BE të gjithë jo vetëm qeveria

Published: November 27, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se në këtë proces të Shqipërisë drejt BE  të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria.

Ai shtoi se pika e takimit të pushteteve të tjera duhet të jetë Kuvendi, i cili sipas tij, duhet të kërkojë llogari për detyrat në këtë proces kyç të vendit.

- Publicitet -

Rama: Ne nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë, por si një front institucionesh, që përfaqësojnë tre pushtete. Që në marrëdhënie me njëri tjetrin kanë hapësira komunikimi, por kanë edhe kufi, sepse janë të pavaruar.

Koordinimi i këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniformë përsa i përket performancës në raport me negociatat, e të gjithë institucioneve mund të garantohet në Kuvend bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë dhe ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari.

Nëse përparon qeveria dhe jo një x institucion, strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, cili është instrumenti që ky institucion të vihet përballë përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari.

Askush dhe askund përveç se në Kuvend. Përfshirja e një mase kaq domethënëse, përmes botës akademike, rrjeteve të shoqërisë civile dhe mediave është garanci për të nxjerrë maksimumin e mendimit intelektual dhe të cilësisë në qasjen tonë ndaj problematikave.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Arber iliri says:
    November 27, 2024 at 2:08 pm

    Pronat nje nyje Gordiane,por nuk mund te zgjidhet si Aleksandri i madh.E veshtire por jo e pamundur.

    Reply
  • mali says:
    November 27, 2024 at 2:29 pm

    Filloi demagogu ta heqe nga bytha pergjegjesine qe per 100 vjet BE nuk e qas as ne dera.
    Me imazhin e Ilir Metes ne burg kerkon te mashtroje dhelpren plake ,Europen.
    Nuk ka ndermend europa te mbaje ne kuriz nje mini qytet me 2,4 milion banore ku eshte kolumbi e vogel ne gjirin e europes.

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 27, 2024 at 3:26 pm

    Cilat jane keto frontet e institucioneve, se na habiti
    Ata qe emeron vete?

    Reply
  • intelektuali says:
    November 27, 2024 at 3:34 pm

    Edi Rama po sajon:

    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER ANTIKORRUPSION
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER MIRQEVERISJEN
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER KRIMIN E ORGANIZUAR
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER ANTARSIMIN NE BE
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER LUFTEN NE UKRAINE
    KOMISION TE POSACEM PRALAMENTAR PER GJENOCIDIN NE SREBRENICE
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER PIRAMIDEN E ENVERIT
    KOMISION PARLAMENTAR PER LANC-IN ME KRYETAR SOKOL SADUSHIN E KLD
    KOMISION TE POSACEM PARLAMENTAR PER 29 NENTORIN E ZI TE HISTORISE

    kur:

    Cuni i Kristaqit injoranti pa diplome dhe pa asnje profesion te mirefillte, por qe ka dipllomen e posacme te HAJDUTIT e ka gjysmen e qeverise me arrest ne burg apo arrati me akuza te renda nga Prokuroria e Posacme – SPAK qe Parlamenti e votoi unanimisht pa asnje Komision te Posacem Parlamentar.

    prandaj:

    Kur do te ngrihet nje Komision i Posacem Parlamentar qe te hetoje si dhe qysh gangsteri komunist, Edi Rama korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Siguriit te Enverit, sepse per zullumet e tjera enveriste Botes nuk i plas fare fare, aspak.

    Reply
  • capi says:
    November 27, 2024 at 3:39 pm

    Me duket se po flet me vete o zoteri. Dy pushtete i ke: Legjislativin me shumice votash, Egzekutivin ke qeverin qe drejton. Juridiku me duket ka mbetur qe le ta pranojme eshte i pavarur, dhe per kete nuk jam i sigurt.
    Nuk di cfare po kerkon.

    Reply
  • soza says:
    November 27, 2024 at 4:02 pm

    Atje te shkojne te gjithe. te japin llogari para sulltansalepit.

    Reply
  • Pusht-shtet (Ko)Doshesh says:
    November 27, 2024 at 4:28 pm

    Llogaria te filloje me ate force politike e ate Kreun e saj qe ne ate salle Parlamenti ka futur e ulur si Ligjvenes Deputete me Precedent Penal. Kaq do mjaftonte .

    Reply
  • Ppsh says:
    November 27, 2024 at 8:47 pm

    vetem presidenca eshte me keq se kuvendi
    Imagjinoni populli voton njerzit qe ti dhe berisha i ve perpara ky eshte kuvendi sot
    Jo mo zoteri un them ti dhe berisha jeni sot kuvendi dhe kjo jo per faj te popullit por tuajin
    Sot shqiperia ka nje autokraci dhe kjo pelqehet shum ne BE per shtetet qe ajo nuk do ne gjirin e saj

    Reply
  • demo says:
    November 27, 2024 at 11:51 pm

    “Koordinimi i ketij fronti dhe ecja ne menyre uniforme persa i perket performances,,,”
    Une kam studjuar Terminologji dhe Stilistike dhe kam ndot te flas dhe te shkruaj te tilla brockulla,jo nje drejtues shteti qe nuk i ka as ato 2 miljon banore,,nuk ka as Front,as Uiforme(se eshte pa ushtri).Performance ka ato gomone,e maune qe mbushin kampet e refugjateve.
    Nuk e imagjinoj dot shtetarin ushtarak Alfred Moisiu te denigroje Simbolet e shenjta te Stetit deri ne ate shkalle,sa te lepihet per te bere nje poze me Kol Capen,apo me Ardjan Capen,sikur me qene Presidentat e Amerikes.
    Mor po aq te dhjere dhe aq te servilosur une nuk e kam pare edi Ramen as ne fotografite me Presidentat e Amerikes.
    Lexova para nje ore tek lapsi.com pergjimet e gangsterave te bandave te elbasanit,vura duart ne koke.
    Kupolen e shtetit,kupolen e gjykatave,kupolen e gazetarise,kupolen e Universitetit Ekonomik,i urdheronte Banda.S
    Me e keqja e te keqijave eshte se nuk i kerkonte Banda keta,,por e kerkonin keta Banden.Lidhjen me Krimin e kerkon Shteti.Pushteti Egzekutiv,Pushteti Gjyqesor,pushteti Mediatik,Pushteti Arsimor,kerkonte Sherbimet e Krimit.
    Kete konkluzion nxorra une nga pergjimet e botuara sot. Kapo i Grupit me emrin Marius Lulja i shkruane gazetarit Artan Hoxha para se te shkonte ne emisjonin Opinjon per kryeministrin:Ky kurv i pabese,mashtrus kalibri.Nxirrja bojen ketij kurvi te pabese qe ben si Ismail Qemali! Ja,,Cfare vlere kane tani at lloqet pa brume,jo koordinimi,jo fronti,jo Performanca,sikur ky eshte Ajzenhauri,ka hapur Ftontin e dyte dhe po orjenton tre koorpArmata me miljona ushtare dhe mjete drejt Fitores.
    Ky mua me kujton Llazin,qe kendonte ne hale,prej frykes.
    Sot ky prej frykes nxorri Berishen prej izolimit ,qe u u prit si hero.Kesaj ja kam friken,sepse Turma po te pa fitimtar te voton.Berisha kafshon.Keto grupet kriminale,kur mori pushtetin Berisha,ishin femije,foshnje.Berisha Hodhi RASATIN,.Berisha i mbolli.
    KOMANDONTE KRIMIN.RAPORTET ME BANDAT I KA NPM.BODIGARDAVE.Dhe me e keqja eshte se po i sherbeve,,Berisha i merr ne mbrojtje kriminelet e vet,nuk ja dorzon SPAKUT,si edi rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?