Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Berat turistët janë shtuar, por nuk ka kush t’u shërbejë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në Berat turistët janë shtuar, por nuk ka kush t’u shërbejë
EkonomiKomunitet

Në Berat turistët janë shtuar, por nuk ka kush t’u shërbejë

Published: June 10, 2022
Shpërndaje

Çifti gjerman, Romy dhe Marcus Weber mbërriti në Berat më 23 maj bashkë me dy fëmijët, si pjesë e një turi 2-javor nëpër Shqipëri.

“Kemi vizituar deri tani qytetin e vjetër, kalanë. Nesër duam të shkojmë te kanionet. Berati është një qytet i mrekullueshëm. Megjithatë, veç pjesës historike, duam të shijojmë edhe natyrën, duam të notojmë pak,” thanë ata.

Pas dy vitesh bllokim nga pandemia e COVID-19, qyteti i Beratit është rigjallëruar sërish nga turistët e huaj. Por ndërsa pronarët e njësive akomoduese po i gëzohen shtimit të rezervimeve, ata po përballen njëherazi me mungesë stafi dhe rritje të çmimeve.

- Publicitet -

Bora Aliaj, menaxhere e një hoteli me 4 yje pranë qendrës historike të Beratit thotë se gjysma e stafit të saj emigroi papritur në prag të sezonit.

“Unë në shkurt-mars nuk kisha punë, por e mbajta stafin të mbingarkuar në mënyrë që ta kisha për sezon. Dolën kontratat, ikën të gjithë,” tha Aliaj.

Menaxherja e hotelit thotë se është përpjekur t’i zëvendësojë të ikurit me të rinj dhe se aktualisht është duke punuar me nxënës. Por ajo ankohet se ata nuk e kanë “edukatën e punës”.

Statistikisht, ankesat e bizneseve në Berat bien në kontrast me të dhënat e Zyrës lokale të Punës. Gjatë muajit prill, kjo zyrë numëronte 118 punëkërkues, 34 kërkesa për punonjës dhe kishte ndërmjetësuar punësimin e vetëm shtatë personave.

Albi Kosovari nga Zyra e Punës Berat i tha BIRN se kontradikta shpjegohet me faktin se punëkërkuesit e regjistruar nuk plotësojnë kushtet e përvojës dhe njohjes së anglishtes, kur ato janë të nevojshme.

Kosovari shtoi gjithashtu se punëkërkuesit e kualifikuar largohen jashtë vendit ose në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku pagat janë më të larta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Genc says:
    June 12, 2022 at 8:48 am

    Privatet duhet te rrisin pagat … Punonjesit jane aseti me i vyer. Ndersa “pronaret” nuk duhet te fitojne nga pagat e punonjesve por nga rritja e vleres se sherbimeve cilesore … Mos u beni cungune dhe mos genjeni veten se nuk do gjeni asnjehere punonjes me te mire se shqiptaret.

    Reply
  • Hasan says:
    June 12, 2022 at 3:50 pm

    Ju s’doni punonjes doni skllever moderne qe te punojne per ju vetem per buken e gojes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)
  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?