Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital
KronikeKryesore

Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Fran Tuci ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër.

Tuci është arrestuar me urdhër të SPAK. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen se dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

- Publicitet -

Prokuroria e posaçme ka shpjeguar se nga hetimet “ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”.

Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se kompania private “duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa pasur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë- Arrëz”.

Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur partisë socialiste, nga viti 2015 deri para pak muajsh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA
  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?