Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ne do të ndahemi nëse nuk e bën”, Rama: Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin e Macron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Ne do të ndahemi nëse nuk e bën”, Rama: Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin e Macron
KryesorePolitike

“Ne do të ndahemi nëse nuk e bën”, Rama: Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin e Macron

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaron se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi Rama.

- Publicitet -

Kryeministri tha gjatë intervistës se “nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund t’a quaj të tillë, por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së,  BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. Pra kjo është e gjithë situata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dilja publikisht dhe të thosha atë që i thashë Dimitar Kovaçevski. Unë isha ai që i thashë atij më përpara, se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi gjatë një diskutimi që zhvilluam në kthim nga Brukseli dhe i thashë që tani është në rregull”.

Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi.

“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani”, nënvizoi Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Beji mire Shqiperise dhe KUPTOJE se zvarritja eshte nje loje says:
    July 4, 2022 at 9:00 am

    Duhet ta kishe bere qe kur Greqia e nisi dhe lere pastaj, kur e vazhdoi Bullgaria.
    Ja shikoje vete, sa bije dakord Baullgaria, nis nga pretendimet Maqedonia, Kjo sepse eshte pune qarqesh,qe duan ta sabotojne, pse jo edhe Shqiperine. Pranej, keputi lidhjet me Maqedonine dhe lere Shqiperine te vazhdoje rrugetimin per ne BE.

    Reply
  • e verteta says:
    July 4, 2022 at 9:27 am

    TRADHTAR KE QENE GJITHMONE….

    Reply
  • demo says:
    July 4, 2022 at 9:51 am

    Kur te ndahesh nga Maqedonia,,do te kerkoje greku detin Jon me se s`ben.
    Hollanda nuk po ndihet per Legalizimin e Kanabizit,,Se ka dhe Ajo ca plantacione te Legalizuar me Tulipane.
    Hoqi veton per Lazaratin,,por kur te filloje Myzeqeja,,Hollanden e ke bllok betoni qe te perplasesh koken.
    Une them lere Evropen dhe shiko te rrisesh rrogat e popullit..Me ato te ardhura,tatim taxa shperndaja popullit fukara,jo vetem oligarkeve.

    Reply
  • Mali says:
    July 4, 2022 at 11:38 am

    LERI KETO PUNE
    SE NUK JANE PER TY
    LERE MOR TURIZMIN
    STUPID ITS EKONOMI

    Reply
  • Tártari says:
    July 4, 2022 at 1:23 pm

    Vazhdoni te genjeni apo vazhdoni te genjeheni? Ju na more “zvarre” me 1990, “e duam Shqiperine si gjithe Europa”. Por as nuk i shtruat nje pyetje vetes: Po Europa, e do Shqiperine si gjithe Europa? Sot del Bullgaria, dje Greqia, pardje Hollanda, neser Austria dhe Sllovakia etj etj. Jane kombinacionet e pafundme qe nuk i kuptojne, apo nuk duan t’i kuptojne budallenjte dhe te shiturit.

    Reply
  • Aldrin says:
    July 4, 2022 at 2:37 pm

    Martese me konfliktin dhe beson fort, cope kellire.
    Kellire ne shprehje, kerme ne mendime, Cope plere e ndyre antishqiptare

    Reply
  • Alex says:
    July 4, 2022 at 2:57 pm

    Kryeministër, reformo kabinetin (që është kthyer në Stan me lepuj) dhe menyren e të menduarit dhe të vepruarit, bëni detyrat e shtëpisë se vëndi po braktiset masivisht sikur të ishte viti 97 dhe leri pordhët me rigon se nuk t’i zgjidh BE problemet e brëndëshme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?