Dubai Miracle Garden, përkatësisht kopshti magjik në Dubai, është kopshti më i madh me lule natyrale në botë.
Nga viti 2013 është hapur për vizitorë. E në këtë kopsht janë mbjellë mbi 150 milionë lule, dhe shtrihen në një hapësirë prej 72 mijë metra katrorë, transmeton Telegrafi.
Për ujitjen e këtyre luleve, shpenzohen mbi 700 mijë litra ujë në ditë.
Ky kopsht nga viti 2016 ka arritur të mbajë rekordin në librin Guiness, për skulpturën më të madhe të bërë nga lulet.
Fjala është për skulpturën në formë të aeroplanit Emirates Airbus A380. Dubai Miracle Garden është bërë destinacion i preferuar për numër të madh të adhurues të natyrës dhe shëtitjeve.
Gjithashtu atje shkojnë çifte që duan të martohen në një ambient të përkryer. Këtë kopsht e vizitojnë 1.5 milionë njerëz.
E çmimi për të hyrë në këtë kopsht për një person të rritur është 13 euro e për fëmijë 9. /Telegrafi/
a.m/dita

Dubai ka nje mut.Shkretetiren e bene shatervan parate e naftes.Shqiperia nuk eshte artificiale si Dubai,,por zoti e ka krijuar parajze mbi dhe,,me uje,me nfrohtesi,me dete dhe male,,poooor me maskarenj,hajduter njerez ,hajduter popull,hajduter qeverri,,qe e kane kthyer ne kosh plerash.
Per pak kujtova se ishte Tirana ime me ato kioskat e malokeve kur vetem era shurr e mut vinte tek parku Rinia. Apo mbrapa stadiumit Qemal Stafa. Ose Kamza e shkrete.Sa gjynah qe Tirana ishte me perpara si Dubai.Tani eshte bere me Lali Erin si mos me keq.Na ka marre malli per ate aromen e kendshme te parkut Rinia!