Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ne e çmojmë kontributin e shqiptarëve”, ambasadori britanik: Jam i zhgënjyer nga mediat e vendit tim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ne e çmojmë kontributin e shqiptarëve”, ambasadori britanik: Jam i zhgënjyer nga mediat e vendit tim
KronikeKryesore

“Ne e çmojmë kontributin e shqiptarëve”, ambasadori britanik: Jam i zhgënjyer nga mediat e vendit tim

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Në një kohë që media dhe politika londineze trajton së gjeri çështjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, me ngjyresa që janë cilësuar deri edhe përçmuese, në Tiranë, një konferencë shkencore, trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre.

Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith ndërsa flet për marrëdhënie mes qeverive e popujve, ai theksoi:

“Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë. Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike. Ata meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes”, është shprehur King Smith.

- Publicitet -

Ndërsa vlerësoi Shqipërinë në 1 vit të qëndrimit të tij këtu, ai shtoi: Ne duam të frymëzojmë të rinjtë për të ardhmen dhe të krijojmë partneritete të gjata me ndikim pozitiv. Duhet të investojmë më shumë dhe të ndihmojmë komunitetet që të jenë të stabilizuar këtu”.

Diplomati u kërkoi historianëve të jenë të drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj tij dhe qeverisë britanike edhe për kërkesat që mund të kenë.

Në fakt, vetëm pas tre muajve sulme të paprecedentë ndaj shtetasve shqiptarë që kalonin kanalin e La Manshit me gomone, duke rrezikuar jetën, ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama, duke sulmuar edhe ky autoritetet britanike.

Ndonëse ai më herët i ka garantuar këto autoritete se vendi është i sigurt dhe se shqiptarët nuk kanë ndonjë arsye të largohen. Por prej muajsh drejtuesit e ministrive të brendshme të të dy vendeve kanë sajuar marrëveshje kundër emigrantëve shqiptarë të cilët kanë mësyrë Anglinë masivisht këtë vit, për një jetë më të mirë dhe më të sigurt.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:
    November 11, 2022 at 10:23 am

    Ironike …100 vjetori i marredhenieve (me te futur) me UK …..harrova …qe nga copetimi i territoreve shqiptare ne favor te gjitoneve hijena historikisht…..kjo duhet kujtuar mbi te gjitha

    Reply
  • Shkumbini says:
    November 11, 2022 at 10:27 am

    Nuk ke perse te tregphesh i zhgenjyer, se ju anglo-amerikanet kete fytyre hipokrite keni me te gjithe Boten, sidomos me ne Shqiptaret. Hijena te pabesa.

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 3:38 pm

    Anglezet gjithmone kane bere politika te pista ne drejtim te shqiptareve. Por mire ja u beri Enver Hoxha kur minoi kufirin detar dhe nje anje angleze u mbyt.Mos i referehoni asaj ngjarje dhe na e thoni te pakten se demshperblimin e keni marre.

    Reply
  • dalta says:
    November 11, 2022 at 4:09 pm

    kur degjoj dhe lexoj se cthot ky anglezi i sukthit me kujtohet libri”arti i luftes” i perandorit kinez lao tce(??). Beje nje popull te besoj ate qe do ti dhe e ke arrit qellimin.

    Reply
  • Lutroi says:
    November 11, 2022 at 5:56 pm

    Enveri jau ka treguar vendin kurdo e kujtdo kur eshte dashur e duhet marr shembull , por Andis duhet ditur qe kanalin e Korfuzit nuk e minoi Ai.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV-ja ndryshon qëndrim, vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?