Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkohet një kandidat konsensual! Procesi i bllokuar për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në pritje të paktit politik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Kërkohet një kandidat konsensual! Procesi i bllokuar për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në pritje të paktit politik
Shoqëri

Kërkohet një kandidat konsensual! Procesi i bllokuar për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në pritje të paktit politik

Published: September 22, 2023
Shpërndaje

Vetëm 7 nga 15 kandidatët për postin e Avokatit të Popullit kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të mbetet peng i mungesës së konsensusit politik, ndërkohë që janë zyrtarizuar 7 emra kandidatësh që kanë mbledhur firmat e jo më pak se 28 deputetëve nga lista me 15 kandidatë që plotësonin kriteret ligjore.

Kandidaturat për Avokat të Popullit që kanë siguruar mbështetjen me firmë dhe i kanë depozituar në Kuvend janë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

- Publicitet -

Dy prej kandidatëve, Vitore Tusha dhe Tartar Bazaj vijnë nga një karrierë në sistemin e drejtësisë, ndërsa kandidatët e tjerë vijnë nga avokatia.

Me rihapjen e garës në korrik, shprehën interesin si kandidatë edhe Ahmet Prençi, Alket Jaupi, Drita Avdyli, Endri Papajorgji, Ilirjan Rusmali, Lefterije Lleshi (Luzi), Robert Gajda e Sokol Hazizaj.

Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend, ku Avokati i Popullit zgjidhet me 3/5 e të gjithë anëtarëve.

Në praktikën parlamentare të së shkuarës, Avokati i Popullit është propozuar përgjithësisht nga opozita, por këtë radhë, maxhoranca dhe rrymat e ndryshme brenda opozitës nuk po gjejnë konsensus, duke shkelur afatet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë, ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deklaruan se po negocionin për një emër konsensual duke i qëndruar traditës politike për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Por edhe pas negociatave, Kuvendi nuk arriti dot të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, pasi mazhoranca rrëzoi me votë dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

Burime nga Kuvendi thanë për DITA se së shpejti pritet një takim i krerëve të grupeve parlamentare në kërkin të një emri konsensual që i tejkalon mosmarrëveshjet mes palëve. Presioni për të arritur një konsensus është rritur edhe nga faktori ndërkombëtar në Tiranë.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike.

Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington
  • I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari ndërron jetë gjatë përpjekjes për të shuar flakët
  • SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  • Drejt një përshkallëzimi të ri në Iran? Çfarë sinjalizon vendosja e re e madhe e forcave amerikane
  • Shqipëria nuk prodhon, rritja e PBB-së vjen nga administrata dhe taksat

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  2. Anonymous on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë
  3. child porn on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  4. Detari on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. xxx on Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?