Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në këtë qeverisje, faji ka emër dhe fytyrë”, interpelancë në Kuvend për skandalin në Onkologjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Në këtë qeverisje, faji ka emër dhe fytyrë”, interpelancë në Kuvend për skandalin në Onkologjik
Lajmi i funditPolitike

“Në këtë qeverisje, faji ka emër dhe fytyrë”, interpelancë në Kuvend për skandalin në Onkologjik

Published: July 4, 2024
Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik, pranë QSUT, është shprehur se secili prej mjekëve nën akuzë duhet të përgjigjet për çdo veprim që ka kryer.

Ajo u shpreh se “në këtë qeverisje faji ka emër, fytyrë dhe jo përgjithësime”, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë duhet të hetojnë me zero tolerancë çdo individ që ka abuzuar me misionin e mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve.

“Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë. Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike”, tha ministrja më tej.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e saj

Do të përpiqem të sqaroj përmbledhtazi gjithçka në lidhje me këtë ngjarje për të cilën jemi pozicionuar qartazi, qoftë politikisht por edhe nëpërmjet akteve dhe vendimeve të marra.

Së pari dua të sjell në vëmendje reagimin dhe qëndrimin në tërësi të qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit, i cili duke vlerësuar posaçërisht situatën u angazhua personalisht për të qartësuar pozicionin institucional që kemi ndaj çdo fenomeni që bie ndesh me qasjen tonë të cilën unë do ta përkufizoja me devizën punë dhe nder.

Pikërisht kjo devizë, që e gjej të mishëruar në mënyrën sesi përpiqemi të qeverisim sa më mirë dhe me përkushtim, më bën të ndjehem e nderuar që kontribuoj në këtë kabinet qeveritar që nuk iu shmanget përgjegjësive apo sfidave të çfarë do lloj niveli apo vështirësie qofshin ato.

Ne jemi ata që marrim përgjegjësitë dhe përballemi me to duke mos i shmangur apo mbuluar ato, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mendësisë reminishencat e së cilës janë të ekspozuara qartazi edhe në skandalin që ndodhi me një grup individësh, që kanë thyer çdo element njerëzor e profesional në spitalin Onkologjik. Në këtë qeverisje faji ka emër, ka fytyrë dhe jo përgjithësime.

Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë: Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike!

Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë!

Secili prej tyre, duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer që në vlerësimin timin personal, të institucionit që përfaqësoj dhe qeverisë gjithashtu përbën faj të rëndë e të patolerueshëm në nivelet e një krimi që hyn te veprat kriminale.

Sigurisht,  dukshëm standardi sesi ne kemi transformuar mendësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimeve e detyrimeve publike në çdo aspekt, nuk do të kishin kuptim pa implementimin reformës në drejtësi e cila bën dhe ndarjen e qartë mes përgjegjësisë për të qeverisur,  për t’u qeverisur dhe për t’u distancuar e ndëshkuar çdo akt të papërgjegjshëm i kryer me ose pavetëdije.

Në lidhje me zullumin qe doli ne dritë në Spitalin Onkologjik, dua të theksoj se Ministria e Shëndetësisë, që në momentin e parë në të cilën u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi menjëherë dhe bëri thirrje publike për të zbardhur deri në fund ngjarjen.

Dhe gjej rastin të përsëris të njëjtin qëndrim edhe sot për të inkurajuar organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është implikuar dhe ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve, me pasoja edhe zhvatjeje për ta.

Por ndërsa shpreh këtë qëndrim të prerë për ata abuzues, dal, jam dhe do të jem krah dhe në mbrojtje të çdo anëtari të trupës spitalore të QSUT dhe jo vetëm që profesionin e ka të shenjtë dhe bluzën e bardhë të panjollosur nga korrupsioni dhe as nga korruptimi politik.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Kajmakëria rilindjotase says:
    July 4, 2024 at 10:40 am

    E shiqoni o shokëni se sa të përkushtuar e të pastër në shpirt i ka partia kuadrot e saja? Kuadrot e partisë janë kalá e pamposhtur e nuk tunden kollaj nga istikami. Ata nuk as nuk përkulen dhe as nuk dorëzohen, sado të vështira të jenë situatat. Ata as nuk japin dorëheqje dhe as hapin krahun, pavarësisht skandaleve në rritje, pavarësisht akuzave pa fund, pavarësisht dështimeve spektakolare. Përkundazi, sa më të dukshme këto dukuri, aq më të forta shtrëngimet e duarve pas karriges së deputetllëkut. Lum partia për rroçkat që ka!

    Reply
  • SPAK says:
    July 4, 2024 at 10:51 am

    kemi harruar korrupsionin e Dhendrit te Saliut me Banken Boterore qe u mbyll! SPAK duhet te beje detyren! Askush s;eshte i mun para ligjit! SPAK s’duhet te mendoje se mund te beje si te doje! Per mua Dumani dhe prokuroret e tjere qe jane marre me Saliun dhe Liken duhet te japin doreheqjen! Doreheqja tregon shkallen e zbatimit te ligjit!

    Reply
  • Phoenix says:
    July 4, 2024 at 10:54 am

    Me e pakta qe duhet te kishe bere moralisht, ishte te jepje menjehere e personalisht doreheqje nga ai institucion kriminal qe te emeruan dhe perfaqeson. Po ju nuk keni moral sepse jeni Plehra. Jeni llumi i llumit, qe u kapultuat ne poste drejtuese.

    Reply
  • km says:
    July 4, 2024 at 11:25 am

    Asnje doreheqjen.Korrupsioni ne mjekesi eshte i lidhue qe me prishjen e sistemit te kaluar.Si dhe me cfare u ndertuan klinikat private,spitalet private?Sa politikane Jane prapa ketyre spitaleve? Shembull i fundit.Nje komentues shkruani se pas atij doktorrit trashaluq te onkologjikut ,pronar i Megis eshte djalit i tezes se tij,Flamur Noka.Thuhet se pas Amerikanet eshte familja Berisha Malltezi.Te zonja e keshillit te mire Tritan Shehut.Doktorret? Viti 2006.Shef i neurokirurgjise te Spirali qendrore Nene Teresa kishte pese stazione skaneri ne Tirane,Durres,korce,Shkoder,vlore.Shoferi i tij ishte teknik i skanerit i cili ne Shkurt 2006 nuk punoi asnje dot.Sa te semuret e spitalit 5 coheshin per skaner te klinikat e petreles ,After kinema 17 Nentorit,me autoambulance private te parkuar ne oborrin para hyrjes se neurokirurgjise.Shoferi i shefit dhe …teknik ashensori.Mbante celsat ne xhep,ndersa te semuret per nje elo,zbriteshin nga Kati i katert me krahe ne krevat nga familiaret.Eh sa Ka Belul mjekesia,ne kohe dhe hapesiren.Doktorret?Ne Spitalin Amerikan 3 ,mjeket neurokirurge me Petrelen ne krye shkonin Benin viziata dhe nderhyrjet.A kishin Leke? A kishin kontrate ligjore?.Kardiokirurgu me i mire i votes ,i conte te nje klinikes private per operim” Ka kushte me te mira,do ta beje atje…”Dhe gjithandej heshtje.Edhe ne Itali punohet nga Doktorret te shquar,por …me kontrate legale…me lejen te akorduar me institucionit ku punon.Kur pacient dergohet ne klinikes private nga Spitalin shteterore pagesa behet nga institucionit shteterore,Jo nga pacienti.
    Po’ qe se hetimin nuk shtrohet qe nga 1992 nuk do ti dalin kurre rrenjet se keqes.Ndryshe ,si ne drejtesi ku vetingu eshte i deshtuar dhe bashke me te dhe drejtesia.Shembuj Ka sa te duash te vjeter dhe te rinj.Pse? Sepse Jane po’ ATA.Nje barcalete popullore thote:- premtoi qenit se nuk do te ha te me mut.Pas Ca oresh e gjeten Duke ngrene.-“po’ ti,mor qene u betove se nuk do te hash me “-“po’,t’ha qenit,por une u betova per te njomin,Jo per te thatin”.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 4, 2024 at 11:34 am

    IK OJ MASKARESHË MINISTRESHË LARGOHU TI ME EDVIN BALLISTIN
    FËLLIQËSIRA!
    VOTO L.BASHËN! 7×7=42

    Reply
  • Flora keci says:
    July 4, 2024 at 12:28 pm

    Zonja Kociu vërtet që ajo që ndodhi ka një emër bashkë me ata hajdut jeni ju zonjë drejtoresha e spitalit ish ministrja e shëndetësisë manastirliu si dhe ministri i drejtësisë manja e kryeministri Rama turpe duhet t’ju vrasë ndërgjegja për ata pacientë që janë larguar nga kjo jet por bashkë me ju zonja Nushi vrasës jepni doreheqjen

    Reply
  • Remo says:
    July 4, 2024 at 12:53 pm

    Z. ministre, minimumi per ju, duhet te ishte doreheqja. Nuk e beni sepse jeni shpirtzese si ai thesi me mut i ashtuquajtur “doktor”! “Ministre e shendetesise edhe mbrojtjes sociale”?! Ministre e shendetfatkeqesise dhe mbrojtjes socialSSaliste! Ne kete qeveri e ate perpara jush, “faji ka emer”, dhe ai eshte, Edvin-Sali-Beqo-Mavri!

    Reply
  • luzati says:
    July 4, 2024 at 1:42 pm

    kjo zonje do ta shikoni pas 1 viti ku do te perfundoje me pranga ne duar qe nuk do t3e kete ER qe ta mbroje , kjo po mundohet te mbulonje te hajnite e paradhesve te saj , por do denohet per mos veprimet e saj.E degjuat cfare tha se do reformoje Urdherin e mjekut ????Dhe se klinikat private do jene vetem per patronazhistet ?? E pate qe ajo qe ER e quan ajken e inteligjences ne mjeksi kur mbaroj fjalimin ku i shante dhe injoronte duartrokiten ??? Sikur ishte takim elektoral qe ashtu ishte me patronazhistet e tij……KJo me kujton kohen e komeniszmit kur B.Ballukun po e conin drejt exekutimit , dhe ai mbante ne dore librin e EH kur lindi partia? Keshtu jane katandisur edhe keta….

    Reply
  • Bardhi says:
    July 4, 2024 at 1:45 pm

    Te degjosh interpelancen e ministre se shendetsis ,te bene te mendosh se po flete ne nje mehall duke nxjerre nga goja veprime te nje pune si u vepprua kur skandali ndodhi dhe demtimet jane shume te vogla.Por i ketij niveli eshte parlamenti yn,me njerez medioker dhe qe mbizotron shprehja pasmeje u befte qameti dhe ajo qe kur i vodhen lopen te gjithe i thonin fajin e ke vete.Dhe me dhembje tha po ai qe vodhi ska faj?.Z na tha vetem per masat qe u moren pasi u be prezent ne media ,sa mire e dini ate shprehjen emblem te kryeministrit tone se sejcili dash varet nga kembet e veta?Kur e lexova thashe do jete ngritur nga pozita ndonje ee te thriste me te madhe Z.na trego se cpune eshte bere nga institucioni qe drejton per te parandaluar kete krime ndaj gjithe popullit,ndaj te smurve pas te gjithave per rrezatimin 20 fish mbi dozen?sa kontrolle e tjer e tjera te detyres tende funksjonale? Qe me punen tuaj te dobet ke bere krime dhe kur theme kame te drejte plotesishte se me punen e pa afte te tenden ke vrare njerez.Vetem ne kohen e demokracis ndodhin veprime te tilla ku me punen drejtuse te dobet behen krime ndaj popullit e shyn as nje gjemb ne kembe.Kjo vjen si rezultat qe punes i vihet njeri ku pervoja dhe eksperinca,ndjenja e pergjegjesis eshte xero.Dhe kjo pune as do kete zgjidhje dhe zhvillim sa po e gjithe administrata tek ne üunon pa pergjegjesi e drejtuesiit jane ne nje forme a ne tjetren shohin ne rruge jo ligjore vetem fitimet e tyre?.E vetmja fjali me me nd qe ka thene Salinji qe ne te gjithe duhet te hikim.Üer cdo problem qe opozita nderrmerr ne parlament eshte krejtesishte pa vlera se i kane bere vete kur kane qene ne pushtet.E sa do te kerkojn te pozita per cfare do pergjegjesi vete i kane bere 10 here me pa skrrupull se keta qe jane ne pushtet.

    Reply
  • Kajmakëria rilindjotase says:
    July 4, 2024 at 2:32 pm

    E shiqoni o shokëni se sa të përkushtuar e të pastër në shpirt i ka partia kuadrot e saja? Kuadrot e partisë janë kalá e pamposhtur e nuk tunden kollaj nga istikami. Ata as nuk përkulen dhe as nuk dorëzohen, sado të vështira të jenë situatat. Ata as nuk japin dorëheqje dhe as hapin krahun, pavarësisht skandaleve në rritje, pavarësisht akuzave pa fund, pavarësisht dështimeve spektakolare. Përkundazi, sa më të dukshme këto dukuri, aq më të forta shtrëngimet e duarve pas karriges së deputetllëkut. Lum partia për rroçkat që ka!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    July 4, 2024 at 4:22 pm

    Mos harroni shendetesine deri para disa vitesh,gjithcka e korruptuar,gjendja eshte shume me mire por jo si duhet.Saliu me Nul noken e kthejne ne rrumpalle serish .

    Reply
  • mali says:
    July 4, 2024 at 4:24 pm

    Mire,mire! Thote Rama.
    Ju nuk keni pare asgje akoma.

    Reply
  • Mirësia says:
    July 5, 2024 at 2:50 am

    Koha e Saliut mos ardhtë kurrë! Sot përsëri është shumë keq në krahasim me atë që mendonim. Faji me të vërtetë ka emër dhe fytyrë, por ky emër dhe kjo fytyre është në radhët tuaja, sidoqoftë kjo për ju është një njollë e zezë dhe si shumë të tilla po ngjasin në administatën shtetërore në të gjitha nivelet. Nuk e kuptoj kur kemi realizime, ato janë meritë e qeverisë kur ndodhin ngjarje që të shokojnë nga e liga, këto janë personale, kjo personalja nuk ka lidhje me funksionimin e institucionet shtetërore dhe kur ky personi me emër dhe fytyrë është në institucionet e larta të shtetit, dhe kur këto ngjarje sikur po ndodhin shumë shpesh dhe të strukturuara dhe organizuara me grupe bashkëpunuese. Më e pakta që mund të ndodh nga institucionet e shtetit është të mbahet përgjegjësi dhe të nxjerrin konkluzione për të ardhmen por jo një neglizhencë totale. Përgjigja e ministres është të vesh kujën, papërgjegjshmëri, arrogancë dhe indiferentizëm.

    Reply
  • Dursakja says:
    July 5, 2024 at 2:59 am

    Një fjalë e urtë thotë :kur gabon i vogli ka kush e rregullon, kur gabon i madhi familjen e merr lumi.

    Reply
  • vlonjati nga IZRAELI says:
    July 5, 2024 at 6:39 am

    MINISTRE fol cfare tte duash se ti je ndershme ne vorbullen e super te korruptuar te sali berishes ,te nokes shehut ekompani .VJEDHJET ETYRE JANE TE PALLOGARITSHME .Nga viti 1992 kjo shendetsi qe eshte sot filloi dhe nuk ka te mbaruar .Ata qe bejne derder ne parlament jane autoret e ketij korrupsioni bashke me drejtesin e plepave dhe arsimin ehajdutit te librave dhe kartoneve te saliut te shkollave te larta.TI JE ME KULTURE DHE NUK MUND TE MERRESH ME ATA HAJDUTE PROFESIONIST DHE MAFIONER.TI E DI QE NOKA ESHTE DR SE JA DHA PARTIA KUR ISHTE MINISTER DIPLOMATI I KURSIT DYVJECAR TE REZERVAVE TE PUNES ,NARD NOKA,
    MOS u merr me ata mafioner

    Reply
  • vlonjati says:
    July 5, 2024 at 6:56 am

    Shumica ben gjithmone sikur e don opoziten ne parlament ( kjo ndodh vetem kur ligji kerkon 84 vota)por me pas vendos po vete me forcen e kartonit ! Sipas shumices jane vetem ataqe jane te zgjuar (dhe ne ja kemi pare hajrin zgjuarsise se tyre) dhe nuk kane nevoje per opoziten por vetem te miratojne ligjet si i duan ata,dmth vetem per nr. E keqja eshte se ka dhe njerez ne “popull” si SPAK e km qe per ç’do gje qe ben shumica kerkojne qe me pare te shihet se ç’ka bere qeverisja e Berishes ( jo e Nanos ) duke harruar qe Berisha ka 11 vjet qe eshte larguar nga pushteti dhe e larguam vetem pse beri keto gjera qe po ben Rama sot ! Megjithate mendoj se dhe SPAK,dhe km kane te drejte sepse per kete paguhen.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    July 5, 2024 at 7:18 am

    Ne kete qeverisje faji ka emer dhe fytyre – kjo ministrja anonime e Shendetesise padashje ka dhene nje pershkrim te sakte te identikitit te Edi Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?