Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në komà apo në krye të negociatave? Media: Mojtaba Khamenei ra dakord për armëpushimin, me… mesazhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në komà apo në krye të negociatave? Media: Mojtaba Khamenei ra dakord për armëpushimin, me… mesazhe
AktualitetBote

Në komà apo në krye të negociatave? Media: Mojtaba Khamenei ra dakord për armëpushimin, me… mesazhe

Published: April 8, 2026
Shpërndaje

Shumë media perëndimore thonë se Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë thuajse në koma.

Por media amerikane Axios thotë se lideri i ri suprem i Teheranit ka patur rol kyç në negociatat për armëpushimin e papritur të njoftuar së fundmi.

“Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte. Ishte kaos”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan.

- Publicitet -

Sipas Axios, i dërguari amerikan Steve Witkoff zhvilloi telefonata të shumta me ndërmjetësit, duke e cilësuar fillimisht kundërpropozimin iranian me 10 pika si “katastrofë”.

Pasoi një ditë negociatash intensive dhe ndryshimesh të njëpasnjëshme, me ndërmjetësit pakistanezë që përcillnin draftet mes palëve, ndërsa diplomatë nga Egjipti dhe Turqia përpiqeshin të afronin qëndrimet.

Në mbrëmjen e së hënës, SHBA miratoi një version të përditësuar të propozimit për armëpushim, duke ia kaluar vendimin final liderit suprem iranian.

Axios thotë se për shkak të kërcënimeve për sigurinë e tij, Khamenei komunikonte vetëm përmes mesazheve të shkruara të dërguara me ndërmjetës, duke e bërë procesin më të ngadaltë dhe të ndërlikuar.

Burimet e cituara e përshkruajnë miratimin e tij si “moment vendimtar” për arritjen e marrëveshjes.

Telefonatat vendimtare dhe presionet ndaj Trump

Megjithëse deri të martën kishte shenja progresi, Trump vijoi me retorikë të ashpër, duke paralajmëruar pasoja katastrofike.

Paralelisht, zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, zhvillonin kontakte intensive me ndërmjetësit pakistanezë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbeti në komunikim të vazhdueshëm me Trump, ndërsa shqetësimi në Izrael rritej për humbjen e kontrollit mbi procesin.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, publikoi kushtet e marrëveshjes dhe u bëri thirrje palëve ta pranonin atë.

Trump, sipas raportimit, u përball me presion nga aleatë dhe këshilltarë “të linjës së ashpër” për ta refuzuar marrëveshjen, ndërsa edhe brenda rrethit të tij kishte pasiguri mbi vendimin final, deri në momentin kur ai e miratoi armëpushimin.

Pak para shpalljes, Trump zhvilloi një bisedë me Netanyahun për të siguruar angazhimin e Izraelit dhe më pas kontaktoi shefin e ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, për të finalizuar marrëveshjen.

Menjëherë pas publikimit në Truth Social, forcat amerikane morën urdhër të ndalonin operacionet brenda 15 minutash.

Çfarë pritet më tej

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi se Irani do të respektojë armëpushimin dhe do të hapë Ngushticën e Hormuzit në koordinim me forcat e armatosura.

Megjithatë, sipas Axios, mbetet e paqartë sa i qëndrueshëm do të jetë armëpushimi dhe në çfarë mase Irani do të lejojë rifillimin e plotë të lundrimit.

Zyrtarë izraelitë theksojnë se SHBA pritet të shtyjë për një marrëveshje më të gjerë, që do të përfshijë kufizimin e programit bërthamor iranian dhe të arsenalit balistik.

Bisedimet mes palëve pritet të nisin të premten në Pakistan, me mundësinë reale që tensionet të rikthehen nëse nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gixhe says:
    April 8, 2026 at 9:06 am

    Iran wins by not losing. America loses by not winning. 😅

    Reply
  • demo says:
    April 8, 2026 at 10:34 am

    Humbi Amerika.Fitoi Dritan Goxha me Olsi Sazexhiun.Shkoni beni nje DUVA n`xhami per ajatollahet e groposur dhe ato 15 mije objekte te goditur qe duan 15 vjet te behen prape.
    Izraeli sa nje gogel,
    por ka burra me GJONGEL.
    Trumpi nje burre Abrash
    Me kerbac e me kulac.

    Reply
    • Remo says:
      April 8, 2026 at 11:24 am

      Po ke harruar edhe ate mikun tend, avokat Zace Islamikun o demo

      Reply
  • demo says:
    April 8, 2026 at 4:03 pm

    Doli Antiamerikan.E kam bere hasha.
    Amerike s`kemi ku gjejme,po sa per Zace,ka Shqiperia sa te duash.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?