Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në makinë i gjenden 2.7 kg kanabis, vihet në pranga 22-vjeçari në Lezhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në makinë i gjenden 2.7 kg kanabis, vihet në pranga 22-vjeçari në Lezhë
AktualitetKronike

Në makinë i gjenden 2.7 kg kanabis, vihet në pranga 22-vjeçari në Lezhë

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Tempulli” përfundoi me arrestimin e shtetasit, Pëllumb Kalaj. Policia sqaron se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, në automjetin e drejtuar nga Kalaj, u gjet një çantë me kanabis me rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që do të transportonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

- Publicitet -

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, automjetin e dyshuar, që drejtohej nga shtetasi P. K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, lëndën narkotike që transportonte, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.

Lënda narkotike dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes
  • Spanja në udhëkryq historik: A do rikthehet e djathta ekstreme në pushtet gjysmë shekulli pas Francos?
  • Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit
  • 29 Nëntori, zhvillohen homazhet në Varrezat e Dëshmorëve
  • Ka mbetur një kosh plehrash…

Komentet e Fundit

  1. Sara on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  2. Pse Jezusi e zgjodhi si apostul? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Anonymous on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  4. Ameba on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  5. https://vagina-fuck.bokep-xxx.com/ on Përse Gazment Bardhit po i përmendin të gjithë “burrërinë”? Gazetari: Bashkëjeton me…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?