Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në moshën 58 vjeçare, ndërron jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në moshën 58 vjeçare, ndërron jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së
AktualitetLajmi i fundit

Në moshën 58 vjeçare, ndërron jetë luftëtari i orëve të para të UÇK-së

Published: January 14, 2023
Shpërndaje

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në moshën 58-vjeçare ndërroi jetë zyrtari i lartë i intelegjencës në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel në TMK dhe luftëtari orëve të para të UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Cen Aliçkaj, është lindur më 29.04.1964 në Lybeniq, rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare. Qysh në moshën 14-vjeçare ka marrë pjesë në aksione kombëtare, siç ka qenë vendosja e parullave per shkrimet e kohës “Nini rren e Ylli s’rren”. Ai ka qenë aktiv në veprimet kombëtare të viteve 1981, 1982 dhe gjatë gjithë jetës. Më 1982 burgosur politik dhe nuk ka qenë hera e parë.

Në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90, Cen Aliçkaj ka qenë njëri ndër organizatoret kryesor të Lëvizjes së Studentëve dhe të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Për shkak të ndjekjeve nga pushteti i atëhershëm, në fillim të viteve të 90-ta, ka migruar në Gjermani. Ai edhe atje e ka vazhduar veprimtarinë kombëtare, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë. Veprimet ushtarake të Cenës kanë qenë të një niveli të lartë të trimërisë dhe atdhedashurisë. Në ditët e fundit të luftës, ai ishte plagosur, duke e tërhequr kufomën e bashkëluftëtarit Xhemajl Fetahaj. Veprimtarinë patriotike dhe kombëtare, Cen Aliçkaj e ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tij.

- Publicitet -

Ai ka shërbyer edhe në TMK dhe FSK. Cena ka qenë prej atyre luftëtarëve që i ka dhënë krejt çka ka pasur për atdheun e nuk ka kërkuar asgjë prej tij. Cen Aliçkaj ka mbrojtur deri në fund idealet dhe parimet e tij dhe nuk ka bërë kurrë kompromis me dinjitetin dhe krenarinë e tij prej luftëtari.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Cen Aliçkaj ka qenë njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin! Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.”, ka shkruar Hardinaj në Facebook, duke shtuar, pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Sejdi Veseli says:
    January 14, 2023 at 8:47 pm

    Marrë pjesë në dhembjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të çlirimtarit Cenë Aliçkaj.
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i popullit liridashës shqiptar për këtë djalë besnik të tij!

    Reply
  • Fadil says:
    January 15, 2023 at 2:32 am

    Ndjeva pikëllim të thellë për vdekjen (vetëm fizike) të ushtarit të atdheut Cenë Aliçkaj!
    Ngushëllime familje atdhetare, Aliçkaj!
    Ngushëllime juve bashkëluftëtarë të UÇK-së të këtij burri liridashës!
    Ngushëllime Shqipëri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?