Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Parlamentin Evropian janë dërguar pesë draft-rezoluta për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Në Parlamentin Evropian janë dërguar pesë draft-rezoluta për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës
KosovëKryesore

Në Parlamentin Evropian janë dërguar pesë draft-rezoluta për ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Në draft-rezolutën e propozuar nga “S&D Group”, që përbëhet nga socialistët dhe demokratët i është bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të ndryshojë urgjentisht politikën e saj zbutëse ndaj Serbisë”. Po ashtu në pikën 13 të draft-rezolutës së “S&D Group” bëhet thirrje që masat e marra nga BE-ja ndaj Kosovës të hiqen menjëherë.

“Të theksohet rëndësia e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për rolin e saj në sulmin e 24 shtatorit 2023 dhe nevojën për të vendosur masa negative kundër Serbisë”.

“Të shprehet keqardhje për faktin që gjykata e Beogradit refuzoi thirrjen e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Beogradit për ndalimin e Milan Radoiçiqit, për shkak të rrezikut të arratisjes së tij, duke pasur parasysh se Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023”, thuhet në draft-rezolutën e socialistëve dhe demokratëve, transmeton KlanKosova.

- Publicitet -

Draft-rezolutë në Parlamentin Evropian ka dorëzuar edhe grupi politik pro-evropian, të cilët i kanë bërë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj të përgatisin sanksione kundër organizatorëve, financuesve dhe autorëve të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë duke u bazuar në gjetjet e hetimit.

“Shprehim keqardhje që Serbia ka rifilluar fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës; i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në draft-rezolutën e këtij grupi.

Draft-rezolutë ka dorëzuar edhe grupi i “Të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane”, grup ky që përbëhet kryesisht nga parti politike të gjelbra dhe regjionale. Ky grup në Parlamentin Evropian ka dorëzuar një draft-rezolutë prej 24 pikash, ku në pikën 2 kërkohet që të gjithë autorët e sulmit terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë, teksa ka përmendur edhe sulmet gjatë muajit maj ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

“Kërkojmë që të gjithë autorët e këtij sulmi terrorist të sillen para drejtësisë pa vonesë, përfshirë edhe në Serbi. Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme të majit 2023 kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve kosovarë; u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e këtyre sulmeve të mjerueshme”.

Po ashtu, i është bërë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës që të marrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet zbulojnë se shteti serb ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Banjskë ose në sulmet e majit të vitit 2023, apo edhe nëse autoritetet serbe s’janë të gatshme që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës.

“I bëjmë thirrje Komisionit, në këtë kontekst, të ngrijë fondet e dhëna Serbisë sipas programit IPA, nëse gjetjet e hetimit tregojnë se shteti serb ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këto sulme”, thuhet në draft-rezolutë.

Tutje, ky grup politik në Parlamentin Evropian, në draft-rezolutë ka shprehur shqetësimin nga provat që lidhin grupet kriminale në veri të Kosovës me shtetin e Serbisë. “Shpreh shqetësimin e thellë, në këtë kontekst, se të gjithë ata që janë përgjegjës për përleshjet në Banjskë mund të mos sillen para drejtësisë”, thuhet tutje në draft-rezolutë.

Në anën tjetër, Kosovës i është kërkuar themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2015”. Agresionin në Banjskë e ka dënuar edhe grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë që vijnë nga qendra e djathtë. Por, të njëjtit në draft-rezolutën e cila përbëhet nga nëntë pika, kanë kërkuar të hetohet Serbia dhe të mbahet përgjegjëse për veprimet e grupit terrorist.

Ky grup është shprehur se i mbështet thirrjet për zgjedhje në veri të Kosovës “dhe inkurajon autoritetet që të zbatojnë të gjitha politikat e nevojshme për të siguruar zgjedhje të drejta, demokratike dhe paqësore”. Ndërsa, draft-rezolutën e pestë në Parlamentin Evropian e ka dërguar grupi më i madh dhe më i vjetër në parlament i quajtur “PPE”, që është grup i qendrës së djathtë.

PPE-ja e ka dënuar fuqishëm inkursionin terrorist në Kosovë dhe sulmin kundër policëve të Kosovës në Banjskë, teksa ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të dyfishojnë përpjekjet e tyre “për të parandaluar kontrabandën e armëve në vend, e cila po bëhet duke përdorur autoambulanca dhe objektet e kishës që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe në veri të Kosovës”.

“Dënojmë strehimin e autorëve të inkursionit të armatosur në veri të Kosovës, si dhe çdo propagandë për ta, glorifikimin e veprimeve të tyre apo mbështetjen politike për ta”.

“Dënojmë përpjekjet e vazhdueshme ruse për të ushtruar ndikim mbi Ballkanin Perëndimor, dhe veçanërisht në Serbi dhe Kosovë, duke shfrytëzuar ndarjet kulturore, etnike dhe fetare dhe duke destabilizuar forcat pro-demokratike; dënojmë, në këtë drejtim, përfshirjen e mundshme ruse në sulmet e Banjskës”, thuhet në draft-rezolutën e PPE-së.

Po ashtu, PPE-ja i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian “që të vendosë masa kufizuese ndaj udhëheqjes serbe, nëse konfirmohet përfshirja e saj në sulmin në Banjskë”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga
  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  2. Drejtesia on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  3. Vlora on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  4. Vjosa on KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  5. § on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?