Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej vitesh në luftë.
Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.
Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.
Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.
Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023. Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.
FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes. Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore.

Idiotlleqe… me problem eshte obeziteti shqiptareve. Haj te themi dicka tani sa per te thene, vendi ka shume probleme po svuan njeri, bareve i ke te gjithe nga mengjezi ne darke, ky eshte problemi kryesor, deshira zero e nje pjese per punen
Po ska gje se Shqipteret jane mesuar te hane 1 here ne dite… vetem te jete mire partia dhe kryetari. Aman se mos nuk ka per te ngrene Shkelzeni, Djali i Ilirit fhe Edit se ne populli mire jemi kur jeni juve mire.
Shqiptaret le te hane mutin e Edvin Rames dhe Sali Berishes se ka me bollek
Po per popullin nuk mbetet ushqim pse qeveritaret duhet ti mbushin xhepat shtet hajdutesh,kriminela dhe ju doni anetaresim ne BE haroni zdo te ndodhe kure i mjeri populli injorant.
I mjeri ti o Igor për mendtë që më ke , që “as gomari mos m’i pastë ” , thonë nga Devolli .
Kjo e dhene me kujton Raportin E FAO te viteve 89 te shek kaluar ku Shqiperia ishte record ne saline dhe cilesine e ushqimit zso5 Shqiperia ka problem OBZITETIN i cili po denton rende ardhmen shendetesore te populates se afat shkurter dhe afat gjate Pra lufte Obezitetit
Aman per 1 gjej jemi ne krye
Per te vajtur mbas partive.