Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës, në ’48-ën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës, në ’48-ën
Histori

Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës, në ’48-ën

Published: March 26, 2025
Shpërndaje

Nga Kastriot Dervishi

Një kryengritje e 1948 ka qenë objekt studimi i Uran Butkës e Sadik Bejkos. Kryengritja që njihet si e Zhapokikës, për shkak të emrit të fshatit ku u zhvillua, është lëvizja më e njohur e kësaj kohe e ndodhur në Jug të Shqipërisë.

Zhapokika është një fshat në Tepelenë. Marrja e tokës, bagëtisë etj., i kishin bërë fshatarët e zonës shumë të pakënaqur.  Xhemal Brahimi, ishte një ndër të dënuarit e Lëvizjes. Ai ishte aktivizuar në Luftën Antifashiste, në radhët e “Ballit Kombëtar”.

- Publicitet -

Ai mbante kontakte me fshatrat e Tepelenës, si Zhapokika, Luftinja, Kamçishti, Salaria, Plashniku, Levani, Gllava, etj. Agjitacioni që zhvillonte Xhemali me fshatarët, kishte të bënte me gjendjen e keqe të tyre, se antikomunistët përkraheshin jashtë vendit, se anglo-amerikanët do ndërhynin, etj.

Krijimi i çetës antikomuniste

Në përpjekjen e tij, Xhemali u mbështet nga ish-xhandari Bajram Ahmetaj, ish-funksionari në fshat, Mehmet Yzeiri, polici Salo Kalo, bujqit Sefer Yzeiri e Safet Kamberi, ish-majori Sulo Zaimi, etj.

Lëvizja kishte lidhje me zonat Mallakastër, Gjirokastër e Berat. Arritën të bëjnë rreth 25 persona të armatosur. Më 20 shtator 1948, u formua çeta “Baba Shefqet”, për nder të një kleriku bektashi të pushkatuar më 14 janar 1948. Flamuri i çetës ishte flamuri kombëtar pa yll.

Pjesëtarët e çetës ishin betuar se nuk do të tradhtonin. Më 28 shtator 1948, u zgjodh me votim, komanda e çetës:

-Xhemal Brahimi – komisar politik

-Baram Ahmetaj – komandant

-Mehmet Yzeiri – nënkomandant

-Salo Kaso – anëtar shtabi

-Sefer Yzeri – kryetar i skuadrës së atentatorëve

Çeta i caktoi si detyrë vetes, të lidhej me grupet e tjera antikomuniste, derisa në Shqipëri të krijohej një qeveri nacionaliste demokratike. Shumica e anëtarëve të çetës, ishin nga Zhapokika e Luftinja. Çeta, duke e konsideruar veten edhe si grup politik, zhvilloi disa mbledhje. Të parën e bëri në vendin e quajtur Ledhi i Madh, mbledhjen e dytë, në malin e Zhapokikës dhe tjetra, në Kamçist.

Formacioni erdhi në rritje. Ndikonte këtu fakti, se veprimtaria zhvillohej në zona malore dhe se regjimi nuk mund ta besonte se pikërisht në Tepelenë, mund të kishte probleme të mëdha, me rrëzimin e tij.

Kur shkojnë të arrestojë Gani Kodhelin (i ftuar më parë nga çeta, për t’u bashkuar me të, por që ky nuk kishte pranuar) çeta qëllon mbi policinë dhe Ganiu kësaj here i bashkohet çetës.

Më 2 tetor 1948, çeta sulmoi Forcat e Ndjekjes, pasi këta kishin ndaluar tre antikomunistë. Forcat qeveritare u tërhoqën pas këtij sulmi të çetës. Por ato ishin vënë tashmë në ndjekje. Pasi çau rrethimin në Plashnik e Molisht, çeta mori drejtimin e Beratit, por u godit në Gllavë më 8 tetor 1948. U vranë dy vetë nga forcat qeveritare, kurse nga çeta, u vranë Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso.

Kjo ishte edhe goditja më e rëndë për çetën. Disa u dorëzuan, të tjerë u arrestuan e të tjerë akoma u arratisën. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeri, qëndruan më gjatë. Bajram Ahmetaj u arrestua në janar 1949.

Në vendimin e gjyqit, data e arrestimit të tij është lënë fillimisht bosh, por pastaj plotësohet data 4.1.1949. Sefer Yzeiri, shprehej: “Kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasurinë dhe na la në të keq. Kemi bërë tre mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht. Në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi.

Procesi gjyqësor

Fillimisht u zhvillua gjyqi në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës. Një trupë gjykuese e përbërë prej Llazi Polenës, Arqile Toskës dhe Hamit Bilbilit, duke pasur pranë prokurorin Mustafa Beqo, ka dhënë vendimin nr.24, datë 14.5.1949.

Në bazë të pretencë së prokurorit, ata akuzoheshin se në shtator – tetor 1948: “Kanë formuar bandë të armatosur, për të rrëzuar pushtetin popullor, kanë marrë pjesë në luftime kundër forcave të qeveritare, kanë vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Sigurimit, Xhezo Makashi dhe se kishin lidhur e dashur të vrisnin dy fshatarë”.

Mbi bazën e një gjykimi të shpejtë, gjykata vendoste dënimet:

1 – Bajram Ahmetaj, vjeç 59, arrestuar më 4.1.1949, me vdekje.

2 – Sefer Yzeri, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1949, me vdekje.

3 – Shaqo Muçoderraj, vjeç 29, arrestuar më 16.10.1948, me 20 vjet burg.

4 – Xhemal Asllani, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 15 vjet burg.

5 – Xhemal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

6 – Mete Didi, vjeç 36, arrestuar më 19.10.1948, me 15 vjet burg.

7 – Balil Veliu, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 15 vjet burg.

8 – Xhelal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

9 – Gani Kodheli, vjeç 36, arrestuar më 16.10.1948, me 12 vjet burg.

10 – Mehmet Muçoderraj, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 12 vjet burg.

11 – Hajri Mahmutaj, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

12 – Selfo Xhemali, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

13 – Beg Veizi, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

14 – Nuredin Rrodhaj, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

15 – Hajredin Alushi, vjeç 33, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

16 – Mehmet Kalemaj, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

17 – Teme Pajo, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 3 vjet burg.

18 – Shefqet Didi, vjeç 19, arrestuar më 16.10.1948, me 3 vjet burg.

19 – Seit Çaushaj, vjeç 34, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

20 – Jashar Canaj, vjeç 44, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

21 – Maliq Didi, vjeç 57, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

22 – Demo Aliu, vjeç 45, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

23 – Riza Çaushi, vjeç 49, arrestuar më 10.10.1948, me 2 vjet burg.

24 – Mufit Islami, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

25 – Adem Memaj, vjeç 21, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

Për të gjithë të pandehurit, urdhërohej vuajtja e dënimit me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë si dhe u hiqej përkohësisht e drejta e zgjedhjes. Dënimet sipas prokurorit, mbështeteshin në ligjin nr.372, datë 12.12.1946; “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”.

Ky vendim përgjithësisht (për dënimet me heqje lirie), u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake, e përbërë prej Bilbil Klosit, Sotir Spiros dhe Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin ushtarak, Bexhet Mema, me vendimin nr.77, datë 6.7.1949.

Por menjëherë pas vendimit, kryetari Bilbil Klosi, i shkruan më 8.7.1949 Presidiumit të Kuvendit Popullor, për çështjen e faljes ose jo të 7 të dënuarve me vdekje. Në këtë letër, Klosi shprehej se; të dënuarit të dytë të procesit të Zhapokikës, mund t’i falej jeta. Kështu duhet të ketë ndodhur, pasi nuk rezulton që i dënuari i dytë, të jetë pushkatuar.

Ekzekutimi me vdekje

Më 21.7.1949, është kryer ekzekutimi i dënimit me vdekje të të dënuarit Bajram Kamber Ahmetaj. Ai thotë: “Për toger Xhezo Makashin, dëgjova rojet e burgut të thoshin, e vrau kush e vrau, u mbeti këtyre”. Bajrami kërkonte që pushteti të mos hakmerrej mbi fëmijët e tyre, që kufomën e tij, mund t’ia çonin familjes, etj. Në fund ai e mbylli jetën, me fjalët’ “Rroftë Shqipëria”.

I larguari dhe dëshmori

Drejtuesi kryesor i Lëvizjes së Zhapokikës, Xhemal Brahimi, mundi të arratisej nga Shqipëria, fillimisht në Greqi e më pas në SHBA-ës. Ai vinte shumë herë pranë kufijve të Shqipërisë, pa mundur të realizojë ëndrrën, rrëzimin e regjimit komunist!

Ndërsa shefi i Sigurimit të Tepelenës, Xhezo Makashi (1920-1948) me vendimin nr.65, datë 2.10.1971, u shpall “Dëshmor i Atdheut”.


Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  • Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  • Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve
  2. Artan on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI dhe HORRI on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Ethem Lalaj on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?