Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje të realizuar në Bazel të Zvicrës, ku sipas tij janë ngritur pretendime se udhëtimi është kryer me shpenzime të shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama mohoi këto pretendime, duke theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij në shërbimin publik nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me fondet shtetërore.
Rama sqaroi se ndodhej në Zvicër me një ftesë private nga Art Basel, panairi ndërkombëtar i galerive më prestigjioze të artit në botë, ku janë ekspozuar edhe veprat e tij. Sipas tij, udhëtimi dhe qëndrimi prej një dite e gjysmë janë përballuar plotësisht nga ai dhe bashkëshortja e tij, pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..
Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.
Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.
Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.
Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:
Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!
Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.
Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.
Dhe mos e harroni asnjëherë:
Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.
Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”.
j.l./ dita

Vertet NA kurseve 50 cen e Llogarase dhe 4 trilion miljarde te Zvernecit.Nuk e paske Belinden me vete,prandaj.
Te mori ne qafe shoqeri e keqe.Ne cilen Banke te Zvicres i ke expozuar kryeveprat?
Te gjitha ftesa dhe dhurata i ka ky ashtu dhe avionin air turqia, me grua qe ka banke per lekun e droges. Fajin e kane ato familje qe vdesin ne spitalet e shtetit se skane miq ti cojne jashte per kurim dhe nuk te bejne kurban.
Po mor loqe po, kush po te beson me o i rrjedhur!
Po ato valixhet qe ti mbante ambasadori, ca qe ajo skene? E ke te qarte qe ambasadorin e pagujame ne dhe jo ti nga paga jote o trap.
Te ka rrjedhur truri e te duket se shteti eshte cifligu jot dhe tani te duket habi kur perballesh me realitetin.
Ik sa me pare, je i ezauruar KOMPLET.
Nuk ke ca jep me, je si ato “pjeshkat” ne BigBrother: e mbylle kohen tende.
I veshur per turp me xhybe ne mes te veres, nje psikopat qe quhet KM bredh rrugeve te Europes kur vendi po zjen nga protestat. Si duket ka vajtur ne Zvicer me menaxhimin e parave te vjedhura ne Shqiperi!
Po ne Kore, ne Japoni me leket e kujt vajti? Mori me vehte edhe gruan per nje shetitje se duhet ta shikonim edhe ata Japonine! Çfare bene? Harxhuan leket e shqiptareve, rezultati ZERO!
Mire ta ka thene ky Aldo.Je si Mimoza Ahmeti ne Big Brother.Ta paskan dhjere edhje piktoret e Zvicres.
Ik ore Zagan, shijo azilin. I njohe sta Zviceranet e shpifur?? Kush ishin?? Ty te dhane azil pikerisht ata. Po cte besh, gjete dy skafe me hashish , je tu e dredh jeten tu bo tym idioti ne Zvicer. Cope mishi.
Jemi në ditët më të gjata të vitit dhe në 22 qershor djelli në mesdit në hemisferin verior do të ketë kulmimin më të lart mbi horizont dhe kulmin e rrezatimit të tij dhe njerzit normal i ke, edhe në Bazel, me këmisha me mëngë të shkurtra, me ngyra të çelta që reflektojnë e jo të përthithin rrezet e djellit dhe në kërkim të freskis.,
Duhet të jesh anormal nga trut që në këtë mjedis të gjesh vetëm një insan me palltosun deri posht gjurit, madje me ngjyrën e zezë që të përthith jo të oaqyroj rrezatimin djellor , veshje karakteristike e mezit të dimrit të acartë dhe ……posht palltosunit, brekushet të modës haxhiqamilishte me shtat pash ushkur me xhufka.
Shikoni vetëm xhumlekun me spango ngjyra ngjyra përdredhur e spërdredhur rreth kyçit të dorës që tregojnë jo seriozitetin e një burri të zakonshëm , aq më tepër të një burri shteti me dinjitet, por të një individi me shije estetike primitive të llojit gej. Edhe arixheshkat kan shije më estetike për zbukurimin e kyçit të dorës në krahasim me copat e ushkureve që ve kryeministri ynë në dorë.
Me siguri është në një ekspozitë të artit abstrakt ku zhabat, gjarprinjt, beshkat, kuçedrat……..që zhgrravit artisti serioz, në muret e zyrave , madje edhe tualeteve të studios së tij personale (ish ndërtesa e kryeministris) piktori bastard kryeministër dhe kryeministri bastard piktor unik në glob, shijohen si kryevepra të nivelit të Pikasos.
Nuk më harrohet një karikaturë e inxhinjerit karikaturist të talentuar Enriko Veizi që u dënua në kohën e diktaturës që paraqiste në një ekspozit një çift. konsumator të artit abstrakt të magjepsur para drushkës me leckë të pastrues së ekspozitës posa mbështetur në mur. Kështu duhet të jenë edhe konsumatorët e artit të artistit ton serioz, Koçit ton kryeministër.
Kur Erdogani solli në selin e tij dhuratën skulptur prej qelqi të “artistit serioz” Rama që paraqiste simbas tij perëndeshën e dashuris me një statuj abstrakte që dukej si të përbrëndshme derri, zonja Erdogan urdhëroj ta hidhnin te kazani i plehrave dhe porositi një nuskë për të shoqin për ta mbrojtur nga shoirti i shejtanit.
Nuk pati ndonjë rrotull që ti kujtonte anormalit artistit ton serioz që të hiqte xhyben prej shajaku se ….jemi në mezin e qershorit dhe jo në mezin e dhjetorit?