Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Shqipëri janë konsumuar ëmbëlsira me mbetje metali të importuara nga Maroku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Në Shqipëri janë konsumuar ëmbëlsira me mbetje metali të importuara nga Maroku
EkonomiLajmi i fundit

Në Shqipëri janë konsumuar ëmbëlsira me mbetje metali të importuara nga Maroku

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni,  ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali.

Në njoftimin e kategorisë “Alert” është bërë me dije se duhet të largohet menjëherë nga tregu produkti “Fruit Toffee” Mix 500g  me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 pasi te këto ëmbëlsirat janë konstatuar copa metali të cilat përbëjnë risk serioz për shëndetin e njeriut.

Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli, kjo e fundit më pas  ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti.

- Publicitet -

Televizioni “Ora News” iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion në lidhje me këtë rast. Ky institucion bën me dije se subjekti importues i ëmbëlsirave është “World Wine shpk”.

Pas kontrolleve  të kryera  nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se AKU jep emrin e ëmbëlsirave, të cilat janë paketim 500 g, por nuk publikon asnjë foto te produktit që paraqet rrezik nëse konsumohet.

Në mungesë të publikimit të fotove, i është kërkuar këtij institucioni informacion se përse nuk i njofton qytetarët për këto problematika me anë të rrjeteve sociale që disponon. / OraNews

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Po says:
    March 21, 2025 at 12:18 pm

    Ja kjo eshte ajo qe nuk funksionon ne shqiperi kontrrolli i ushqimit. I ilaceve dhe i shkollave.
    Kshu qe nuk eshte vetem rritja e rrogave per tu kthyer .

    Reply
  • Lini says:
    March 21, 2025 at 12:29 pm

    Po denimi i atyre qe kane kryer kete krim???????

    Reply
  • demo says:
    March 21, 2025 at 12:45 pm

    Edhe ato mandarinat me pesticide te beratit shqiptareve ju befshin mire.
    Te gjitha votat per FRONTIN!

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 1:32 pm

    Dy ‘giallo’ ne nje:
    ——–
    1.- d.m.th vete prodhuesi maroken ka njoftuar Sistemin RASFF te Bashkimit Evropian, i cili njoftimin e kategorisë “Alert” ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali – produkti “Fruit Toffee” Mix 500g me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 —– NDERSA cudia e tregut shqiptar, sipas AKU-t eshte se KY PRODUKT NA QENKA POROSITUR/KONTRAKTUAR/PAGUAR/TRANSPORTUAR/UDHETUAR NGA MAROKU/CDOGANUAR/SHKARKUAR/SHPERNDARE NEPER PIKAT E SHITJES/SHITUR/KONTROLLUAR NGA AKU = JANE SHITUR TE GJITHA PAKOT(?!)-NUK GJENDET QOFTE EDHE NJE E VETME NE PIKAT E SHITJES SE SHQIPERISE (?!);
    ——–
    2.- AKU (Agjensia e Kontrollit Ushqimor), me kete RAST FLAGRANT po VETEKONFIRMOHET si AGJENSIA E KONTROLLIT ‘UTILITAR’ = d.m.th. SA DHE SI PROBLEMET NE CILESINE DHE (MOS)GARANCINE USHQIMORE jane e duhen “perkthyer” NE ‘UTILITET’ per PATRONAZHIMIN POLITIK dhe ate PERSONAL TE XHEPIT te vete PATRONAZHISTEVE KRIMINALE E JO PROFESIONALE!!!!!

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 1:51 pm

    Ku ka perfunduar REGULLI ELEMENTAR I VITEVE ’90, per cdo produkt ushqimor qe futej nga jashte/dogana, me dy pika praktike:
    ——–
    1.- Importuesi/Tregtari kishte detyrimin qe pervec dokumentacioni certifikues te cilesise nga vendi prejardhes, te depozitonte minimumi 5 pako-kampione si prove e dokumentuar;
    ——–
    2.- Dy pako te ketij kampioni dergoheshin menjehere ne Laboratorin e Shendetit Publik, dhe PRODUKTI DO TE DILTE NE TREG, VETEM PASI TE JEPTE PERGJIGJEN ZYRTARE KY LABORATOR!
    ——–
    NJE KURIOZITET MAKRABITETI NE vitet ’90:
    ——–
    prof. dr. Edmod Panariti, i cili mbulonte dhe ishte Pergjgjesi per kete sektor Kontrolli, pas disa analizave te perseritura Urdheroi bllokimin dhe asgjesimin e DHJETERA TONELATAVE me sallamra/proshutra/mishra te tymosur e te stazhionuar me PREJARDHJE NGA AUSTRIA e me IMPORTUES z. Maltin KORKUTI, sepse KETO PRODUKTE ISHIN TE SKADUARA E TE RREZIKSHME PER SHENDETIN PUBLIK! = nga ai moment Prof. Panariti u lincua nga Sali Berisha dhe njerezit e tij e u kercenua me jete = rezultati final – ATO DHJETERA TONELATA E TE TJERA TE SKADUARA U FUTEN E KONSUMUAN NE TREGUN SHQIPTAR!

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 21, 2025 at 2:26 pm

    Meqe qiptaret nuk kane dy gram mend te mesojne shqip, dhe te flasin si njerez te edukuar dhe te qyteteruar, ju takon te hane mallra te “kategorise Alert, te cilat perbejne risk serioz”
    Ky eshte shteti i kellirave qe do ushqej kellirat

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 2:38 pm

    Pas ketij njoftimit ne shtyp, SPAK-u e/o te gjitha Prokurorite ne rrethe e deri Prokuroria e Pergjithshme cfare presin te hapin me urgjence Dosjet perkatese ‘PER HETIM KRYESISHT’? —– A KA RAST ME FLAGRANT = ka njoftuar vete prodhuesi dhe me pas te gjtha Organizmat Europiane!

    Reply
  • Ppsh says:
    March 21, 2025 at 2:59 pm

    Si doli aku ne perfundim qe jan shitur te gjitha?
    Apo aku eshte ne fushate dhe nuk mundet te beje detyren
    Nuk ka popull qe te publikoje kete prodhim dhe te pergenjeshtroje aku?

    Reply
  • capi says:
    March 21, 2025 at 3:14 pm

    Kush ka anemi merr pak hekur.
    Mos e egzagjeroni, gjere qe ndodhin dhe ne vendet e zhvilluara qe kane nje kontroll shume here me rigoz se ne. Kryesore eshte njoftimi i menjehershem dhe te mos konsumohen.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 3:30 pm

    o ‘capi’! ——— MJAFT me RELATIVIZIME! —– Relativizimi absolut eshte me i ndyre e me i demshem se sa vete ABSOLUTIZMI/DIKTATURA! ——– LAJMIN NUK E KE LEXUAR FARE: “Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian ….. ….. Në njoftimin e kategorisë ‘Alert’ ….. ….. Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli, kjo e fundit më pas ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti. ….. …… Pas kontrolleve të kryera nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje.”. NUK MBULOHET “M……..” me “SH……….” tende PATRONAZHISTE me ARMANI e VERSACE, o ‘C(J)API’! = se po dalin e vdesin foshnjat e femijet me kancer or CJAP!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 21, 2025 at 4:03 pm

    Aku duhet të riformatohet urgjentisht, të ketë pagë sa një minisister që të mos korruptohen, prej tyre asht e ardhmja e të gjithë Shqiptarve. Fëmijët sdihet çfarë hanë çfarë ilaçesh marrin etj etj.

    Reply
  • capi says:
    March 21, 2025 at 4:10 pm

    Parku Rinia qetesohu, se nuk jane gjerat sic thua ti. Te sjell shembullin personal, qe kompania qe shiste shurup per dhimbje per femije me ka njoftuar pese muaj pasi e kishim konsumuar. Problemi ishte se tapa nuk ishte e izoluar mire. Dhe jetoj ne nje vend perendimor sa per dijeni. Plot e plot njoftime prodhime qe dalin me ekoli si spinaq e sallate qe thone ti lajme mire se te ze mender teje diarreja. Ja pra qe ndodhin dhe ne keto vende. Mund te pyesesh kedo nese nuk beson, problemi yt.
    Mund te keni shume problem aty ose si i thone smban me uje pilafi, por i merrni gjerat me ftohte.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 4:25 pm

    ….. eh PIKERISHT: “aty ….. smban me uje pilafi…..” = deri foshnjat e te rinjte po dalin e vdesin me kancer !
    ———–
    KY PRODUKT NA QENKA POROSITUR/KONTRAKTUAR/PAGUAR/TRANSPORTUAR/UDHETUAR NGA MAROKU/CDOGANUAR/KONTROLLUAR NGA A.K.U.=ANALIZAT NE I.SH.P./SHKARKUAR/SHPERNDARE NEPER PIKAT E SHITJES/SHITUR/KONTROLLUAR perseri NGA A.K.U. pas DHENIES SE “Alert”-it nga BE/PRODHUESI = JANE SHITUR TE GJITHA PAKOT(?!)-NUK GJENDET QOFTE EDHE NJE E VETME NE PIKAT E SHITJES SE SHQIPERISE (?!) = cdo gje ME ‘SHPEJTESINE E ERES’ …..

    Reply
  • Parku Rinia says:
    March 21, 2025 at 4:41 pm

    As ne USA nuk ‘zhduken’ produktet nga raftet me kete shpejtesi qe pretendohet nga A.K.U., pas “kontrolleve”, e jo me ne Shqiperine e cfilitur, qe shitesit (te cilet jane me shume grumbullues parash per tregtaret!) detyrohen te pranojne te shesin produke/pako te cilave u nderrohen disa here datat e skadencave = pikerisht se konsumet jane te uleta e tregu i mbytur me prodhime ‘junkfood’.
    ———
    ndersa persa i perket eksperiences tende tejet te hidhur me shurupin per femijen, te shpreh keqardhjen dhe solidaritet te plote. — Eh, gjithsesi, edhe aty je ndaluar deri te dera e shtepise tende! — sa i lumtur do te kishe qene sikur nevoja per konsumin e atij shurupi te ishte shfaqur pas njoftimit nga kompania dhe nga kontrollet qe funksionojne gjithsesi …. e NUK DO TE KISHTE GUXUAR KUSH NE ATE VEND PERENDIMOR KU JETON/JETONI TE TE SHISTE NJE PRODUKT TE ‘TERHEQUR NGA TREGU’!
    ———-

    Reply
  • Zgjohuni, një fëmijë që qanë rritet, një popull që hesht vdes says:
    March 27, 2025 at 11:50 am

    Ëmbëlsia me mbetje metali, mjerë ato fatkeq që i kanë gëlltitur. Po për biznesmenët e vdekjes dhe pushtetarët përgjegjes përse s’flitet, apo??????.
    Thuhet se ka ligje që dënojnë armiqt e popullit, brënda dhe jasht. Në këtë kënd vështrim përse heshtin, politiqenërit e palo pushtetet, apo biznesi i pisët është bërë monopol i jashtqitjes njerëzore që luan me fatet e popullit?????
    Në munges të DREJTËSIS cfar është SOVRANITETI, përvecse një GRABITJE E ORGANIZUAR.
    Kot s’thuhet-heshtja kundrejt politikave bastarde vret më shum se plumbi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?