Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: “Ata në Shqipëri u bënë miliarderë brenda natës”! Hija e Gërdecit, në hetimin rumun për armët e Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > FAKSIMILE: “Ata në Shqipëri u bënë miliarderë brenda natës”! Hija e Gërdecit, në hetimin rumun për armët e Ukrainës
InvestigimLajmi i fundit

FAKSIMILE: “Ata në Shqipëri u bënë miliarderë brenda natës”! Hija e Gërdecit, në hetimin rumun për armët e Ukrainës

Published: November 13, 2025
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Botuar në DITA

Një hetim i ri në Rumani për një skemë ndërkombëtare ryshfetesh dhe trafikimi armësh po ringjall hijet e një historie që shqiptarët e njohin mirë: Gërdeci.
Radio Free Europe raportoi se ish-senatori rumun Marius Ovidiu Isăilă është arrestuar si pjesë e një afere që përfshinte blerjen e fishekëve të tipit rus në Kazakistan, ripaketimin e tyre në vende të treta dhe shitjen e mëvonshme drejt Ukrainës si “municione të prodhimit europian”.

- Publicitet -

Në dokumentet e hetimit, një prej të përfshirëve përmend “një operacion të ngjashëm që ishte bërë më parë në Shqipëri, ku njerëzit u bënë miliarderë brenda natës”. Ky është një aluzion i qartë për skandalin e Gërdecit — një prej episodeve më të errëta të tregtisë së armëve në Ballkan.

Nga Gërdeci në Bukuresht: një skemë me të njëjtën formulë

Në vitet 2007–2008, Shqipëria u bë qendra e një operacioni të ngjashëm. Kompania amerikane AEY Inc., e drejtuar nga një djalosh 21-vjeçar në Miami, bleu fishekë të vjetër sovjetikë nga depot shqiptare të Ministrisë së Mbrojtjes. Fishekët kishin origjinë kineze – e ndaluar për eksport nga SHBA – ndaj u çmontuan dhe u ripaketonin në mënyrë që të fshihej origjina e vërtetë.

Procesi përfshinte depon e Gërdecit, ku më 15 mars 2008 ndodhi shpërthimi që vrau 26 persona dhe plagosi qindra të tjerë. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar që kishte marrë pjesë në transportin e municioneve dhe më pas kishte denoncuar publikisht korrupsionin në këtë rrjet, u gjet i vdekur pak muaj më vonë në rrethana ende të paqarta.

Rasti “Gërdeci” u mbyll në Shqipëri me dënime të pjesshme administrative dhe ushtarake, por asnjë zyrtar i nivelit të lartë politik nuk mbajti përgjegjësi reale.
Në SHBA, ndërkohë, drejtuesit e AEY u dënuan për mashtrim federal.

Pse përmendet Shqipëria sot

Hetimi rumun përmend Shqipërinë jo si pjesëmarrëse aktive në skemën aktuale, por si precedent dhe model: një vend ku, në të kaluarën, një operacion i ngjashëm për “fshehjen e origjinës së armëve” u krye me sukses, duke u bërë referencë për kontrabandistët e rinj të Ballkanit.

Kjo përmendje është një paralajmërim: edhe pse rasti Gërdec i përket një dekade më parë, imazhi i Shqipërisë si hallkë e dobët në zinxhirin e kontrollit të armëve mbetet gjallë në kujtesën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes.

Nga Tirana në Bukuresht, struktura është e njëjtë: Municione nga ish-arsenalet lindore; Ripaketim për të fshehur origjinën; Rryshfete për të kaluar kufijtë ligjorë; Ndërmjetës me lidhje politike që garantojnë leje, heshtje ose “vulë ligjshmërie”.

Ballkani, i ngarkuar me stoqe të mëdha armësh nga periudha komuniste, mbetet një treg i brishtë ku burokracia, korrupsioni dhe interesat ndërkombëtare ndërthuren. Në këtë kuadër, rasti rumun nuk është thjesht një aferë lokale. Është vazhdimi i një skeme që nis në magazinat e Lindjes dhe mbaron në frontet e luftës në Ukrainë.

Për Shqipërinë, përmendja në dosjen rumune është një kujtesë e dhimbshme: Nuk mjafton të mos jesh i përfshirë sot. Duhet të kesh pastruar plotësisht gjurmët e djeshme.

Institucionet shqiptare, Ministria e Mbrojtjes, Prokuroria dhe Agjencia e Kontrollit të Eksportit të Armëve, kanë detyrimin të reagojnë, të sqarojnë publikisht nëse ndonjë kompani ose individ shqiptar ka pasur kontakt me këtë rrjet, dhe të mbrojnë reputacionin e vendit.

Sepse, nëse një vend përmendet si shembull për mënyrën se si “ripaketohen fishekët e luftës”, atëherë diçka thelbësore në kulturën e llogaridhënies nuk është mësuar ende nga Gërdeci.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    November 13, 2025 at 8:49 pm

    Model jemi.Te mesoje Bota si prodhohet bumje atomike me fuci baruti.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 13, 2025 at 10:08 pm

    Gazeta DITA:

    Keni harruar me qellim apo pa qellim se biznesi me armet dhe armatimet e ka zanafillen shume kohe me pare se Gerdeci, kur Mediu me ambasadorin e panerum Withers vrapuan si LEPUJ per te hequr etiketat kineze nga fysheket e ndryshkur te Enverit, sapo mesuan se gazetari amerikan kishte zbarkuar ne Rinas per nje investigim ne teren.

    GERDECI ISHTE “BISHTI I KAVALLIT” I BIZNESIT KRIMINAL ME ARMET DHE ARMATIMET

    Apo harruat ministrin e Saliut Zhulal Fakirin qe furnizoi Beogradin me minahedhese bullgare ne kohe embargoje te plote nga Bota, krim per te cillin akoma me sot rezulton “Ne kerkim nderkombetar” nga Drejtesia bullgare dhe ajo nderkombetare, madje autoritetet shqyptare nuk kane bere mundimin te njoftojne Boten se ministri Zhulali ka vdekur me kohe, pavaresisht se “Telegramet vene e vone qe te lajmerojne Shqypnine per te derguar para Gjykates Zhulal-Mavrine”.

    KU SHKUAN ARMET, ARMATIMET DHE MUNICIONET E ENVERIT?

    “BAJGAT” e Enverit do te justifikoheshin: “Shkuan per UCK” Sipas nje evidence te bere nga Ministria e Brendshme ne vitin 1998 depot e Enverit kishin sasi te tilla qe mund ta mbulonin gjithe Kosoven me kallashe dhe fysheke 7,62 mm te Policanit dhe per te transportuar kete sasi do te duheshin trena te tere, nga ana tjeter Pandeli Majko akuzoi shefin e SHIK dhe madje urdheroi arrestimin e tij per trafik armesh ne Kosove ne kohe embargoje, atehere:

    KU SHKUAN ARMET, ARMATIMET DHE MUNICIONET E ENVERIT?

    Shkuan atje ku i kishin piketuar HAJDUTI Fatos Nano me UJKUN e vjeter Sali Berisha ne biznesin e tyre te perbashket me ndihmen e specialisteve profesioniste te Titos, pra ne vendet e Botes se Trete ku fiset Zulu i hanin koken njeri tjetrit, sipas nje raporti te CIA, shumica e armeve shqyptare te Enverit, kaluan si trafik ilegal kriminal nga Shqiperia permes Kosoves ne Rwanda te Afrikes ku kishte shperthyer “Rwandan genocide” dhe ku kallashet paguehishin si “frengu pulin” ja cfare shkruan interneti per ata qe kane kesherine te mesojne:

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    November 13, 2025 at 10:31 pm

    vazhdon:

    “…Gjenocidi i Ruandës, i njohur gjithashtu si gjenocidi kundër Tutsi ose gjenocidi Tutsi, ndodhi me 1994 gjatë Luftës Civile në Ruandë. Gjenocidi zgjati me shume se 4 vjet. Statistikat e kohes thonë se mbi 1 milion njerëz u vranë, ne nje masaker te eger. Gjenocidi u shënua nga dhunë ekstreme, me viktima shpesh të vrarë sistematikisht nga fqinjët dhe dhunë seksuale të përhapur, me midis 250,000 dhe 500,000 gra të përdhunuara. Disa dëshmitarë fajësuan vetë Liderin Kagame-n për urdhërimin e vrasjeve. Pasi hetuesit belge zbuluan dy shtresa trupash në një varr masiv në Kibuye në fillim të vitit 1998, studiuesi francez André Guichaoua akuzoi qeverinë pas gjenocidit për shkatërrim të qëllimshëm të provave në lidhje me vrasjet e Hutu-ve për të shmangur ndjekjen penale. Disa kritikë kanë sugjeruar që këto krime duhet të ishin ndjekur penalisht, madje të përbënin gjenocid sipas ligjit ndërkombëtar. Në të kundërt, regjimi pas gjenocidit pohon se vrasjet u kryen nga rekrutë të padisiplinuar që kërkonin hakmarrje, vrasjet per mungese te armeve u kryenme hanxhare dhe thika dhe se të gjitha shkeljet e tilla u ndëshkuan menjëherë. Thashethemet e para për vrasjet horror dolën pasi 250,000 refugjatë, kryesisht nga fisi hutu, vërshuan në Tanzani në pikën kufitare të Rusumos. Refugjatët kishin ikur para se të mbërrinin rebelët Tutsi sepse besonin se fisi hutu po kryente mizori. Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) vërejti se “Ka shumë propagandë nga radioja qeveritare që mbron dhe financon bujarisht me shume para fisin Hutu-të”, gjë që “i bën ata të ndihen shumë agresive megjithese mungesa e armeve i kishte kufizuar deri ne nje fare mase…”

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 10:51 pm

    konflikti ne Ruanda nuk ka te beje me luften ne Kosove.Genocidi ne Ruanda u krye ne 1994(prill-k0rrik,1994,per 100 dite) ku u vrane rreth 800 mije Tuci..Asnje arme me destinacion Ruanden nuk ka kaluar permes Kosoves.
    Qeveria shqiptare e Sali Berishes ka pasur marreveshje me seksere Anglezo-cifute armesh qe dergonin avione Transporti te shoqerive angleze nga Belgjika ne Rinas.7 Dergesa armesh nga Tirana kane bere Linjen Tirane-Zaire,per te furnizuar me arme rebelet Hutu.ky genocid i tmerrshem eshte kryer me arme shqiptare.OKB kerkoi hetime ne Tirane,por qeveria Sali Berishes luajti shurdhmemecin.As populli shqiptar nuk di gje per kete veprimtari kriminaloe te shtetit te Sali Berishes dhe ushtrise Safet Zhulalit,qe ushtaret shqiptare ne kazermat e Peshkepise i linte pa arme dhe municione,por armet i dergonte ne Ruanda per te vrare civile te pambrojtur.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 14, 2025 at 1:21 pm

    Arms trafficking – Trafiku i armeve

    NJE RAPORT NGA INTERPOLI

    perkthyer nga: intelektuali

    “Trafikimi i armëve është tregtia e paligjshme e armëve të vogla, eksplozivëve dhe municioneve kontrabandë, e cila përbën pjesë të një game të gjerë aktivitetesh të paligjshme që shpesh lidhen me organizata kriminale ndërkombëtare, madje me pjesmarrjen e shtetit. Tregtia e jashtëligjshme e armëve të vogla, ndryshe nga mallrat e tjera të krimit të organizuar, është më e lidhur me ushtrimin e pushtetit në komunitete në vend që të arrijë përfitime ekonomike te liderave diktatoriale. Studiuesit vlerësojnë se transaksionet e paligjshme të armëve arrijnë në mbi $ 3 miliard dollarë në vit. Për të gjurmuar importet dhe eksportet të disa prej kategorive më të rrezikshme të armatimit, Kombet e Bashkuara, në vitin 1991-1992, krijuan një Regjistër për Armët Konvencionale. Megjithatë, pjesëmarrja nuk është e detyrueshme dhe nuk ka të dhëna gjithëpërfshirëse në rajonet jashtë Evropës. Afrika, për shkak të përhapjes së zyrtarëve dhe liderave politike diktatoriale të korruptuar dhe rregulloreve tregtare të miratuara nga Parlamentet e ketyre vendeve lirshëm, është një rajon me aktivitet kriminal të gjerë të paligjshëm të armëve. Në një rezolutë për të plotësuar Regjistrin me detyrime ligjërisht të detyrueshme, një Protokoll i Armëve të Zjarrit u inkorporua në Konventën e OKB-së për Krimin e Organizuar Transnacional, i cili kërkon që shtetet, ne menyre te posacme te Afrikes të përmirësojnë sistemet që kontrollojnë municionet dhe armët e zjarrit të trafikuara. Gjenocidi ne Rwanda ne vitin 1994 qe vazhdoi per afro 4 vjet me radhe midis fiseve nderluftuese me miliona viktima njerezore (midis tyre edhe shume shtetas amerikane dhe evropiane) e beri emergjente qe te hartohej nje Regjister i vendeve furnizuese, te cilat perdornin rezervat e tyre me arme dhe armatime per qellimi fitimi duke shkelur ne nje forme abuzive Konventën e OKB-së për Krimin e Organizuar Transnacional. Raporti i vitit 1998-1999 i Panelit të Ekspertëve Qeveritarë të OKB-së për armët e vogla ofron një përkufizim më të hollesishem dhe më të saktë, i cili është bërë i pranuar ndërkombëtarisht pothuaj nga te gjitha shtetet antare te OKB. Kjo bën dallimin midis armëve të vogla (revolverë dhe pistoleta vetëkarikuese, pushkë dhe karabina, automatikë, pushkë sulmi dhe mitralozë të lehtë), të cilat janë armë të dizajnuara për përdorim vetjak, dhe armëve të lehta (mitralozë të rëndë, granatahedhës të mbajtur nën dorë me tytë dhe të montuar, armë portative kundërajrore, armë portative kundër tankeve, pushkë pa zmbrapsje, lëshues portativë të sistemeve raketore kundërajrore dhe mortaja të kalibrave më pak se 100 mm), të cilat janë krijuar për t’u përdorur nga disa persona që shërbejnë si njësi. Municionet dhe eksplozivët janë gjithashtu një pjesë integrale e armëve të vogla dhe të lehta të përdorura në konflikte rajonale qe trafikohen nga krimi i organizuar, sidomos ne Afrike.”

    Ne raport vihet theski se shume shtete evropiane kane perdorur shtetin per trafik armesh kriminal, por jane grumbulluar fakte dhe dokumente te shumta qe nje pjese e armeve dhe armatimeve te grumbulluara ne Poloni nga SHBA per Ukrainen kane perfunduar ne Afrike dhe nuk figurojne ne asnje statistike.

    Reply
  • Skypion says:
    November 14, 2025 at 1:40 pm

    Ne kete periudhe shperthimi super-skandalesh te korrupsionit se regjimit socialist, artikuj te tilla jane si nje “dhurate” nga qielli per te shmangur sadopak vemendjen.
    Njejte si kjo loja e ndyre alla sigurimce me fletethirjen skapiste ndaj Doktorit, i vajti a si vajti, e mori a se mori!
    Bukur e thote doktor Berisha, mire kundershtaret politike dhe veglat e tyre si SKAP, perdorin te tilla manovra per te devijuar vemendjen nga superskandalet e bujshme, por gazetaret dhe mediat pse pranojne tu sherbejne atyre ne kete loje te felliqur?!
    Po se marrin para ore, mund te me thone, c’eshte kjo pyetje naive?! Dakord, e dime kete; por edhe veteposhterimi ka nje kufi, pavaresisht pareve qe te japin. Nuk e kam fjalen per kufi moral, se qenie te tilla te percudnuara as duan t’ia dine per te’ por per nje gje shume praktike dhe racionale: keto paret qe u japin me njeren dore, jane hic ne krahasim me ato qe u zhvatin me doren tjeter.
    Ja eshte nje gazetar, qe del shpepsh tek Onkologjiku, se e ka provuar vete ne njerezit e tij, se cdo te thote nje i semure me kancer qe nuk mund te kurohet me ilacet bazike, sepse mungojne.
    Keshtu mund t’i ndodhe secilit prej jush, qe mbroni kete qeveri hajdutesh; ju a ndonje njeri i dashur i juaji, neser mund te gjendet ne te njejten pozite, dhe ato paret qe u jep pushteti per te heshtur apo sulmuar Opoziten, nuk do ju sherbejne as per nje flacon me te lirin!
    Karma eshte e pameshirshme.

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    November 16, 2025 at 6:01 am

    E paqarte.Si u bene Brenda nates?U moren vetem me trafilun apo bashkepunuan me te huaj?Keta te huajt vetem ai cunaku amerikane i perfaqsonte,apo kish dhe te tjere amerikane ne kongees ,ne pentagono,apo …Se…psh,Fatmir Mehdiu Ka shume miq ne kongees,perfsji dhe La Civiten qe e shperbleu per nje udhetim ne Shqiperi.Po kete ,pse nuk e fusion ne listen e zeze Rubi me shoke?Eshte ajo poezia “paraja” ,qe Ka vlera altuale te fuqishme” …dhe veziri ,qe eshte veqil,ze sikur benet adil e Mos thote kalykil…ja di kimene parase”.Dhe hesapet behen me dollare,Jo me leke…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?