Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Në tru janë bufa të vegjël”, Rama për partitë e reja: Janë si fara e keqe që polli të ndjerën LSI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Në tru janë bufa të vegjël”, Rama për partitë e reja: Janë si fara e keqe që polli të ndjerën LSI
Lajmi i funditPolitike

“Në tru janë bufa të vegjël”, Rama për partitë e reja: Janë si fara e keqe që polli të ndjerën LSI

Published: 3 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin përmbyllës në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj partive të reja. Ai u shpreh se mendësia e tyre është e vjetër. Krahasimin e bëri edhe me LSI-në, si “fara të këqija që nuk duhen lënë të mbijnë”.

Ky koment i lindi pas deklaratës së Adriatik Lapajt, i cili në një intervistë televizive tha se nëse është në dorën e Nismës Shqipëria Bëhet, Rama do të bjerë nga pushteti dhe do vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“I keni dëgjuar ata gjoja, partitë e reja, çfarë thonë. “Po na ra ne rasti dhe po na dhanë votat shqiptarët që të mos lemë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme”. A ju kujtojnë ndonjë gjë këto? Unë mendoj që ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. Dhe ju e dini çfarë kemi hequr me atë farë të keqe. Sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat e politikës shqiptare sepse nuk ka asnjë ofertë, nuk ka asgjë të re, ka po të njëjtën gjuhë të kënetës, po sharje të kënetës, po akuzat e kënetës. Dhe ndryshe nga këneta ka vetëm një gjë. Këneta ka një buf të lodhur, të mbaruar, që i fiken llambat në çdo pesë fjali, kurse ata kanë disa djem të rinj, kjo është e vërtetë. Në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, u shpreh Rama.

- Publicitet -

Ai tha se Partia Socialiste garanton drejtësinë e re. Prandaj për Ramën, zgjedhjet e 11 Majit janë mundësia për t’u futur në BE pasi “BE na ka hapur derën”.

“Ajo derë nuk rri e hapur përditë. Ajo është një shtëpi të pasurish. Dera hapet kur u intereson atyre dhe kur bien dakord të 27 bashkë”, tha ai.

“Tani dy rrugë ka, o do bëhemi bashkë do përballim negociatat me ta. Do mbështesim Shqipërinë për të përmbyllur negociatat për të hyrë në BE ose pastaj do ta lemë këtë shans historik siç kemi lënë të tjera shanse të na ikin sepse këtu në Shqipëri do hedhin votat lart e poshtë sa këtej, e sa andej, sa në kënetë e sa nëpër ato dyqanet e qilimave fluturues”, u shpreh Rama.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Komente
  • xyz thotë:
    3 Maj, 2025 te 5:34 pm

    Është trembur seriozisht Gjatoshi. Ka frikë se nuk e fiton më shumicën relative në parlament dhe do të jetë i detyruar të bëjë koalicion. Dhe jam i bindur se ai do të bêjë koalicion me çdo parti, bile edhe me Bashën dhe Berishën, por kurrsesi me partinë “Bashkë” të Altin Qorit.

    Përgjigjiuni
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise thotë:
    3 Maj, 2025 te 6:03 pm

    Or ti Bojaxhi
    Qe permend TRu
    Na thuaj shkollat
    Qe ti Ke MBARU !?

    Ke mbi tridhjet Vjet
    Ne krah te serbit SALI
    As kryeM……
    E as BOJAXHI !

    Te vetem funksion
    Si nip i AHMETIT
    Rolin e Lal Krosit
    Batutat kaps MILETIT

    Populli sa nje fshat
    Pa’ Buke e pa’ UJE
    Ti si psikopat
    Flet per art per BUJE.

    Shqiptaret ikur pa’ kthim
    Ne mjerim MILETI
    Ti premton Pasaporte
    Kemb’ shqiptari mos MBETI!?

    Ti je me keq se Saliut
    Dhendurr i SERBISE
    Se diku Ke gelltitur
    Corben e Rusise

    Kur shqiptaret ne 21 Janarit
    Vriste Serbi SALI
    Ti per meriten si Hajdut
    President Likes FLORINE!

    Kur ne Gerdecit ne ere
    Femijet i hidhte Cami MEDI
    Ti per il BAXHANAKUN ngushellonte
    Krriminelin SALI!?

    Kur Serbi Sali
    Olldashin e coi ne tjetri BOTE
    Ti i spalle dite Zije
    Si nip blloku e qave me LO TE

    Ashtu si bere me Tere krriminelet
    Qe mishin lyrr duarte GJAK
    Si neofashisti u ngrite permendore
    Si nip i Zogollit more HAK!?

    Përgjigjiuni
  • VOTONI PARTITE E REJA thotë:
    3 Maj, 2025 te 6:16 pm

    O Timodhjer per Pushtet, nuk di çfare flet!
    Fara e keqe qe polli LSI-ne, doli nga PS-ja.

    KY SISTEM ELEKTORAL 2008 PAKT I EDVIN RAMUTIT DHE SALI BERISHMUTIT PER TE MBAJTUR PUSHTETIN,
    PER TE VAZHDUAR KORRUPSIONIN 35 VJEÇAR. SISTEMI ELEKTORAL 2008 ESHTE SISTEM KRYETARO-KRATIK.

    NUK KA NE EUROPE, ASNJE VEND ISH-KOMUNIST, QE TE KETE KASTEN E LARTE POLITIKE ATE TE VITIT 1990.
    VETEM SHQIPERIA. SHKAKU BERISHA-RAMA.

    PERGJIGJU NE MITINGJET E TUA KU NA FLET VETEM PER BUFA KENETE, EDHE PA ASNJE PROGRAM POLITIK:

    1. ÇFARE TE KEQE DO KENE SHQIPTARET EDHE DEMOKRACIA SHQIPTARE ME SISTEM TJETER ELEKTORAL ???
    2. ÇFARE TE KEQE DO KENE SHQIPTARET NGA ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME ME QEVERI APARTIAKE ???

    APO, PSE TE RREZIKOHET PUSHTETI YT KRYETARO-KRATIK, PER TE SUNDUAR SHQIPERINE EDHE 4 VJET ME SHUME.

    Përgjigjiuni
  • VOTONI PARTITE E REJA thotë:
    3 Maj, 2025 te 6:39 pm

    PS-PD-LSI PRAKTIKISHT JANE PARTI TE KRYETAREVE.
    BERISHA-RAMA-META DUAN VETEM PUSHTETIN. JANE ANTISHQIPTARE.
    JANE AUTOKRAT TE SHQIPERISE, VASAL TE GREQISE.

    1-EDVIN RAMA KUFIJTE E PROTOKOLLUAR DETARE TE SHQIPERISE, IA ÇON NE PJATE GREQISE, NE GJYKATEN E HAGES.
    2-EDVIN RAMA DHJETOR 2024, SELANIK, FIRMOSI NE FSHEHTESI, KOMBESI KETU ME VETENDIJIM, INTERES I GREQISE.
    3-EDVIN RAMA PER ÇESHTJEN ÇAME, PER SHKOLLAT SHQIPE NE GREQI, PER IDENTITETIN ARBEROR, NUK HAP GOJEN.

    Përgjigjiuni
  • Aldrinp thotë:
    3 Maj, 2025 te 9:21 pm

    E mer plere, do te behesh mbret si Zogu. Fare e keqe je ti, o qelbanik, qe i vure flaken Shqiperise me voten e majte

    Përgjigjiuni
  • ShQUP thotë:
    3 Maj, 2025 te 10:27 pm

    Rama duhet te gezohet per partite e reja. Ato margjinalizojne partine korruptuar te SB ne afat te shkurt, dhe ne afat me te gjate mund te behen opozite serioze dhe rrezik per zoteri Ramen.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    4 Maj, 2025 te 1:14 am

    Mor po tepsine dhe timonin ti dhame 12 vjet Ty,dhe e pame cfare i bere Tepsise dhe ku e cove timonin.
    Arlin Qorri hallall voten,vetem mos na zhgenje!

    Përgjigjiuni
  • Pak humor! thotë:
    4 Maj, 2025 te 3:44 am

    Më thoni në se i kanë « sytë e bukura » këta Qorri, Llapaj, etj., që t’i votoj edhe unë! Po programet ku i kanë ?! Më mirë më votoni mua se nuk ju zhgënjej!

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    4 Maj, 2025 te 11:26 am

    O njerëz, si e durojnë ata që e dëgjojnë, duhet të jesh vërtet budalla të dëgjosh, të aprovosh dhe duartrokasësh mendimet e këtij sharlatani mashtrues të paturp, sikurse bëjnë Nafiet eleltorale të tij që i gudulis të klikojnë Noc Rrokun e nudos së tij dhe burrat e tyre çyrykë në takimet elektorale.

    Nuk qe qy që farën e keqe bir nga plehu më i qelbur korruptiv i PS, kusarin Ilir Muta , për të cilin ai, me pankartën 40 pashë të gjatë ku shkruhej “Hajduti Ilir Meta në burg”, bëri protestën që solli 4 “kokpalarë” si i quajti Ilir Meta me përbuzje atë ditë, të vrarë,

    në 2013 pa pikë turpi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke i lëpir me llapn e gjuhsë së tij fekalet hedhur në surrat po prej tij Ilir Metës, e bëri haleat qeverisës, e mori në prehër këtë ndyrsirë njerëzore që të rehatonte prapanicën zhyer deri në krye me korrupsion, kusari dhe krim, bashkë me farën e keqe të Panaritëve të LSI njëri më hajdut se tjetri dhe nisi të bënte më ta më të trashë e më të qelbur kënetën politike shqipëtar të trashguar nga Sali Berisha, madje mbas katër vjetësh batërdi marramënsdse kusarie të paparë më parë,

    e gradoj farën e keqe në krye të LSI, këtë hajdut deri marrosje të frikshme në presidentin më të mirë gjer më sot të Shqipëris sikurse thoshte ai për atë që sot e quan si farë e keqe.

    Ky njeri me çorbën e prishur të mendimeve kontraverse të tij është ose një njeri i papërgjegjshëm deri në lajthitje totale mendore ose është një horr shumë i ndytë që përdreth fjalën si të doj e kur të doj duke bër të bardhën të zezë dhe po këtë të zezë e bën si pa gjë të keq të bardhë në sofizmat e tij bastarde a logjike duke menduar që ata që u drejtohet janë vërtet çyrykër nga mëndja dhe nuk mbajnë mënd ç’ ndodhi me farën e keqe LSI dhe Ilir Mutën dhe atë vetë para dhe pas 2013 dhe

    mendoj që bufi i vërtet menaxher i kënetës së korrupsionit , krimit dhe kusaris kombçfarosëse shqipëtare është ai vetë, Edi Rama, krahas bashkpunëtorëve të tij, bufit plak të kënetës Sali Berishën dhe bufin e kënetës që klith dhe pret ata së shpejti në kafazin e SPAK, bufin nga Skrapari, presidentin më të mirë gjer më sotdhe farën e keqe që ka bir nga PS, Ilir Meta. Të më thoni kush i lviz sytël në mënyrë të frikshme si buf i vërtet kënete nga tre bufenjtë kusarër të knetës politike shqipëtare?

    U marshin të keqen bufenjtë e kënetës Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Nafijet elektorale dhe burrat çyrykë që u vijn pas zoqve të rinjë, jo të specieve të bufenjve grabitqar të kënetës që sa po kan nisur fluturimin drejt fitores. E ardhmja u përket atyre jo bufenëve të kënetës dhe zoqëëve të tyre bufenjë që kan çelur në opozitë që nuk duan bashkimin po fragmentarizmin e opozitës së vërtet anti kusaris së bufenjëve

    Përgjigjiuni
  • Arben Tashko thotë:
    8 Maj, 2025 te 2:22 am

    Rama nuk do te degjohen mendimet e as nje individi:

    As antareve te partive te vjetra,
    As antareve te partive te reja,
    As antareve te partise socialiste.

    Ai desheron qe publiku
    te degjoje vetem zerin e
    mendimet e tija.

    Pse ne Gazeten Dita predominon
    ne cdo informacion te ngjarjeve ne
    Shqiperi kryesisht Edi Rama?

    Edi Rama ka te drejten e tij te shprehi mendimet e tij.
    Gazeta Dita ka te drejten e saj te intervistoje lideret e
    te gjithe partive ne vendin tone.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
  • Në Frashër te Perënditë
  • Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare
  • Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm: Nuk marrim problemet e të tjerëve
  • Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  2. Dashi në Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare
  3. TRENI në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  4. Leon në Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
  5. Po në Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori i shquar Piro Milkani
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?