Nga Orgen Peci
Te videot e skandalit Hila shfaqen edhe artistë të rinj që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me Hilën gjatë konkursit televiziv Gjeniu i Vogël. Jane rritur dhe promovuar prej tij. Kjo e ndryshon thellësisht dhe rrënjësisht thelbin e historisë
Disa nga videot e skandalit Hila mund të shihen si “marrëdhënie me pëlqim mes dy të rriturve” apo edhe “shkëmbim favoresh mes të rriturish”, në rastin më hipokrit. Por kur përfshihen figura që kanë hyrë në atë rreth që në fëmijëri ose adoleshencë, kjo e ndryshon tërësisht kuadrin moral, psikologjik dhe juridik. Lidhja ndryshon rrënjësisht në disa nivele kryesore.
Në psikologji dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, quhet grooming, procesi ku një i rritur me pushtet afrohet me një minoren, fiton besimin e tij/saj dhe të familjes, krijon varësi emocionale e profesionale dhe e përgatit terrenin gradualisht për ta shfrytëzuar më vonë.
Kur ky raport nis në fëmijëri, nuk mund të flitet kurrë për “pëlqim” apo “zgjedhje të lirë”, sepse mendja dhe vullneti i një fëmije formatohen nga ai që ka kontrollin mbi të.
Po flasim edhe për asimetrinë absolute të pushtetit. Përballë një figure që kontrollon skenën, ekranin, suksesin dhe të ardhmen profesionale, një i ri apo një fëmijë nuk ka asnjë mjet mbrojtës. “Promovimi” dhe “rritja” nën hijen e një tutori të tillë krijojnë një dinamikë ku viktima nuk e kupton as vetë se po shfrytëzohet, sepse abuzuesi i shfaqet njëkohësisht si “bamirës”, “babai profesional” dhe “krijuesi i karrierës”.
Kur një fëmijë rritet brenda një mjedisi të tillë me presion e varësi, abuzimi normalizohet në mendjen e tij. Viktimat e kësaj dinamike shpesh kanë nevojë për vite me radhë (ndonjëherë pasi bëhen vetë të rritur ose prindër) për të kuptuar se ajo që u ka ndodhur nuk ka qenë “mbështetje për talentin”, por shfrytëzim i pastër.
Nga skandal rozë/moralist, në krim dhe përgjegjësi institucionale
Kjo e zhvendos debatin nga “përfolje e jetës private” te përgjegjësia penale dhe mbrojtja e fëmijëve. Gjithashtu ngre pikëpyetje të mëdha për ambientin artistik e mediatik. Si ka mundësi që një strukturë e tërë ka parë “rritjen” e këtyre fëmijëve nën këtë tutelë dhe ka heshtur?
Prania e këtij elementi e zhvesh tërësisht ngjarjen nga çdo alibi e “marrëdhënieve mes të rriturve” dhe e shfaq atë në formën e saj më të rëndë, si shfrytëzim i pushtetit mbi fëmijët dhe të rinjtë e pambrojtur.
Ka fatkeqësisht edhe shembuj botërorë ku industria e artit, muzikës, filmit dhe televizionit ka funksionuar me ekzaktsisht të njëjtin mekanizëm: zbulimi, “adoptimi” profesional i fëmijëve, groomingu i gjatë dhe përdorimi i pushtetit për abuzim.
Nga Jimmy Savile i BBC apo R. Kelly që përdori studiot e tij, fuqinë e tij si producent e kantautor legjendar dhe premtimet për karrierë për të afruar minorenë, te Lou Pearlman, krijuesi i Boy-Bands, Backstreet Boys & ‘NSYNC, manjati muzikor që menaxhoi disa nga grupet më të mëdha të djemve në vitet ’90, duke rekrutuar të rinj në moshë 12–15 vjeçare.
Mekanizmi i “kastingut” dhe “udhëheqjes” artistike u zbërthye plotësisht gjatë lëvizjes #MeToo. Weinstein dhe figura të tjera me pushtet absolut në industri përdornin rritjen profesionale, me kushtin implicit: nëse doni karrierën, duhet të pranoni rregullat e lojës.
Industritë e artit shpesh i ngrenë këto figura në statusin e “krijuesve të yjeve”, çka bën që prindërit dhe vetë fëmijët t’u besojnë verbërisht. Rrethi profesional rreth tyre e di se çfarë ndodh, por hesht nga frika e humbjes së punës, pozicionit apo ndikimit.
Për shkak se abuzuesi është edhe personi që u ka dhënë “suksesin” e “emrin”, viktimave u duhen vite (ose dekada) për të përpunuar traumën dhe për të kuptuar se ai sukses ka qenë pjesë e mekanizmit të kontrollit.
—-
Në foto, Hila në jurinë e konkursit Gjeniu i Vogël duke ndjekur performancën e një fëmije që tashmë është një artist i ri i skenës dhe shfaqet në videot e skandalit që ka trazuar rëndë këto ditë opinionin publik
DITA

Mua si vlonjat nuk me habit fare veprimi i ketij tipi, se ka nga ngjan ose me thjesht e ka ne ADN .Babai i ketij tipi ka qene n/kryetar dege ne vlore dhe kishte sektorin e sigurimit dhe hetuesise.Ky ishte monster.Une ne ate institucion nuk kam njohur njeri me imoral.Po ti vinte syrin nje femre te bukur do perdorte te gjitha menyrat deri sa ta shtinte ne dore,me keq po te qe e martuar se buri do i perfundonte ne burg.Kur ndodhen ndryshimet e rahen nje here po shpejt iku ne Amerike se kish vajzen me pasaporte amerikane.Nuk e di tani ron apo ka ngordhur.Njefar soji u shperblyen viktimat se pane qe u legenos djali tij, pavaresisht qe poshtersit e tij nuk i lan as vjosa
Me shumë gjasë djali për të cilin flet shkrimi Orgenit është djali me inicialet G.H. që ka qënë te “Gjeniu i vogël 5”. Problemi është se ka dalë tashmë në pah si funksionon një sistem i tërë artistiko-mediatik, i cili sigurisht është pasojë e një sistemi politik të korruptuar e të degraduar deri në detaj. Ajo që thuhej në muhabete kafenesh, pra që nuk çan dot para po nuk dhe ryshfet, nuk ke mik apo nuk lë bythën, tani ka dalë në shesh e vërteta. Elton Tozaj psh që merret me këto thashethemet por edhe me të vërtetat rreth botës së show bizzit ka akuzuar Vera Grabockën për skandale të ngjashme, mos gaboj që iu ka çuar vajza (ndoshta misse) ca ndërkombëtarëve. Po ashtu ka thënë që edhe një koreograf me inicialet A.M ka bërë gjëra të ngjashme me A.Hilën; e po ashtu edhe disa personazhe të tjerë të rëndësishëm medias e artit. Po ashtu ka thënë për një ministër të Ramës me inicialet S.J. që shkepet duke e ngrënë në bythë si homoseksual nga A.Hila. Pra shohim që Hila nuk qënkërka rastësi, degjenerimi qënka bërë kulturë, dhe nuk çan dot përpara nëse nuk ofrohesh për seks. Kultura nuk formohet për një ditë, ajo do vite , dhe përfshin norma, sjellje dhe zakone të caktuara. Ajo është një mekanizem që miraton ose pengon sjellje te caktuara, rekruton individë të caktuar, ndikon në shoqërizimin e anëtarëve te rinj. Çfarë ka dalë tashmë nga videot intime dhe denoncimet publike të Tozajt është skandaloze, lemeritëse. Problemi është shndërrimi i meritokracisë në seks me klering. Se media të caktuara po e trajtojnë problemin si të ishte thjesht çështje e cënimit të privatësisë të ca “Vipa-ve” që kanë ca vese, pinë drogë, bëjnë edhe orgjira apo janë homoseksualë të padeklaruar. JO. Është problemi i shkatërrimit të meritokracisë dhe zëvendësimi i saj me rryshfet, korrupsion (monetar ose moral) dhe seks me klering. Këtu duhet një katarsis i madh. Që të ndodhë kjo, më parë duhet të pranohet problemi, të bëhet diagnoza. Përndryshe do katandisemi më keq, ashtu siç po e paraqisin situatën ca media qesharake me ose pa licencë kombëtare, që sillen si lavazho imazhi sikur s’ka ndodhur gjë, sepse me shumë gjasë kanë vetë probleme të ngjashme në TV e tyre dhe s’duan të venë gishtin në plagë. Ka pasuar thashetheme psh që nëpër nëpër disa spektakle televiziv janë punësuar vajza të bukura por që në fakt janë eskorta që më parë i shihje vajtje ardhje në Dubai ose papunë me dashnorë drogaxhinj apo mafiozë. Thashetheme janë, bën vaki janë të vërteta, por duhen vërtetuar. Ku ka gjë s’është pa gjë thotë populli. Psh thonë për një influencere (me ferexhe) që reklamon tërë kohës në tik tok veshje, çanta, makina luksoze ( që kushtojnë edhe mbi 50mijë-100mijë€) sikur i ka të sajat, e ndërkohë thuhet se del te videot e Ergys Agasit, por ajo nuk e pranon e thotë “ku i keni provat”. Edhe luksi i shfrenuar është i dënueshëm nga feja. Pra kemi një situatë komiko-dramatike ku është shkatërruar çdo vlerë reale dhe e vetmja “vlerë” ka ngelur paraja. Dalja e videove intime ka një vlerë dokumentuese, për të kuptuar të vërtetën, se mos të ishin bërë publike ato, çdo gjë do vazhonte ashtu si më parë, pra llum dhe qënëri në thashetheme për kurva dhe kurvarë.
Duhet te korrigjoni disa pasaktesi.Shoh disa portale qe e shenojne moshen e regjisores Vera Grabocka me shume kujdes 70 vjec.Gabojne rende. Ja,pse.
Vera Grabocka ka luajtur ne filmin Montatorja,Prodhim i Kinostudios i vitit 1970 me Regji te Muharrem Fejzo.Atehere ishte studente ne Institutin e arteve.Nje studente e fillon institutin 20 vjec dhe e perfundon 24 vjec.Te marrim minimumin,,sikur ka qene 20 vjec ne 1970.,Sot duhet te ishte 76 vjece..Por po te kete qene 24 vjec ne 1970,sot duhet te jete plot 80.
I gezofsh 80 pranvera.Nimfomane!
Shkolla e lsrtë fillohej 18 vjeç dhe mbarohej 22 vjeç.
Këto gjëra mund të ndodhin dhe në “mbështetjen” që politikanët i bëjnë anëtarëve partiakë në caktimin e pozicioneve drejtuese.
Zoti na ruajtë për k
ëtë kohë bastarde që po jetojmë.
VO:
-Telefoni Vlorës do të nxjeri SHUMË KLODI,GRIDA,VOKSHI,TOPALLI,SONILA..TË TIPIT BABALE..DREQIN ME TË BIRIN.NDAJ SPAK PO GËRMON NË THELLSI TË OQEANIT..DHE NUK ËSHTË PUNË SEKRETI SHTETI LETRASH ..PASI ATO DOLËN NË 97,98..DERI 2013 NGA SALISËRBI BISTURIA 79..
-NDAJ,SOT DUHEJ NJË ENVER I DYTË,PASI AI E DINTE MENTALITETIN E SHQIPOVE DEMBEL,SHERRXHI,SHPIFS,SPIUN..DUKE I NDALUF FËMRAT TË DILNIN JASHT PËR TI Q..BOTA..!
..TANI PLASI SHESHIT NË VIDIO,NDËRSA TË MASKUARA JANË ME MIJRA..
..DHE,ELI THOT SE NUK E KA FAIN QIVAÇI VLONJAT,POR AI QË NXORI VIDION NË PUBLIK,KUR EDHE UNË DO E BËJA PËR TI NXJER BOJËN E ZEZË.
..NË GREQI 97 NË ÇDO 50 M ISHTE 1 SHQIPËTARE NË MOTELE..
-PO VJEN FUNDI DEMOKRACISË LIBERALE NË SHQIPËRI QË NA OFROI PERËNDIMI DEGJENERUAR..
– NËSE FUTEMI NË BE PO NA LA NON GRATA,KËTU DO NGELEN VETËM 700.000 PESIONISTËT LOQE FISHKUR.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Kapterr Lalaj po qan per nje Enver te dyte qe ai pastaj ta marre per bythe e ta hedhe ne ate grope haleje ku Enveri pare hodhi bashkkatunarin e tij ate Poliagjentin nga Corrushi .
Te lumte Orgen. Ke kapur thelbin. Ke bere nje “ In-depth root cause analysis” do thonin anglezet. Qe do te thote: “ Analizë e thelluar e shkakut rrënjësor”. Jo si ca TV te degjeneruara me moderatore te degjeneruar(a) qe qellimisht e trajtojne si çeshtje private!
Ky ndyresira, Hila, duhet te dhkoje ne burg se aty gjen nga ato qe ai funderrine meriton ta trajtojne.