Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Negociatat e anëtarësimit, Maqedonia: Nuk e mbajmë peng Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Negociatat e anëtarësimit, Maqedonia: Nuk e mbajmë peng Shqipërinë
KryesorePolitike

Negociatat e anëtarësimit, Maqedonia: Nuk e mbajmë peng Shqipërinë

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut nuk do të mbajë peng Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke komentuar faktin që Bullgaria mund të zhbllokojë negociatat, tha se secili shtet ecën me dinamikën e vet në këtë proces, por nënvizoi se Tirana dhe Shkupi duhet të jenë bashkë për të qenë një element i rëndësishëm gjeopolitik dhe për të ndihmuar njëra-tjetrën.

“Në 2019-ën ishte ‘po’ për ne dhe ‘jo’ për Shqipërinë. Tani është ‘po’ për Shqipërinë, ‘jo’ për ne. Nëse shohim vetëm rezultatin e momentit mund të jetë vetëm interes afatshkurtër. Unë mendoj se deri në një fazë të caktuar të procesit duhet të jemi bashkë. Mirëpo, askush nuk ia mohon Shqipërisë që të kërkojë të ecë përpara në këtë rrugë”, tha Osmani.

Ministri shqiptar në qeverinë maqedonase falënderoi veçanërisht Kryeministrin Rama për qëndrimet e tij në mbështetje të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm gjatë samitit në Bruksel, por edhe në dalje të tjera publike. “Ne jemi falënderues për qëndrimin e Shqipërisë. Ka qenë e jashtëzakonshme që ju të shkoni kundër interesit tuaj dhe të thoshit ‘e presim Maqedoninë e Veriut’ ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Osmani.

- Publicitet -

Sa i përket propozimit të Macron për kuadrin negociues, ai tha se do presë për dokumentin zyrtar të presidencës franceze të Bashkimit Europian, ndërsa përpilimin aktual e konsideroi të papranueshëm.

“Çështja e gjuhës dhe çështjet historike të mos jenë pjesë e procesit negociues për anëtarësim në BE. Sekuencimi i hapave kushtetues është i rëndësishëm. Ka dy qëndrime që përplasen, Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të ndryshojë së pari Kushtetutën dhe më pas të nisin negociata, ndërsa qeveria jonë kërkon që fillimisht të nisin negociatat dhe më pas të vijnë ndryshimet në Kushtetutë. Dëshirojmë të hyjmë në BE, por vetëm duke mbrojtur identitetin, gjuhën dhe historinë”.

Më herët, Osmani komentoi mbështetjen që i dha parlamenti i Bullgarisë planit të Macron për heqjen e vetos, duke thënë se një zhvillim i tillë do të bllokojë procesin e zgjerimit europian në planin afatgjatë. Ministri shtoi gjithashtu se kjo do të paralizojë marrëveshjen e Fqinjësisë mes Shkupit dhe Sofjes.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    June 24, 2022 at 2:46 pm

    Bullgaria e Hoqi Veton ndaj Maqedonise.
    BE do ti ndaje fatet e dy Republikave te vogla Ballkanike,
    Maqedonia (qe eshte shume hapa para shqiperise),do te cele Negociatat me BE,
    Kurse Shqiperia do te bashkohet me Kosoven,qe duhet te perballet me Veton Serbe.

    Reply
  • intelektuali says:
    June 24, 2022 at 3:43 pm

    Ore ti rezili shqyptar Bujar Osmani:

    CFARE IDENTITETI, GJUHE DHE KOMBESIE KERKON TE MBROSH PER MAQEDONINE E STALINIT, TITOS DHE DIMITROVIT TE SAJUAR NE EPRUVETEN E INTERNACIONALES KOMUNISTE?

    Po ti harrove masakren antishqyptare te Tetoves me tanke dhe aeropllane o mavri, po masakren e Kumanoves nga spiunet e UDB jugosllave qe vrane patriotet shqyptar i harrove ti Bujar Osmani sherbetor jenicer i komunisteve jugosllave te Titos, po gjuha, identiteti dhe kombesia jote eshte Shqypnia me Kosoven dhe Metohine qe Serbia ja rrembeu Shqypnise me vendimin e Kongresit te Berlinit, kur Bismarku i quajti shqyptaret si shprehje gjeografike. Po ti o Bujar Osmani bythashites i serbit dhe i komunisteve te Titos pse genjen dhe mashtron qe Bullgaria nuk ja ka hequr veton Maqedonise se Veriut? Intelektuali me kameren e tij ishte ne Parlamentin bullgar dhe qe i pari qe dha sihariqin, kur ktyeministri Edi Rama shante dhe mallkonte BE dhe Bullgarine sinje rrugac ordiner.

    PSE MAQEDONIA KOMUNISTE E HICIT NUK PRANON OFERTEN FRANCEZE?

    Eshte Maqedonia e Titos ajo qe kerkon te pervehtesoje historine, gjuhen dhe identitetin e popujve te tjere, njashtu sic beri me Aleksandrin e Madh dhe me Greqine fainje derisa BE ju detyroi te nderronit edhe emerin dhe llagapin.

    PSE I QUANI BULLGARET FASHISTE DHE OKUPATORE O HAMZAI MAQEDONAS, BUJAR OSMANI?

    Pse i burgos i i masakroni ata qe deklarohen bullgare ne kete Maqedoni karikature sovjetike?Pse digjni dhe shkrumboni qendrat kulturore bullgare dhe keni vendosur ne mes te Shkupit mbreterit bullgare si karikarura hajdutesh? Po keshtjella e Samuillit mbi Oher e kujt eshte? Po Cirili dhe Metodi te kujt jane? Po Shen Naumi bullgar puro i manastirit ne Oher i kujt eshte o dallkauku i Ali Ahmetit ne qeverine e spiuneve te UDB jugosllave si Hamzai i Skenderbeut te turqit e Sulltanit

    LEXO HISTORITE VERTETE O BUJAR OSMANI SE LE NAM ME DEKLARATAT QE TURPEROJNE SHQYPNINE DHE GEZOJNE VETE SPIUNAT E TITOS

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?