Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Negociatat mbyllen në 2027”, Rama për VOA: Plan konkret me KE për integrimin në Union
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Negociatat mbyllen në 2027”, Rama për VOA: Plan konkret me KE për integrimin në Union
Lajmi i funditPolitike

“Negociatat mbyllen në 2027”, Rama për VOA: Plan konkret me KE për integrimin në Union

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës, për gazetarin Armand Mero, duke folur për avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së, shprehu bindjen se mbyllja e negociatave do të bëhet në fund të 2027-ës.

Rama tha se ky është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian për mbylljen e negociatave në 2027.

“Është një plan shumë ambicioz dhe ne jemi të angazhuar ta realizojmë pikë për pikë. Detyrat për mbylljen e negociatave ti mbyllim brenda vitit që kemi përcaktuar”, tha Rama.

- Publicitet -

Kryeministri duke folur për korrupsionin, tha se ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet në SHBA, madje ishte një debat në të dyja kahet.

“Kur flitet për korrupsionin ka shumë të vërteta që ne nuk mund t’i mohojmë, sikundër ka edhe shumë të pavërteta që bëhen atraktive.

Korrupsioni është problem në Shqipëri, por jo aq i madh sa të mertitojë ccdo natë vëmendjen në të gjitha tamtamet dhe frëngjitë”, tha Rama.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti, përparimin e saj në integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqipëria arriti të hapë dy grupe kapitujsh. Megjithatë ambicia juaj është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste është kjo, duke patur parasysh që fqinjët tanë kanë kaluar vite të tëra e ende janë larg?

Kryeministri Rama: Kjo nuk është ambicia ime tanimë, por është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian. Është një plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe është shumë ambicioz, por ne jemi të angazhuar që ta realizojmë pikë për pikë dhe që, përsa na takon, detyrat për mbylljen e negociatave t’i kemi kryer brenda vitit, që kemi përcaktuar.

Zëri i Amerikës: A është e përgatitur administrata shqiptare për ta përballuar këtë proces? Sepse po i referohem këtu raportit të fundit të Komisionit Europian, dhe më lejoni të citoj, ku thuhet se qeveria, për shembull, “vazhdoi të miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së”, apo se “një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjesërisht, ose nuk ishin zbatuar fare”.

Kryeministri Rama: Këto nuk kanë asnjë lidhje me pyetjen apo me përmbajtjen e pyetjes për administratën, sepse sa e përgatitur është administrata jonë kjo natyrisht nuk duket, nëse ndjek lumenjtë e lajmeve, ku gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, po edhe gënjeshtrat safi janë material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti më kuptimplotë për përgatitjen e administratës sonë është fakti që administrata jonë përballoi jo vetëm me sukses, por edhe nën sytë e befasuar të Komisionit Europian të gjithë procesin e përgatitjes së negociatave, që është një proces jashtëzakonisht i vështirë.

Nga ana tjetër, administratën tonë e gjykojnë institucione prestigjioze, të cilat funksionojnë si institucione të Bashkimit Europian, ku kam parasysh në këtë rast SIGMA-n, që e cilëson administratën tonë, në mos gabohem, në 4 nga 5 fusha të hulumtimit të kapaciteteve të administratës, si më të mirën në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, korrupsioni mbetet një temë gjerësisht e debatuar edhe ndër vite. Ju shpesh keni deklaruar një seri masash, ndërhyrjesh, reformash që janë marrë, megjithatë në vlerësimet ndërkombëtare, edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian vazhdon të konsiderohet si një shqetësim serioz, madje thuhet edhe se “përpjekjet parandaluese kanë patur një ndikim të kufizuar”.

Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte një temë e debatuar me një kahje, por ishte një temë e debatuar me të dyja kahjet, që do të thotë se në këtë debat për korrupsionin ka shumë; ka natyrisht të vërteta, që në rastin e Shqipërisë ne nuk mund t’i mohojmë, ka shumë të pavërteta që janë atraktive në arenën politike dhe mediatike, ka shumë analiza, që mbështeten mbi shumë spekulime, por, për t’u kthyer dhe për të mbyllur përgjigjen: korrupsioni në Shqipëri është një problem, asnjëherë aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme në të gjitha llojet e frëngjive dhe në të gjitha llojet e platformave, por një problem, që pikërisht pse është real, jemi duke e përballur qoftë me reforma, qoftë me modernizimin e shërbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administratës, duke shfrytëzuar teknologjinë, qoftë nëpërmjet institucioneve të reja të drejtësisë dhe patjetër, qoftë falë mbështetjes publike, që në këtë luftë kundër kësaj të keqeje është një mbështetje e gjerë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    December 28, 2024 at 6:50 pm

    Berishe kepute lidhjen me industrine e vjedhjes se votave!Kosovrastin dhe Ferdinand Ponin do ti qash. Kjo makineri u perfeksionua ngaEdi Rama,qe nuk ka nevoje as per votues. Per te votojne Listat emerore.Jane apo nuk jane personat.

    Reply
  • Papi says:
    December 28, 2024 at 9:26 pm

    Te mbyllesh negociatst ne 2027 dmth te pranosh cdo gje qe kerkon BE pra te mos negociosh asgje
    Perkthyer shqip dmth qe negociatat zgjatin shume per arsye se vendet kandidate nuk leshojne interesat e tyre kombtare mbrojne sektoret e ekonomise ku kane force dhe nuk shesin sektoret me interes kombtar qe te ruajne mbrenda ne be nje autonomi per vetevendosje
    A i ke treguar shqiptareve cfar po negocion?
    Sepse negociatat kan emer
    Te permbyllesh krejt kapitujt mbrenda 2027 dmth te dorzosh krejt cka me vlere shqiperia nga uji,toka,dhe ajri e shqiptaret te jene qeraxhij ne token e tyre
    Nuk flas nga zilia por nga pervoja e shtetit ku jetoj si italia qe edhe pas 20 vjetesh qan akoma negociatat e gabuara qe ka bere me BE
    Pra trego hap pas hapi cpo negocion dhe jo sketerre si cdo marrveshje me te huajt vetem per pushtet e ego

    Reply
  • Deda says:
    December 28, 2024 at 10:00 pm

    Ti Papi jeton në Itali ?! Dhe Italia qan negociatat që ka bërë me BE-në ? Sa hajvan që qënke ! Po kujt do t’i qahet Italia , vetes të saj ? Italia është fondatore , krijuese e BE-së . Në Romë më 1954 u hodhën bazat e krijimit të Evropës së Bashkuar dhe Italia nuk ka bërë asnjë lloj negociate , sepse ishte vetë ajo inisiatore e krijimit të BE-së . Bashkimin evropian e ka propozuar ish kryeministri i famshëm italian De Gasperi , një nga politikanët më të degjuar të Evropës sëbashku me Adenaurin e Gjermanisë dhe De Golin e Francës . Pesë vënde ishin krijuesit e BE-së : Italia , Franca Gjermania , Hollanda dhe Luksemburgu më 1954 në Romë . Pastaj më vonë u zgjerua në 12 shtete dhe , me rënien e murit të Berlinit , aktualisht janë 27 . Sa për atë që po negocion Shqipëria o papi , është thënë e stërthënë , po ti nuk i ndjek emisionet dhe masmedian . Janë hapur kapitujt e drejtësisë dhe kapitujt e politikës së jashtme . Po ti je i përgjegjshëm për atë që shkruan , apo e ke kokën bosh ? Negociatat me BE-në , nuk janë që Shqipëria t’i falë ndonjë gjë Evropës , se nuk mbeti Evropa t’i falë diçka vëndi ynë sa një gjysëm qyteti evropian . Dhe së fundi , po të pyes : Në cilën ditë ndërtimi punon ti “albanese di merda” ?

    Reply
  • Devolli says:
    December 28, 2024 at 10:04 pm

    Para 20 vjetësh paska bërë negociata me BE-në Italia ? Jo , bre Papi , Italia është në BE qysh më 1954 -trën që ditën që u krijua BE-ja .

    Reply
  • chp says:
    December 29, 2024 at 2:22 am

    Do ta quaja te cmendur cilido qe lexon keto intervista ….Dikur VOA ne vitet 80-90 kishte nje fare lezeti ne propoganden e asaj kohe por sot ka shkue per lesh si thone ne Tropoje,,Kur fitoi duke vjedhur Lulqim Basha ne 8 maj 2011 votimet e Tiranes me kutite e gabuara te Rames me votat e mallkuara te Arviziut ..mbas disa kohesh dhene te VOA intervista NDYRESIRA LUL BASHA dhe me vone u intervistuan si heronj Fatmir Mediu dhe me vone Fari Balliu thashe me vete RIP VOA…Derisa te jete jo i prangosur Salelez Biberishaj ne Shqiperi keto intervista jane toksike per nje Europe qe ka eurodeputet terroristin Beleri qe keto dy mjekerroshet RAMA-MERO nuk kane as sy as vesh as vullnet ta permendin…

    Reply
  • Papi says:
    December 29, 2024 at 7:25 am

    Italia fale be ka sakatuar bujqesine e saj
    Ka mbyllur shume ferma te prodhimit te qumeshtit fale kushteve te be dhe fermeret kane derdhur per 10 vjet qumeshtin ne rruge sepse nuk mund te shitnin me shume sesa kishte vendosur be
    Edhe fondatoret e be kane kushte njelloj si ata qe do hyjne ne te ardhmen
    Un e mora si shembull kjo nuk ju justifikon te tregoheni injorante se cfar po negociohet kemi te drejte te dijme cfar do prodhojme dhe cfar jo
    Si do mbrohen pasurite strategjike dhe kush sektore do i shkojne privatit
    Sepse kta gjera po negociohen qe askush nuk flet

    Reply
  • Deda says:
    December 29, 2024 at 12:51 pm

    Ore Papi , në cilën Itali jeton ti , a derëzi ? Cilat ferma të prodhimit të qumështit na qenkan mbyllur në Itali ? Po a je në vete çfarë shkruan more debil ? Ti thua : për 10 vjet rresht Italia e ka derdhur qumështin në rrugë ? Sa qesharak që je ! Para disa vjetësh , u bë një protestë nga blegtorët italianë , që kërkonin rritjen e çmimit të grumbullimit të qumështit , ku pati edhe skena simbolike të derdhjes së qumështit në rrugë . Kjo protestë zgjati disa ditë dhe protestuesit fituan nga qeveria përmbushjen e disa kërkesave të tyre . Të thuash që derdhja e qumështit në rrugë , nga pesë ditë gjithsej , zgjati 10 vjet , duhet më parë të bësh një vizitë psikiatrike . Italia ka qumësht dhe nën produkte të tij , djathrat e saj me famë botërore , sa të duash , madje me çmime shumë më të ulëta se shumë shtete të BE-së dhe më të ulëta se Shqipëria . Një litër qumësht në Itali, nuk e kalon kurrë një euron , ndërsa në Shqipëri çmimi është 40 përqind më I lartë . Dhe çfarë lesh qumështi është Lufra , apo Mireli , surogato . Sa për negociatat e Shqipërisë , o papi , BE-ja ka dhe ka pasur gjithmonë të njëjtat negociata dhe të njëjtën rradhë siç ka ndjekur dikur me Kroacinë , Rumaninë , Bullgarinë , ashtu edhe me Shqipërinë , të njëjtën praktikë . Çfarë kërkon të dish ti ? Qeveria po i thotë popullit që u hapën negociatat për dy kapituj , drejtësia dhe politika e jashtme . Ti kërkon që të diskutohen në publik ? Po nuk është e tillë procedura more papi , nuk është diskutuar në popull për asnjë shtet tjetër që është pranuar , nuk do ndryshojë praktikat Evropa , se ashtu të pëlqen ty .

    Reply
  • intelektuali says:
    December 29, 2024 at 4:11 pm

    NEGOCIATAT ME BE MBYLLEN NE 2027 VETEM NESE EDI RAMA I LE VENDIN “NOC RROKUT” TE TIJ

    Maqedonia e Veriut po pret “Noc Rrokun” e Edi Rames per vite me radhe ne lufte antagoniste me Bullgarine, megjithese Greqia e detyroi te nderronte llagapin e shtetit komunist

    Mali i Zi po behet dita-dites katran i Zi duke pritur 12 e kusur vjet “Noc Rrokun” e Edi Rames qe ta antarsoje heroi legjendar ne BE.

    Turqia islamike e Sulltan Erdoganit ka nje jete te tere qe po pret “Noc Rrokun e Edi Rames per ta antarsuar ne BE

    Serbia e Vucicit gjithashtu po pret “Noc Rrokun” e Edi Rames si shpetimtar i shtetit te tij komunist ne lufte antagoniste me Albin Kurtin qe nuk ja pranon “zajednicat” dhe nuk i nenshtrohet bedeleve te Putinit per ta falur veriun e Kosoves si “derri ne ne thes” Serbise.

    SHBA po keshtu po pret “Noc Rrokun” e Edi Rames per te perfunduar Reformen ne Drejtesi ne menyre qe te zbulojne si ja arriti cuni i Kristaqit te korruptoje FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit nga “familje e mire”

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 29, 2024 at 4:30 pm

    Chp:
    Ta ndreq unë ty qejfin!
    S’ të vjen zor që e ofendon Baba Lulin? ??????

    Reply
  • Ok says:
    December 29, 2024 at 5:05 pm

    Deda poshte 1€ qumesht Eshte shurre
    Todis eurospin

    Reply
  • Ok says:
    December 29, 2024 at 5:07 pm

    Po do qumesht me cilesi te larte deda
    Min 1.79 €

    Reply
  • mao says:
    December 29, 2024 at 5:23 pm

    TE VESH DUART NE KOKE
    DEL NJE BOJAXHI
    UNE BERA REFORMEN
    THOTE NE DREJTESI

    SI NUK E MBYLL GOJEN
    NDONESE E PRET FUNDIN
    DUKET KA MISION
    TE GAJASE KATUNDIN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj shuplaka KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë
  • VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  • Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon
  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale

Komentet e Fundit

  1. 1 on VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Gjykata e Lartë zbardh vendimin unifikues: Arresti në burg vetëm kur dështojnë të gjitha masat e tjera
  3. Phoenix on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  4. Detari on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  5. info analitike on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?