Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëna e Monika Kryemadhit del nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nëna e Monika Kryemadhit del nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe
KronikeLajmi i fundit

Nëna e Monika Kryemadhit del nga SPAK: Merren me mua një plakë, jam 80 vjeçe

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK.

Pas daljes nga SPAK Fatime Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se është person në hetim për banesën e saj.

Ajo tha se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe , e cila ka një shtëpi si gjithë të tjerët.

- Publicitet -

Fatime Kryemadhi: Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi?  Nuk merren me ata që shesin  copa të  shtetit të popullit dhe merren  me mua një plakë. Çfarë deklarate të japë unë

Kujtojmë se më 17 dhjetor të vitit të kaluar Apeli i GJKKO-së prishi pjesërisht vendimin e GJKKO duke i hequr sekuestron e vilës së nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

Sakaq Apeli i GJKKO la nën sekuestro vilën e deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.

Më 20 tetor 2024 Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi në vendin e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Sipas SPAK, kjo masë erdhi si vijim i hetimeve të filluara në vitin 2022 ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për dy prona të zotëruara nga Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Konkretisht, u sekuestruan dy vila me sipërfaqe të njëjta, me katet përdhese prej 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; katet e para janë nga 79 m2; katet e dyta me sipërfaqe 51 m2 dhe verandë 27.9 m2 dhe katet nëntokë me nga 139 m2 secila.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me bizmesmenin Samir Mane, për marrjen përsipër të ndryshimit në favor të tij, të një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Ai u arrestua bazuar në rezultatet e këtyre hetimeve dhe gjendet në paraburgim. Meta i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë në gjykatë.
Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika

Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci. Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv. Në të njëjtën masë sigurie po hetohet për pastrim parash edhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?