Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ndënë thundrën e përdhunës…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > “Ndënë thundrën e përdhunës…”
Kendi i KryeredaktoritKryesore

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

Published: March 11, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Ne jemi popull gjaknxehtë kur bëhet fjalë për hapësirën tonë të ngushtë. Mjafton një thërrime padrejtësie mbi atë që e quajmë ‘tonën’, që zemërimi të na ndizet si eshkë. Një vështrim vëngër, një makinë e parkuar keq, një pëllëmbë tokë e shtyrë shndërrohen në fushëbeteja ku mbrojmë me dhëmbë atë që “na takon”. Edhe një çikërrimë e kotë e përditshmërisë mjafton për të na nxjerrë nga vetja.

Përfytyro pastaj një xhepist që të rrëmben kuletën në autobus apo çantën në rrugë. Revolta jonë këtu, me të drejtë nuk njeh peshore. Ndizemi si fitili, kërkojmë llogari, denoncojmë, duam ta shohim menjëherë hajdutin të kapur e të ndëshkuar.

- Publicitet -

Por, çfarë ndodh kur dikush na vjedh të gjithëve njëherësh?

Miliardat e vjedhura në tendera, koncesione, fatura fiktive, favorizime, kjo makineri e tërë që na vjedh me letra e me vula, nuk prodhon të njëjtin zemërim. Më saktë prodhon një  zemërim të ndarë, një përçarje të re.

Ndoshta sepse për shumë nga ne, korrupsioni duket abstrakt, shifra të mëdha, dosje, procedura. Ndoshta sepse nuk e shohim “me sy” momentin kur na merren paratë. Ndoshta sepse nuk e kemi përballë atë që na e ka futur krahun thellë në xhep. Ndoshta.

Por kjo vjedhje është po aq konkrete. Janë paratë tona që i japim plus përditë për çdo litër karburant që blejmë, çdo faturë uji dhe energjie, në TVSH-në që na mbahet për bukën, qumështin, rrobat. Janë parà që dalin nga sakrifica, shpenzim i një jete të tërë. Vetëm se ia kemi besuar dikujt me shpresën se do t’i kthejë në shërbime.

Ai ose ajo i kthen në jahte, vila, në një jetë luksoze që ne ia paguajmë me detyrim.

I korruptuari është thjesht një xhepist i përmasave gjigante. Na vjedh të gjithëve  në heshtje, duke na e shpërndarë dëmin në mijëra pagesa të vogla që ne nuk i ndjejmë derisa kuptojmë se jemi gdhirë të varfër në një vend të pasur. Ai vret jo vetëm mundësitë për më shumë. Shkatërron edhe moralin, shpresën, dëshirën për të jetuar në vendin tënd.

Pikërisht ai e ka vrarë buzëqeshjen në rrugët tona. Ai na ka bërë të gjithëve të zymtë, të vrazhdë, agresiv, mosbesues.

Heshtjen përballë tij, kur ajo buron nga pafuqia, mundet edhe ta mirëkuptosh. Kur sistemi ngrihet si një përbindësh i pakontrollueshëm, dorëzimi është shpesh instinkt mbijetese. Shumë nga ne thjesht nuk besojnë më te ndryshimi dhe mbyllen në guaskën e tyre të apatisë.

Por paradoksi ynë tragjik fillon aty ku heshtja merr fund dhe nis avokatia e turpshme e korrupsionit. Fenomeni bëhet i frikshëm kur individi fillon ta mbrojë me pasion të korruptuarin. Viktima mbron pikërisht atë që e ka zhvatur. Vjedhja publike fillon e relativizohet me arsyetime foshnjore si “të gjithë vjedhin” apo “edhe të tjerët kështu do bënin”.

Në këtë pikë, logjika e qytetarit vdes dhe vendin e saj e zë instikti i tifozit që bërtet në stadium për ngjyrën e fanellës.

Një shoqëri nuk rrënohet vetëm nga ata që e vjedhin. Edhe ai që e pranon vjedhjen, ose e mbron atë, e rrënon po aq. Rrjedha e kohës ia fashit atij ndjenjën e së drejtës. Madje ai e godet drejtësinë edhe kur ajo ngrihet për të vepruar. Më naivi syresh as nuk e kupton se dora që po puth është dora që e mban të varfër.

E ka dënuar veten të jetojë “ndënë thundrën e përdhunës”.

Botuar në rubrikën e bashkëbisedimit me lexuesin, në faqen 2 të versionit print të gazetës Dita. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
34 Comments
  • d says:
    March 10, 2026 at 8:29 pm

    Ke te drejte o Thano.Zegjineja shendoshe.

    Reply
  • Jimi says:
    March 10, 2026 at 8:38 pm

    Te gjitha sa thua qendrojne i nderuar autor, prandaj edhe revolta eshte e justifikushme. Por e par e punes ne kete vend, me i korruptuar nga te gjithe eshte “kadiu” dhe kur te qi kadiu nuk ke me ke e ben davane! Ke degjuar gje per nje Xhin Xhonin ti ? Gjate kohes se sundimit te Saliut te pare, nga nje njeri i zakonshem, kreu nje kurs plepash dhe u be kadi. Ashtu bute, bute si pa u ndjere, kapi majen e drejtesise dhe brenda kohes se sundimit te Saliut te pare, nga nje njeri qe nuk e ngryste dote muajin me rrogen, arriti qe ne fund te karrieres, pasi mori edhe lejen e lindjes, na doli nje nga miliarderet e Ballkanit !? Ti nuk besoj te kesh degjuar gje, po ja po ta them une. Pikerisht per kete arsye ne Shqiperi u aplikua Vetingu i famshem, nga shoshitja e te cilit dolen nga sistemi i drejtesise nje numer i konsiderushem Kadinjesh, por cfare ndodhi, nje verre ne uje ! Dikur Nastradini mblodhi disa qershi, por vuri re, se nder to kishte edhe te papjekura edhe me ndonje krimb. Pasi i seleksionoi ato qe nuk i pelqenin, me mendimin qe t’mos i hante i pshurri. Pasi i hengri te gjitha qershite e mira, mendja i shkoi tek ato qe kishte pshurur dhe ashtu si pa vetdije, po i mbushte mendjen vetes : Kete e ka zene, kete s’e ka zene shurra dhe keshtu, e ka zene, s’e ka zene i hengri e i mbaroi te tera qeshite.

    Reply
  • Ehh thuaj says:
    March 10, 2026 at 8:55 pm

    Ja sa te komentoj xha Temja

    Reply
  • Anonymous says:
    March 10, 2026 at 8:56 pm

    Saktë

    Reply
  • Faleminderit says:
    March 10, 2026 at 8:56 pm

    Gjeniale kjo thirrje per zgjim qytetar!
    Bravo Adrian Thano

    Reply
    • Tironsi says:
      March 11, 2026 at 6:46 am

      Shkurt. Qarte. Sakte.
      Por ne jemi shume te prapambetur dhe te padije, per te kuptuar te tilla kendveshtrime.
      Per te ardhur keq!

      Reply
  • Miri haxhiu says:
    March 10, 2026 at 8:57 pm

    THANO MIRE KE MOLLOISUR
    EDHE UNE KETO I DI
    POR DUHEN KOQE BYRAZER
    FJALET S’BEJNE MË PROKOPI

    Reply
  • Vlora 97 says:
    March 10, 2026 at 10:42 pm

    Fjalë që përvëlojnë!!

    Është një goditje në stomak që e detyron kedo qe e lexon të rishohë pozicionin e tij: A po mbroj vërtet një hajdut vetëm se është i partisë sime?

    Reply
    • Anonymous says:
      March 15, 2026 at 5:45 pm

      I

      Reply
  • Toi says:
    March 10, 2026 at 10:43 pm

    mire o mire por per kete Volter Tarifen pse nuk lejoni komente?

    Reply
  • Buda says:
    March 10, 2026 at 11:14 pm

    “Fenomeni bëhet i frikshëm” kur SPAK dhe GJKKO kane frike dhe, pa dashje apo me dashje, i sherbejne kryehajdutit dhe kryekriminelit S.B. me 38 akuza publike ne Shqiperi. Drejtesia duhet t’i denoje politikanet hajdute dhe kriminele duke zbatuar me rigorozitet radhen e krimeve.

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      March 11, 2026 at 12:32 am

      O Buda o mjeran
      edhe sikur SPAK të mos merrej me Berishën për momentin, kjo nuk do të thotë që Rama nuk duhet hetuar per korrupsionin qe eshte sheshit.

      Në fakt, vjedhjet dhe abuzimet e tij e kanë bërë sistemin më të dobët dhe i kan dhen material Spakut te ket me se të merret.

      Por ata te dy janë simbioz e njeri tjetrit o te dhente zoti sy. Shif si shperndahet paraja publike, shif se si financuesi kryesor.i familjes Non Grata jo vetem merr miliarda nga paraja publike por edhe mbrohet me Policin e Shtetit ne Rrjoll, mos degjo llafet e Ramziut ne tv

      Reply
      • Fate Gerdeci dhe Sy Peshkaqeni qe tallin menderen me SPAK says:
        March 11, 2026 at 4:35 am

        Pse duhet ti besohet SPAK kaq verberisht?Mos eshte nga padija juaj , apo kenaqesia histerike e turmave primitive kur mbushen burgjet me te paraburgosur dhe kalben aty deri sa SPAK te gjeje prova, apo te vjedh ndonj e celular te ndonjerit dhe te zbuloje ca thashetheme dhe ti gatuaje si prova .

        Reply
        • Aldrin says:
          March 11, 2026 at 2:38 pm

          JO mi kurve e Rames, burgjet jane mbushur me turmat primitive qe nuk kane leke te paguajne korentin, dhe qe kane leshuar djemte rrugeve te Evropes si kontrabandiste droge.
          Keshtu e katandisi “turmen primitive” Ramut tradhetari.
          Doemos, Bela jo primitivja, qe nuk ka as edukim te mjaftueshem per te qene ministre, ajo nuk duhet te shkoje ne burg
          Shih sa shpejt na u shkeput llumi i politikes nga populli
          E quan turme
          Ju lumte, derrmojeni kete popull, se vjen e u voton prape
          Une jam qe te na marre Greqia
          Te pakten ata kane me shume respekt per popullin e tyre, sesa kermat e politikes shqiptare

          Reply
          • K O R C A says:
            March 14, 2026 at 9:01 pm

            Une te kam pare gjithmone si komentues negativ z.Aldrin , njeri qe di vetem te perbalte e nxije gjithecka , por sot kuptova qe keto paskan qene me e pakta ! Ti paske ngrene jo nje luge corbe te prishur nga kazani i Asfalise greke , por ha cdo dite nga nje garuzhde , Ngjan me teper me komentuesin minoritar “Erdogan” qe nderron pseudonimet ne komentet per t`u dukur sikur jane shume . Ti ben si nusja qe u zu me vjehhrren dhe nga inati i saj , shkoi e fjeti me mullixhine !

  • AFORIZMA says:
    March 11, 2026 at 1:15 am

    “Një popull që zgjedh krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhëtarë, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre!” (George Orwell)
    Mos e fajëso Kllounin që sillet si një klloun, pyet veten pse vazhdon të shkosh në cirk. (Anonim)
    Bota që kemi krijuar është nje produkt i mendimit tonë. Nuk mund të ndryshojmë botën pa ndryshuar mendimin. ( Albert Ajshtajn)
    “Sapo një popull lejon përfaqësuesit e tij të mendojnë në vend të tij, ai pushon së qeni i lirë.” (Jean-Jacques Rousseau)
    E MAJTA AQ SHUMË I DO TË VARFËRIT, SAQË ME TË ARDHUR NË PUSHTET, I DYFISHON ATA. (INDRO MONTANELLI)
    Nëse nuk jeni të vëmendshëm, mediat do t’ju bëjně të urreni njerzit e shtypur dhe të doni ata që shtypin. (Malcolm X)
    Kur media bën propagandë, korrupsioni funksionon në heshtje, dhe njerëzit shpërqendrohen e nuk e kanë mendjen ndërkohë që pushteti “i fut dorën në xhep”. (Anonim)
    “Vidh një copë druri e të quajnë hajdut; vidh një mbretëri e të shpallin mbret” (Zhuangzi)
    (Zhuangzi donte të tregonte se shoqëria shpesh dënon vjedhjet e vogla, por legjitimon grabitjen e madhe kur ajo bëhet nga pushteti.)
    “Çmimi që njerëzit e mirë paguajnë për indiferencën ndaj politikës është të qeverisen nga njerëz më të këqij se ata.” (Platoni)
    “Çdo njeri që ka pushtet është i prirur ta keqpërdorë atë; ai shkon deri aty sa gjen kufij.” (Montesquieu)
    Autoritetet na lejojnë të “lehim”, në mënyrë që të lodhemi e të mos mund tẽ kafshojmë. (Franz Fischer)
    Kur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish në një shoqëri, me kohë ata krijojnë një sistem ligjor që e autorizon dhe një kod moral që e lavdëron atë. (Frédéric Bastiat)

    Niccolo Machiavelli: (Si pushteti kontrollon masat e njerëzve?)
    Mbajini njerëzit të varfër dhe të preokupuar. Trupat e rraskapitur nuk kanë forcë për rebelim. Një njeri i uritur ëndërron vetëm bukë, kurrë për të rrëzuar princat. Punëtori i mbingarkuar me punë dëshiron gjumë, jo drejtësi. Jepuni atyre aq sa për të mbijetuar, kurrë aq sa për të lulëzuar. Dhe ata mbeten të bindur, mirënjohës për thërrimet. Begatia është helm për pushtetin. Të ushqyerit mirë i bën dembelë, dhe te dembelët, përtacia ngjall pyetje. Siguria nxjerr kërkesa. Koha e lirë farkëton komplote. Qytetarët po të jenë në rehati fillojnë të pyesin pse përkulen dhe pastaj refuzojnë të përkulen komplet. Dëshpërimi forcon bindjen ndërsa bollëku zgjon sfidën. Njerëzit e uritur binden. Njerëzit e ngopur organizohen. Mbajini të lodhur, të uritur dhe të zënë. Jepuni atyre lehtësi dhe pasuri dhe do të krijoni pikërisht duart që do t’ju largojnë.

    Bota nuk heton qëllimet; ajo vetëm adhuron rezultatet. Njerëzit kurrë nuk pyesin se si ke arritur në vijën e finishit pasi të shohin atje duke qëndruar fitues. Nëse fiton, mashtrimi yt riemërohet strategji, mizoria jote bëhet disiplinë dhe rreziqet e tua lavdërohen si guxim. Por nëse humb, edhe ndershmëria jote etiketohet si budallallëk. Historia nuk është sallë gjyqi, është një dhomë trofesh dhe vetëm emrat e fituesve janë të gdhendur. Kurora fshin gjakun në duar dhe suksesi hesht çdo pyetje morale. Në këtë botë, rezultati bëhet e vërteta dhe rruga e ndjekur zbehet në parëndësi, sepse njerëzit nuk ndjekin integritetin, ata ndjekin fitoren. (Machiavelli, PRINCI)

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      March 11, 2026 at 5:55 am

      Ju falinderoj Z.A.THANO:
      -Disa më lart shkruajnë ja..Çdo na thot Sh.TEME:
      -Mir unë që në pikën e sabaut laxoj 99 % DITËN DHE TEMËN,po Non Grata i korruptuari familjarisht i Planetit,Minuesi i Deokracicë,Shpërfillsi drejtësisë a lexon.?
      -Unë besoj që JOOO,Ai vetëm sheh e dëgjon veten e tij në TV SYRI ZENI SALIUT,ku 24/24 orë pa pushim duke shpifur për tjerët sikur kanë më shumë se Ai 60 banesa në Europë.Dhe 99 % të medjeve të tij nga 2005 TËRBOJNË BOTËN ME Jargët e tij.Kështu,bëhen pis të gjithë kundërshtarët politikë,duke u djegur i njomin me të thatin,në rrokupujën politike,mediatike duke e nxirë vëndin faqa botës,ku jo më këtë dashakeqët thonë..SHQIPËTARËT NUK DINË TË BËJNË SHTET.
      -Dhe,Shteti i ashtuquajtur demokratikë FALIMENDOJ QË NË 1992,KUR GJYQSORI U BË ME MAGJISTRAT TË TIPIT GJIN GJONI,ARIAN NDOJA.
      Tanimë siç thot populli..PORDHI KALI NË DERËN E SRANIT,PASI PA DREJTËSI NUK KA ADMINISTRIM EKONOMKE,Pasi me vulën e gjyqsorit do ishte kthyer në BUXHET TË SHTETIT VJEDHJA E PARË 92 E RRUGËS SË KOMMBI 230 MIL.$ KU DERI TANI KA SHKUAR MBI 500 MILD.$.
      -Edhe drejtësia e RE,po vazhon të paraburgos për TENDERA,Pa zën në gojë më par tu sekuestroj pasurinë e shtrirë në 28 km/2 dhe më tej në Angli,Gjermani,Hollandë,etj.
      -Dhe,PA DREJTËSI NUK KA SHTET LIGJOR..
      -Dhe,pa ikur Non Grata nga politika e TV,nuk ka drejtësi dhe mileti do bragtisin vendin,ku Shqipërisë do i ngelet GURI THEMELIT dhe, varret e të parve tanë që ndërtuan dhe vdiqën duke par me sy si u SHAKRËRRUAN MBI 520 ND/JE EKONOMIKE E EDUKUESE.!
      FLM
      EL News Albania

      Reply
  • Emigranti says:
    March 11, 2026 at 1:39 am

    Shkrim migjenian Adrian
    Nje nga gazetaret me brilant ketu ne Itali thot:
    popujt nuk sundohen vetëm nga hajdutët, por edhe nga ata që i duartrokasin
    Ti ke arritur ta thuash ne shqip shume me fuqishem se ne italishten me te bukur
    Sinqerisht
    Ti faccio i miei complimenti

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 11, 2026 at 5:57 am

    Ju falinderoj Z.A.THANO:
    -Disa më lart shkruajnë ja..Çdo na thot Sh.TEME:
    -Mir unë që në pikën e sabaut laxoj 99 % DITËN DHE TEMËN,po Non Grata i korruptuari familjarisht i Planetit,Minuesi i Deokracicë,Shpërfillsi drejtësisë a lexon.?
    -Unë besoj që JOOO,Ai vetëm sheh e dëgjon veten e tij në TV SYRI ZENI SALIUT,ku 24/24 orë pa pushim duke shpifur për tjerët sikur kanë më shumë se Ai 60 banesa në Europë.Dhe 99 % të medjeve të tij nga 2005 TËRBOJNË BOTËN ME Jargët e tij.Kështu,bëhen pis të gjithë kundërshtarët politikë,duke u djegur i njomin me të thatin,në rrokupujën politike,mediatike duke e nxirë vëndin faqa botës,ku jo më këtë dashakeqët thonë..SHQIPËTARËT NUK DINË TË BËJNË SHTET.
    -Dhe,Shteti i ashtuquajtur demokratikë FALIMENDOJ QË NË 1992,KUR GJYQSORI U BË ME MAGJISTRAT TË TIPIT GJIN GJONI,ARIAN NDOJA.
    Tanimë siç thot populli..PORDHI KALI NË DERËN E SRANIT,PASI PA DREJTËSI NUK KA ADMINISTRIM EKONOMKE,Pasi me vulën e gjyqsorit do ishte kthyer në BUXHET TË SHTETIT VJEDHJA E PARË 92 E RRUGËS SË KOMMBI 230 MIL.$ KU DERI TANI KA SHKUAR MBI 500 MILD.$.
    -Edhe drejtësia e RE,po vazhon të paraburgos për TENDERA,Pa zën në gojë më par tu sekuestroj pasurinë e shtrirë në 28 km/2 dhe më tej në Angli,Gjermani,Hollandë,etj.
    -Dhe,PA DREJTËSI NUK KA SHTET LIGJOR..
    -Dhe,pa ikur Non Grata nga politika e TV,nuk ka drejtësi dhe mileti do bragtisin vendin,ku Shqipërisë do i ngelet GURI THEMELIT dhe, varret e të parve tanë që ndërtuan dhe vdiqën duke par me sy si u SHAKRËRRUAN MBI 520 ND/JE EKONOMIKE E EDUKUESE,dhe NE më pas me PESION QESHARAK.
    FLM
    EL News Albania

    Reply
    • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
      March 11, 2026 at 10:56 am

      Çthua bre Teme?! Po per gruan bunder te Xhin Xhonit te shokut Sali ne nxorrem per bythe gjermanet nga Duty free i Rinasit mo!
      Ore zgjohuni bre sylesher! Saliu me kumandarin tuaj jane 1 dhe mbajne njeri tjetrin me gairet. Pa njerin nuk ekziston dot tjatri!

      Reply
  • d says:
    March 11, 2026 at 6:04 am

    Te gjitha u thane.Te gjithe fylozofet folen,.Ekonomistet,Inxhenjeret,Juristet,i dhane Arsyetimet,.Te vjedhurit,te grabiturit protestuan.As degjoi,as kuptoi,as pushoi se vjedhuri.Tani fjalen e kane Armet.
    Te nderyar Forca te Rendit!Mos u beni barrikade per Hajdutin.
    Lereni ta perveloje Berisha.

    Reply
  • realisti says:
    March 11, 2026 at 7:53 am

    Ka kohe qe nuk me pranohen komentet por gjithesesi po shkruaj. Sipas disa komentueseve duhet te heqim keto qe po na vjedhin tani(Ama deri tani ka vetem akuza per vjedhje por kjo per kta nuk ka rendesi)dhe te sjellim ne pushtet ata qe na kane vjedhur dhe vrare dikure dhe qe e dijme shume mire qe na kane vjedhur dhe na kane vrare ne mes te sheshit.
    Akoma nuk ka dale ndonje force politike qe te na ngjallin shprese me shume se kjo shumice. Po qe se doni te kthenei ata qe na kane vjedhur e vrare me mire po mbajme keta qe na vjedhin,sipas jush, por nuk na vrasin,e thjeshte fare.

    Reply
    • prehistoriku says:
      March 11, 2026 at 8:37 am

      Sistemin “ose ky ose ai” e mbajn po kta te dy

      Reply
  • Dudumi says:
    March 11, 2026 at 9:26 am

    I dashur Thano! Fatkeqesisht gazetaria private, televizionet private, shoqëritë private të informimit publik janë kthyer në formën kapitaliste të investimit, bilancit dhe sigurisë ekonomike. Me keq shtepite botuese. Ato shtypin letër me shkronja pas pazarit të bërë dhe as duan ta dinë se po shitet libër apo tallash. Per ca kohe ishte një tip drejtori apo pronar universiteti me emër të modifikuar francez që i ndjeri Arben Duka e kishte verem fare. Hengri Cili. Ah, me fal, hahahaaaa, korrektori e morì gabim, Henri, Jo Hëngri. Ne boten kapitaliste ka rëndësi si mbyllet një pazar. Cfare fitove! Sa fute ne xhep! E kam pasur dëshirë gazetarinë por jeta të çon në të tjera vise e të tjera drejtime. Një gazetar i pasur thoshte Montanelli do të thotë i korruptueshem. Dmth kur ka të ulerasesh ai ndez magnetofonin e ahengut. Ka program Cim Peka, psh, we edhe shqipen e flet me gabime. Shtypi është në krizë gjersa vërej që euronews ka kontraktuar për gazetar komentuesin brilant pensionist Ethem L. Por megjithe këto, fajin nuk e ka massmedia. Ato janë në ngastrat e tyre të vëmendjes publike, pak a ad shumë si partitë. Ato 3-4 kryesoret dhe pastaj të voglat, si partitë me 5 anëtare. Çuditem kur lexoj lexues 😀që i sugjerojnë gazetarit, kryeredaktorit, juve, Migenes, etj, se si è pse duhet të shkruajnë. E gjykojnë kritikën /opinionin so nje gjelle ku duhen trazuar njesoj të gjithë. Qepa, mishi, patatet e gjer tek lakrat dhe majdanozi. Pse thua keshtu per kete, c’è fjala vjen nuk kujton po aty tek gjella qe po valon edhe Saliun kur ishte sekretar komunist apo I droguar nga gjithëpushteti I presidencës së Salihut të Parë. Ketu mund të flasim pambarim, por meqe jemi tek shkrimi juaj, çfarë është shteti? Eshte kontratë sociale! Mendjet e ndritura si Rusoi, Hobsi, etj e mendonin shtetin jo si gjykatës por si një këshill të urtesh. Që krijonin rregulla dhe detyrime për mbajtur në stabilitet shoqërinë. Teknikisht ne si shoqëri civile rinovojmë çdo 4 vjet kontratën. Rinovimi i kontratës është përgjegjësi e dyanshme, e atyre që zgjidhen dhe atyre që zgjedhin. Kleçka e vogel e këtij mekanizmi është se ne populli nuk zgjedhim. Ne thjesht arovojme ose jo të përzgjedhurit e kryetarëve. Qe këtu sistemi calon. Kryetaret edhe përzgjedhin edhe nuk mbajne pergjegjesi për të përzgjedhurit që shpërdorojnë. Po çfarë shperdorohet? Pijne rrogat e tyre? Nuk u çojnë grave rrogen në shtëpi? Jo ore jo, shtojnë fondin e një rruge nga 10 në 30 apo 40. Pakogje. Pastaj i thonë pensionistëve qe do I rritin pensionet me 2 dhe jo me 20 se nuk ka para. Kryeministrit is hedhin. Mos e diskuto! Ngaqe është axhami në aritmetike atij edhe fondet për bujqësinë ia shpjegojnë sikur me qene formula e bombës atomike. Ngaqe eshte tirons ai toleron edhe koncensionet për cunin e Salihut. Edhe tynelet per turq e greke. Ai nuk ka kohë të bëjë llogari, se normalisht është aty për të trazuar gjellën. Ai sot u kujtua që Spaku nuk qenka marrë me hidrocentralet e Salihut. Që në fakt janë të kohës së Enverit, se Salihu vetem të rrafshoje e ka zanat. Pra, me e mbylle muhabetin, në Jo vetëm na vjedhin por duan edhe ti duartrokasim. Por,”. ..​në momentin që pakti social shkelet, shtetit dhe pushtetit politik i bie dakordesia, pra legjitimiteti. Dhe na lind e drejta e rezistencës. Te kundërshtojmë. Dhe nuk eshte punë e Spakut, por detyrimi ynë. E para, se po dëmtohemi materialisht. Po vidhet si në derr. E dyta, se kjo faturë vjedhjesh dhe shperdorimesh do çojë patjetër në një skllavëri politike dhe ekonomike që do e vuajnë më keq fëmijët tanë.

    Reply
  • Greta says:
    March 11, 2026 at 10:33 am

    Z. Thano, respekte për JU…
    Por një populli të “tredhur”, nuk i bëjnë derman as këshillat, as shkrimet e tua….

    Reply
  • Arben says:
    March 11, 2026 at 11:36 am

    Tifozi partiak nuk kupton si funksionon simbioza Ram-Sali. As fakti qe kta te dy jan ber bashk kunder Spakut nuk e bind.

    Logjika e tij esht shumë foshnjore: sipas tij derisa SPAK të mbyllë një çështje me Berishën, askush tjetër nuk duhet të flasë për korrupsionin që ndodh sot Pra korrupsioni i Rames duhet të presë në radhë derisa të përfundojë një dosje tjetër.

    Tifozi nuk kupton se Drejtësia nuk funksionon me radhë politike dhe as me leje morale nga tifozët e njërit apo tjetrit. Nëse sot ka një aferë, ajo duhet denoncuar sot pavarësisht se çfarë po hetohet paralelisht. Përndryshe do të thotë që çdo pushtet i radhës mund të vjedhë i qetë duke thënë: “pritni sa të mbarojë hetimi i Saldhiut”.
    Nëse duam drejtësi reale, duhet të vlejë për të gjithë dhe në të njëjtën kohë jo të përdoret si justifikim për të heshtur për korrupsionin që kemi përpara syve.
    Na roft bytha e Ballukut se Europen e humbem prape

    Reply
  • Republika e Korrupsionit says:
    March 11, 2026 at 1:51 pm

    Autoritetet na lejojnë të “lehim”, në mënyrë që të lodhemi e të mos mund tẽ kafshojmë. (Franz Fischer)
    _____________

    Paska patur të “njëtjtin” mendim si Rama ky Fischeri. Vetëm se Rama nuk duron dot as “lehjet”. Babloku dikur në Farkë krahasoi qenin që lehte me analistët, e i tha atij pronarit të shtëpisë ta fuste brenda. Rama kur s’ka ça të bën se i thua të vërtetat mbi korrupsionin e qeverisë, fillon me batuta. Batuta i thënçin, se ato janë ofendime, që tashmë i ka bërë rrugë edhe T.Balla&Co në parlament. Kështu është kur kap çdo pushtet e të duket vetja mbret, dhe kur drejtësia të vjen te oborri qeveritar, të heton, bie maska, bie fasada, dhe fillon mbron korrupsionin, vjedhjet me mosheqje imuniteti apo me ligje apostafat mospezullimi nga detyra. Kur edhe këto nuk mjaftojnë, atëherë ndryshohen edhe ligjet për paraburgimin, kështu të korruptuarit dhe hajdutët të rrinë jashtë, të prishin provat e të kërcënojnë dëshmitarët. Kjo mund të quhet tamam themelimi i Republikës së korrupsionit dhe paligjshmërisë. Me këtë lloj Republike është e sigurtë që nuk hyjmë në BE, maksimumi mund t’ja ndryshojnë emrin Shqipërisë e t’ja bëjnë Albanistan.
    Po populli çfarë bën? Ç’të bëjë i shkreti! Janë shpopulluar rreth 700mijë. Kush mundi iku nga sytë këmbët. Do rrinte të merrej këta kllounë politikanë, që tjetër premtojnë e tjetër bëjnë! Ata që kanë ngelur janë ose militantë partish e mitingashë, ose janë apatikë, apo të pashpresë që s’dinë ku të venë, ose punonjës administrate (kontigjent votash i rilindjes), pensionista ( që Rama i gënjen herë pas here për zgjedhje me bonuse, me lëmoshë), ose “lehësa”, ose njerëz që bubrrojnë, apo që mezi shtyjnë muajin e mezi mbajnë familjet. Rama ka krijuar një lloj sundimi ku favorizon oligarkët (një pjesë e të cilëve janë edhe mbështetës të opozitës dhe financues të fushatave të tyre dhe jo vetëm) dhe miqtë e pushtetit, ndan tepsinë me ta. Kjo pjesë e vogël pasurohet, kurse pjesa më e madhe e popullit varfërohet e shpopullohet vazhdimisht. Pra milionerët e politikës që na vjedhin e na mashtrojnë prej 3 dekadash, na paraqiten pastaj si shpëtimtarë, si alternativë përparimi e begatie. 35 vite nëpër karriget e pushtetit dhe pa pikë turpi nuk iu shqitet bytha prej andej. S’njohin dorëheqje edhe kur humbin. Mjerë ky popull me këta maskarenj!
    _________________

    https://boldnews.al/2019/12/10/lajthit-rama-krahason-analistet-me-qenin/
    https://www.panorama.com.al/e-paske-nje-analist-te-shtepia-rama-batuta-ne-farke-krahason-opinionistet-me-qente-i-ben-komentet-e-dites-qe-ne/#gsc.tab=0

    Reply
  • skela says:
    March 11, 2026 at 3:03 pm

    Shkurt: si popull nuk ishim, nuk jemi dhe nuk do të jemi kurrë të përgatitur për demokracinë. Demokracia nuk është për afrikanët, jevgjit, albanezët, eskimezët, zulutë etj etj. Prandaj nuk ia vlen fare të diskutojmë. Shqiptarët janë njerëz të poshtër që adhurojnë të fortin, të pushtetshmin, hajdutin, maskarain. Ai u duket atyre “rob zoti”!
    Ndryshe më pëlqyen aforizmat. Do ta këshillonja komentuesin e tyre të lexonte edhe “Esenë e vetënënshtrimit” të gjeniut 18 vjeçar francez Etienne de Botie. Edhe komenti i Dudumit ishte me vlerë. Dhe këtu nuk po flas për Thanon që me këtë shkrim arriti një majë të re.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    March 11, 2026 at 6:10 pm

    … “Po çfarë ndodh kur dikush na vjedh njëherësh të gjithëve”?… Modestisht përgjigjem:
    -VRIT NJË NJERI, E JE VRASËS.
    VRIT MILIONA, E JE PUSHTUES.
    VRITI TË GJITHË, E JE PERËNDI!..
    PËRGËZIME AUTORIT, NDËR PAK GAZETARËT E KËTIJ VENDI!

    Reply
  • Fshatari says:
    March 11, 2026 at 8:07 pm

    500 vjet nen nje perandori qe vjedhjen dhe korupsioni e quanin te zakonshme. 7-8 breza te Shqiptaret te ritur ne kete ambjent. 50 vjet qe vjedhja dhe korupsni ishte vetem per disa ne maje te vilave e per te tjeret ishte denim vetem nese prekje interesin e atyre ne maje te vilave. 2 breza tjeter njerzish te ritur me kete mentalitet. Dhe sot….. jemi ketu. Perpiqemi te imitojme vendet qe per 2000 vjet kane perkrahur e edukuar nje tradite morale kundra vjedhjes e korupsionit, kur ne vete per 2000 vjet nuk krijuam asnje tradite kundra vjedhjes e korupsioni. Boshllek qe e mbushi 550 vjecari me lart. Cfare presim ndryshe? Perse disa vende kane diktature ( te pres doren me e cilen ke vjedhur) e disa kane meshiren si denim ( refuhu ne kishe dhe vjedhja e denimi te eshte falur)? Sepse ata kane kultura krejt te ndyrshme Perse vendet e meshirimit ndaj vjedhesit e te koruptuarit po degjenerojne ( po behen si Shqiperia)? Sepse pranuan ne shoqerine e tyre ne mase popull nga vendet me tradite tjeter. ( si pershembull nga Shqiperia) Populli ka dy shprehje per kete. 1. Sipas vendit dhe kuvendit. Sipas tradites dhe sistemi 2. Guri i rende ne vendin e vet. Nuk mund te lesh te hyjne Shqiptaret pa kulture vjedhje e korupsioni ne nje vend ku denimi per vjedhje e korupsion eshte morali i shoqerise e jo ligji.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    March 12, 2026 at 7:44 am

    Nje here ka ndodhur qe te protestoje ky popull si SHOQERI CIVILE e per hallin e perbashket : kunder sjelljes ne Shqiperi per demontim te armeve kimike irakene nga kjo qeveri e ky kryeminister i sotem Rama.
    Protesta ishte e suksesshme dhe e ndaloi marrezine e Rames e qeverise tij te kukullave.
    Por c’ndodhi pas saj? Menjehere tentakulat e pushtetit u involvuan per ta shkaterruar ate SHOQERI CIVILE sa me kerbac sa me kulac ! Disave ju ofruan poste e ofiqe pushteti, tjere u kercenuan se do te hiqeshin nga puna, te tjere nga presioni ja mbathen jashte vendit per azil.
    Dhe qe nga ajo proteste pastaj ajo SHOQERI CIVILE pushoi se ekzistuari e bashke me te dhe Reagimi qytetar.
    Nga atehere ketu jane strehuar ne kampe Afgane, Muxhahedine iraniane, jane ndertuar burgje per Afrikanet e Melonit, i eshte dhuruar Sazani familjes bijezes Trump, kane dale hajdute e mbi hajdute pale pale ministra e zevendeskryeministra por ama asnjehere me nuk u perserit ajo Proteste e SHOQERISE CIVILE.
    Ate e vrau ky pushtet Rama qe ngazellehet nga BIG BROTHER me shume se ata qe jane brenda tij, per faktin se duke ndjekur ate neper TV shqiptaret nuk kane kohe te protestojne.
    Fiks si perandori romak Komodus i ekranizuar ne filmin GLADIATORI qe per te hequr vemendjen nga hallet e popullit, zhvillonte gjithe vitin ndeshje gladiatoresh ne Colosseo!

    Reply
  • POETI (real) says:
    March 12, 2026 at 1:46 pm

    PARODI

    RROFSH SA MALET O RAMË

    Jeto dhe jetën tonë po e deshe,
    Rrofsh sa malet, veç jeto…

    Ata që s’duan autokracinë,
    nuk dinë ç’është demokracia.
    Betohen se duan shumë lirinë,
    edhe për ty flasin çudira…

    Se kërkojnë të kenë të drejta,
    dhe korrupsionin nuk e duan,
    se parimet i kanë të shenjta,
    e në protesta kanë përfunduar.

    Më pas të lodhur nga mundimi,
    Papunë dhe pa një mininum jetik,
    Nuk ndalet lumi dhe zemërimi,
    Dhe parrulla iu ngeli “Rama ik”!

    S’të duan, s’të duan, s’të duan,
    o autokrat i kësaj bote,
    pëshpërisin nga buzët të dëshpëruar,
    përherë kështu të thanë…

    Kërkonin shumë por ti s’i pyete,
    nëse s’të votojnë, mos u shqetëso,
    por ti mbretëro…..

    Nëpër rrugët e drejtësisë së re,
    ngele në Gjykatë kushtetuese,
    përherë të dalin dardhaxhinj,
    kësaj here Ballukun ti e mbrojte.

    Se në ekzekutiv vendos veç ti,
    GJKKO po bën drejtësi ashiqare,
    Por ti ata i do të jenë si presidenti,
    Që firmos budallëqe pa i parë fare.

    Jeto dhe jetën tonë po e deshe,
    Rrofsh sa malet, veç jeto…

    Ata që s’duan autokracinë,
    nuk dinë ç’është demokracia.
    Betohen se duan shumë lirinë,
    edhe për ty flasin çudira…

    Se kërkojnë të kenë të drejta,
    dhe korrupsionin nuk e duan,
    Se parimet i kanë të shenjta,
    E në protesta kanë përfunduar.

    Më pas të lodhur nga mundimi,
    Papunë dhe pa një mininum jetik,
    Nuk ndalet lumi dhe zemërimi,
    Dhe parrulla iu ngeli “Rama ik”!

    S’të duan, s’të duan, s’të duan,
    o autokrat i kësaj bote,
    pëshpërisin nga buzët të dëshpëruar,
    përherë kështu të thanë…

    Kërkonin shumë por ti s’i pyete,
    në BE s’integrohemi, mos u shqetëso,
    por ti mbretëro…..

    Dhe i papezulleshëm në do të jesh,
    mbaje imunitetin, veç ti mbretëro….

    Reply
  • BARSALETA says:
    March 13, 2026 at 9:16 am

    DHUNA E KARTONAVE NË PARLAMENT

    Djali: O ba. Rama dhe 82 deputetë votuan për mosheqjen e imunitetit të Ballukut. Qartësisht PS është thjesht një “kazermë ushtarësh” politikë pa integritet që nuk janë në parlament si përfaqësues të popullit por thjesht të Ramës, që i vë në lista sipas qejfit dhe interesit. Pyetja është ç’bën opozita? Dje bënë një protestë para parlamentit, sa për të thënë e ikën në shtëpi, as u ngujuan atje, as grevë urie në Kuvend, asgjë. Madje një nga PD tha se nuk u ngujuan se donin të nxirrnin Ramën lakuriq. Por Rama lakuriq ka qënë që në në 2013 kur mori Metën në qeveri edhe pse bëri 21janarin për të. Më keq se tani Rama dhe rilindja nuk ka qënë ndonjëherë. Pse nuk e rrëzojnë dot këta të opozitës (PD)?

    Babai: Se nuk kanë moral politik, dhe kanë kryetar Berishën, i konsumuar politikisht, nën hetim nga Spaku dhe NonGrata. Ai e ka quajtur Spakun organizatë kriminale. Ashtu si 82 deputetët mbrojmë Ramln dhe Ballukun, ashtu edhe ata të PD mbrojnë Berishën. Zanafilla e autokracisë është te ndryshimet kushtetuese në 2008. Plus listat e mbyllura, ku kryetari vë në listë të sigurtë besnikët dhe servilat e tij. Sjellja e Berishls dhe Ramës kundër drejtësisë është e pothuajaw w njëjtë, vetëm se Rama ka 83 kartona. Ai parlament normalisht duhet të shkrihet, të bëhen zgjedhje prapë por me kod të ri zgjedhor, pa lista të mbyllura, me sistem mazhoritar ose proporcional, ku një deputet të ketë një sasi të caktuar votash për tu zgjedhur. Përndryshe, do vazhdojë cirku i kllounëve të politikës dhe analistëve të paguar që mbrojnë njlrën apo tjetërën palë nëpër banaqe TV. Dhe populli si përherë ngelet spektator.

    Djali: Si do bëjnë zgjedhje PS-PD? Rama u mundua i shkreti me bonuse e shpërblime parazgjedhore për ca vota më shumë. Edhe bandat bënë punën e vet. Andej nga PD u hodhën në kosh primaret dhe u bënë deputetë ata që donte Saliu. Aq sa edhe “Gjeli i Peqinit” u katandis e quajti Ramën vizionar për një karrige kryeinspektori.

    Reply
  • ? says:
    March 13, 2026 at 11:08 am

    Z. Thano. Komentet me çfarë motivi çensurohen? Apo s’duhet thënë e vërteta shqeto siç është?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon
  • Berisha: Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private
  • Shpërthim bombe në Përmet, dy persona bien në kontakt me lëndën plasëse dhe gjymtohen
  • Aeroporti i Vlorës, Karakaçi: Kemi lëshuar gjobat e para për vonesat, 30 ditë afat për marrëveshje
  • E veshi në finalen e Kupës së Botës në 1958, fanella me numrin 10 e Pele do të dalë në ankand

Komentet e Fundit

  1. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  2. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  3. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. magi on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  5. TRENI on PS dekoron babain e Ergys Agasit dhe ish-deputetin e sapodalë nga burgu Jurgis Çyrbja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?