Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së
AktualitetLajmi i fundit

Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare, me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqënies.

Marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Dr. Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ‘20-‘30. Shumë të rëndësishëm për të specifikuar komponentin dhe objektivin tonë madhor të mbulimit shëndetësor universal, nëpërmjet rritjes së aksesit dhe cilësisë së shërbimeve, duke filluar nga kujdesi parësor, duke i dhënë një fokus integrimit të shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore. Një model që Shqipëria po e aplikon falë edhe një strategjie por edhe një filozofie të re për të vajtur në zemër të komuniteteve dhe për t’u përgjigjur me shërbim shëndetësor dhe shërbim social të integruar”, tha Manastirliu.

- Publicitet -

Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore.

“Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, përsa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.

Në fjalën e tij Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin tek forcimi i kujdesit shëndetësor parësor.

“Marrëveshja e re 2 vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.

Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor. Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë Covid, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.

Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, ProgramiN Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë.

Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    September 12, 2022 at 8:09 pm

    E dorezusn plotesisht sovranitetin kombetar plehrat.

    Kjo ka implikime serioze per Shqiperine. Neqoftese OBSH shpik nje emergjence pandemie, qeveria Shqiptare nuk asnje te drejte vendimarrje. Automatikisht, manaxhimi i situates kalon direkt nen urdherat e OBSH-se. Neqoftese psh OBSH vendos 2 muaj lockdown, Shqiperia eshte e detyruar ta zbatoj.

    Keta duhen varur te gjithe ne shesh, per tradheti te larte ndaj kombit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?