Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nënshkruhet sot marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet Arabe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nënshkruhet sot marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet Arabe
Lajmi i funditPolitike

Nënshkruhet sot marrëveshja për kabllot nënujore energjetike me Italinë dhe Emiratet Arabe

Published: January 15, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi për një vizitë zyrtare, ndërsa sot ishte i pranishëm në  në samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Gjatë fjalës së tij në samit Rama u shpreh se në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe do të transformojnë sektorin energjitik shqiptar.

Kryeministri tha se sot shumë shpejt do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore. Kjo marrëveshje, sipas kreut të qeverisë është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon.

“Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë por specifikisht atë çfarë në këtë moment në kohë është e ardhmja e Shqipërisë që po formësohet nga çuarja përpara e energjisë së pastër dhe forcimi i partnereve ndërkombëtare specifikisht për Emiratet e Bashkuara Arabe. Falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes që ka për këtë çështje, po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjitik shqiptar. Më lini t’ju informoj se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100 përqind nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë të përtëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44 përqind, kjo e bën vendin pjesë të listës së vendeve evropiane dhe skandinave për përqindjen e energjisë së përtëritshme.

- Publicitet -

Dua të përfitoj t’ju informoj se sot shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100 përqind energji të ripërtëritshme. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën s’do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet. Dua të thekoj se partneriteti i Shqipërisë me Emirate e Bashkuara në sektorin energjitik është i rëndësishëm për një rajon, ku shumë luftëra dhe konflikte e gjakderdhje i kanë dhënë formë të shkuarës tonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën“, tha Rama.

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni gjatë samitit foli gjithashtu në lidhje me marrëveshjen që do të nënshkruhet sot për shtrirjen e kabujve nënujorë mes Shqipërisë dhe Italisë, për energjinë elektrike. Ajo u shpreh se nëse duan të bëjnë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohen që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate.

Meloni tha se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes vendeve dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë.

“Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.

Kryeministrja italiane shtoi se është krenare për këtë nismë ndërsa theksoi se kjo do të ndikojë të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë.

“Krenare për nismën e cila do të ndikojë që të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë. Tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen edhe mes partnerëve gjeografikish të largët, por që e shohin fushën e shahut në tërësi jo vetëm një pjesë të saj që kanë më afër.

Nisma, hap konkret drejt një lidhje globale për të furnizuar me energji në mënyrë të dy kahshme. E dimë që jetojmë në epokë komplekse shënjuar nga transformime të forta, por dose do të vuajmë transformimet dhe të mos bëjmë asgjë ose t’i shohim ato si mundësi. Besoj fort se duhet të zgjedhim këtë të dytën”, tha ajo.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Una says:
    January 15, 2025 at 11:11 am

    Amanda,more Edi,keto para qe do te marresh nga shitja e energjise se perteritshme,ose te rinovuar cfare shpenzimesh do te mbulojne ne buxhetin e shtetit shqiptar????
    1)Rritjen e pensioneve,?
    2)Paisjen e spitaleve me ilace qe te mos i blejme nga xhepi jone?
    3)Lidhjen e nje ndihme familjare mujore per cdo familje qe ka femije dhe per cdo femije?
    4)Mbulimin me ndihma sociale te familjeve shqiptare qe jane te papune,per te mos e lejuar rinine te merret me Droge e prostituc.
    5)Financimin e Projekteve te te rinjve shqiptare ne universitete e shkolla profesionale,per lehtesimin dhe permiresimin e jetes ekonomike (me qit pare me shum me mbajt familjet) dhe financiare te familjeve shqiptare?
    6) Financimin e ilaceve te cilat blehen me para nga vete njerezit sepse shteti nuk i financon,(megjithese Doktoret e shtetit qe jane edhe Private i rekomandojne ti blejne)
    7)Demshperblimin e atyre qe paraardhesit e partise tende prej 1946 deri ne 1990 i burgosen e i futen ne pune pa para,…
    8)Ndihme e rritje rrogash per burrat zot te shtepive?
    9)Financimin e ndihmen e grave qe skane buke se nuk ka pune (vetem pune me pro….)
    10)Hapjen e vendeve te punes nga fabrikat ose siperrmarje?…….
    Per cfare….

    Reply
    • pilo Lala says:
      January 15, 2025 at 1:50 pm

      Edi Rama jo vetem eshte nje diplomat i klasit te larte, por eshte nje biznesman i shkelqyer, ka arritur te perfitoje ne cdo veprim apo marrveshje qe ka bere Shqiperia.
      Si qendron problemi energjise elektrike nga prodhimi deri tek transporti.
      Po marrim nje shembull te thjeshte.
      Shqiperia ka 200 Megavat teper, kerkon tja shese Italise. Zere sikur eshte nje autobot me benzine.
      Ne kushtet e sotme, energjia do transportohet nepermjet linjave Malit Zi, Kroacise dhe do veje ne Itali. Distanca rreth 1,000 Kilometra
      Kablli nenujor qe do shtrihet midis Vlores apo Shengjinit dhe Italise e ka distancen 120 Kilometra.
      Kaq e thjeshte eshte, eliminon disa shtete qe marrin parate pa kryer asnje pune, vetem transportojne energjine me rrjetet e tyre, dhe marrin haracin.
      E dyta , humbjet per 1,000 kilometra jane disa here me te shumta se lidhja direkte me kabell nenujor.
      Ja ku u fituan edhe disa here me shume.

      Ju do thoni ku do shkojne keto para te fituara?
      Ate do ta shikojme. Le te mos e paragjykojme.

      Reply
  • Gim says:
    January 15, 2025 at 11:26 am

    tja puthni topet enverit per energjine e rinovushme. qe e shtrydhi ekonomine, e vertete. po dgp e shqiperise ishte rreth 2 miliard dollare dhe beri te paimagjinushmen. 90% e energjise sot, prodhohet nga investimet e bera ne ate kohe. kto pislliqet zuzarlliqet etj, kane vetem nje qellim, te marri parate investitori, se askush nuk e di se ku shkon e sa duhet energjia e nje centrali ne malet e korces, permetit, apo pukes. gjithashtua sot. me nje dgp prej 20 miliardesh (10 here me shume) flasim akoma jo po kablli jo po paneli…shkurt muhabeti demokracia nuk eshte eficente dhe prodhon vetem korrupsion dhe shperdorim

    Reply
  • mali says:
    January 15, 2025 at 1:24 pm

    Njelloj si puna e TAP.
    Popullit I japin nje mut te madh te haje dhe brohoret I lumtur : Rrofte Rama!

    Reply
  • demo says:
    January 15, 2025 at 2:29 pm

    Para se te beje keto kontrata famoze per sy te Botes,Edvini te na tregoje sa eshte sasia e Energise qe prodhon Korpusi Hidrocentraleve mbi Lumin Drin,Hidrocentralet mbi Mat,Hidrocentralet mbi Bistrice(qe ju dhuruan Kurumit badiava) e disa te tjere si hidrocentrali Lenin,qe jane Baza Energjitike e Vendit edhe sot.,,Dhe sa eshte prodhimi i Hidrocentraleve te patatinave te Investitoreve Strategjike te Saliut dhe Edvinit,qe te bejme Diferencen.
    Ja ku po te them une nje prej tyre.Hidrocentrali me i fuqishem qe kane ngritur Investitoret Strategjike eshte Moglica,Aktualisht ne pune.Moglica`1 dhe 2 gjenerojne ne Sistem sa 2% te Hidrocentralit te Komanit dhe Ujembledhesi i Moglices ka kapacitet per te furnizuar Turbinat me uje,VETEM 2 JAVE NE VIT.pastaj shteron.
    Po panelet Diellore te Divjake-KaravastaseSa e kane Takatin,o Kryeminister?A e furnizojne dot Fierin me Energji elektrike?
    Po Shallupat me emrin TECE lundrues te Bangladeshit sa e kane kapacitetin?A na tregon dot shifra?
    Apo vazhdon e mburresh me koqet e Babes,shokut Enver,qe ndertoi Hidroventralet? Se e ke si huq tite mburresh me koqet e babes!

    Reply
  • mali says:
    January 15, 2025 at 3:18 pm

    Ore shqiptare dallkauke.
    E kuptoni c’do te thote kjo?
    Kjo do te thote qe shtetet europiane po luftojne te gjejne burime energjie te pavarura nga rusi e amerika.
    Energjia u duhet per te zhvilluar fabrika e uzina prodhimi te ndryshme.
    Pra te ritet punesimi.Ritet mireqenia e qytetarit per te cilen kane votuar kryeministrin.
    Bravo Meloni.
    Tregeti me leverdi me serbin e kudo ne interes te popullit italian.
    Edi Rama nje lolo ne ambientet diplomatike.
    Fatkeqesi e popullit tone.

    Reply
  • Tellalli says:
    January 15, 2025 at 4:39 pm

    “E kuptoni çdo të thotë kjo” , shkruan një copë loqe me nick mali . Jo bre mali , nuk e kuptojmë , neve mezi po presim të na e spjegosh ti , me atë mendjen tënde prej hajvani . Sa klasë shkollë ke o mali , se me këto që shkruan , as me 8- vjeçare nuk na ngjan .

    Reply
  • mali says:
    January 15, 2025 at 5:13 pm

    Mire o Tellalli.
    Nuk u ngope me mutin e TAP sa mali I Jezerces ?
    Nuk u ngope me mutin sa mali I Shpiragut me Shell-in.?
    Nuk u ngope me mutin e atyre germadhave qe jane per scrap dhe paguan qimet e kokes?
    Mundet te jesh tahmaqar pas mutit dhe ndiq brumbullin Edi Rama.
    Populli thote : po shkove pas brumbullit ,ne bajga te con.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 15, 2025 at 6:33 pm

    O demo,ndigjoje pak Pilo Lalen kur tgote qe Rama eshte tregtar i forte dhe asnjehere nuk ka humbur.

    Reply
  • Katiu says:
    January 15, 2025 at 7:26 pm

    Demagogji, llafollogji , gënjeshtra .
    Shqiperia nuk ka nevojë për kabllo nënujore ..

    More , ky llafazani Rama na i jep të gjitha haberet , që nga garat e skive e me radhë ne ç’do fushë , a ka ministra ky që të flasin sipas sektorëve që drejtojnë !

    Të dalin shkencetaret , specialistet të flasin , jo llafazani i pështirë e mashtrues .

    Po ajo akademia e shkencave , gjallë është apo ka vdekur ?

    Ne jemi popull legen , qeveritarët i kemi edhe më legenë !

    Kjo marrëveshje mafioze nuk është në interes të Shqiperisë .

    Dilni o akademikë e specialistë , duam mendimin tuaj !

    Reply
  • mali says:
    January 15, 2025 at 9:30 pm

    Nje mut te madh hani o popull me Ishullin Sazan.
    Tregetari I trojeve shqiptare nuk po permbahet.Ka kaluar ne delir.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”, në përgjime del edhe emri i Arben Ahmetajt
  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?