Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë
Lajmi i funditopinion

Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë

Published: March 4, 2025
Shpërndaje

Nga Mero Baze

Beteja belbëzuese e Gjykatës Kushtetuese me SPAK, rreth urdhrit të prokurorit Klodian Braho për të vënë nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është pasoja e parë e rëndë e nënshtrimit të gjyqësorit ndaj prokurorisë. Kjo vjen për shkak të lirisë që i kanë dhënë vetes për të interpretuar hapësirën e veprimit ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, pa e regjistruar atë si person që i atribuohet një vepër penale, e lëre më si person nën hetim.

Përgjigjia e Altin Dumanit rreth rastit në fjalë është një përgjigjie “me arra në gojë”, për të mos u kuptuar se çfarë përgjegjësie merr si institucion në këtë rast dhe për të treguar se ka disa gjëra që “vetëm SPAK i di”, siç është rasti se kush përgjohet.

- Publicitet -

Reagimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese ishte edhe më keq se përgjigjia e Dumanit. Ata as thonë dhe as kërkojnë llogari pse është shkelur ligji, por duan të thonë se nuk ndikohen nga askush, as nga SPAK, dhe as nga krimi.

Kjo është një sjellje banale dhe një humbje e autoritetit të institucioneve të drejtësisë. Për të gjithë lexuesit që nuk janë në brendësi të debatit, bëhet fjalë për një urdhër të datës 10 shkurt të prokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili ka urdhëruar lejimin e përgjimit ambiental duke pasur në fokus gjyqtarin Genti Ibrahimi. Sipas tij, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë më 30 dhjetor kërkesën e të pandehurit Pëllumb Gjoka për të mos u marrë në konsideratë përgjimet e SKY, ekzistojnë dyshime se zbardhja e vendimit mund të favorizojë palët e interesuara.

Pra, Gjykata ka marrë një vendim që është në favor të kërkesave të SPAK dhe jo të të pandehurit, por meqë SPAK dyshon se mund të zbardhet keq vendimi, ka urdhëruar të përgjojë Genti Ibrahimin.

Kaq është e gjithë fabula.

Pozitat procedurale sipas Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë ka parashikuar tre pozita proceduriale për personat e përfshirë në një procedim penal:

1. Personi që i atribuohet një vepër penale – Ky është personi i kallëzuar, ndaj të cilit ekzistojnë veprime që mund të krijojnë dyshime për konsum të një vepre penale.

2. Personi nën hetim – Është personi ndaj të cilit zhvillohen hetime individualisht dhe dyshohet se ka kryer një vepër penale.

3. I pandehuri – Kur prokuroria ka krijuar bindjen se personi ka kryer një vepër penale.

Tani, me gjuhë të drunjtë dhe “arra në gojë” për t’u dukur institucionalë, mund të flasësh gjithë ditën, por përgjigjet duhet të jenë të qarta si nga SPAK, ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Pyetja kryesore që duhet një përgjigje e qartë:

A është e ligjshme shkresa e Klodian Brahos e datës 10 shkurt?

Tani që ajo është bërë publike në media, nëse dikush i del zot asaj nga SPAK, duhet të dalë me një fjali të qartë: “PO, ajo shkresë është e ligjshme.”

Ajo që SPAK ka bërë, është se ka regjistruar një procedim penal bazuar në indicie, dhe jo në dyshime të arsyeshme të bazuara në prova. Në të njëjtën ditë, ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese duke e vënë në hetim faktik. Por për t’i shpëtuar kontrollit të gjykatës, afateve procedurale (60 ditë) dhe mbikëqyrjes nga avokatët, nuk ia regjistrojnë emrin në rregjistrin e procedimeve penale. Është një praktikë që e kanë bërë dhe me persona të tjerë nën hetim, që i merrnin në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe nuk i shënonin emrin në rregjistër, që të mos i fillonin të drejtat dhe afatet proceduriale

Pra, bëhet një lojë fjalësh për të mos marrë përgjegjësi për atë që është bërë.

Zoti Dumani thotë “nuk është në hetim”, sepse nuk ia ka regjistruar emrin në rregjistër, ndonëse kishte detyrim ta bënte. Por nëse nuk e kishte nën hetim, pse e përgjonte? Ai gjithashtu thotë “nuk ka kallëzim”, sepse procedimi është bazuar në indicie, të cilat nuk sqarohen se çfarë janë.

Zoti Dumani bën pohime të panevojshme, të cilat nuk ja kërkon njeri, por nuk jep asnjë përgjigje lidhur me ligjshmërinë e asaj që ka bërë institucioni i tij.

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese është edhe më e rëndë: një dorëzim total ndaj deformimit të standardeve që ajo vetë ka vendosur.

Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë.

Edhe pse Edi Rama ua ka ndaluar deputetëve të flasin për SPAK, dhe Berisha ka premtuar se do ta shkrinte atë më 12 maj, para se të mbajnë këto premtime, është më mirë të zhvillohet një debat parlamentar për këtë çështje.

Dhe kjo vetëm për faktin se duket qartë që nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese të denjë.

Se po të kishim një Gjykatë Kushtetuese të denjë, ajo mund të shpërndante edhe Parlamentin, nëse ai i ka lënë hapësira të tilla lirie dhe pushteti arbitrar një prokurorie për të përgjuar një anëtar të saj, në mënyr ëtë paligjshme. Fakti që Gjykata Kushtetuese sot perceptohet si e trembur nga një prokuror i SPAK, i bie të mos jetë Gjykata që mbron rendin kushtetues, por Gjykata që përligj Republikën e Prokurorëve. Për këtë të fundit nuk di të ketë votuar ndonjë shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • demo says:
    March 4, 2025 at 11:34 pm

    Aha,Mero! SPAK VURI GURIN E PARE TE THEMELIT. Arrestimi i Erion Veliajt,shenon Lindjen e Shtetit Ligjor dhe fundin e Rrumpalles se Tranzicionit.Qe sot Mero,shtrengoje bythen dhe nxirre buken me shitjen e gazetave,,Se s`ka me OJQira dhe Sponsorizime Klienteliste.

    Reply
  • Lala i Lushnjes. says:
    March 5, 2025 at 2:48 am

    Arrestimi i Veliajt fillon fundin e Partisë Socialiste, ai ishte i fundit socilist në të.

    Reply
  • Koli says:
    March 5, 2025 at 3:16 am

    Te burgosish nje kryebashkiak te votuar tre her me thashetheme ,qei gjene per cdo njeri eshte skandal qe Spak duhet te mbaj llogri.Veliaj duhet te lirohet menjeher!

    Reply
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    March 5, 2025 at 3:27 am

    Demo shurrdhi me i keq eshte ai qe sdo te degjoje, si puna jote. Te dhjefsha” gurin e themelit”… Drejtesia e re fillon dhe mbaron me arrestimin e Sali bishe Berrisha, perndryshe po tregon qarte qe po perdoret

    Reply
  • demo says:
    March 5, 2025 at 4:58 am

    O niveliii!Duhet respektuar Skema e vjedhjes,sepse eshte e PAPERLYER.Kryetari Bashkise siguron Territorin e Ndertimit firmos Lejen e ndertimit te Oligarkut.Oligarku nuk i jep asnje bakshish kryetarit si ne kohe te Turqise,por si Rrezart Taci i fushave me puse nafte,fitimet e apartamenteve sa frengu pulen i dergon ne OJQIRAT DHE PROJEKTET KULTURORE TE AJOLES ME PRERJE 500 EURO,qe myken ne kasaforta plot lageshtire.Kjo skeme i funksionoi Berishes,i ka funksionuar Edi Rames ne bpermasa te medha Bankare,,perse te mos funksionoje Skema Strategjike n-3????????????? Ku do ti gjejme keto Strategji?
    Te paren, vidh magazinat e dyqanet e Shtetit nderto pallate e karabina buze Lanes,,e telendisen horrat e Berishes.Skemen e dyte me bllok ne dore e dhjeu mender Ilir Meta,,Kjo Skema e trete ME SPOND,npm vajzes me taxen e suksesit,npm gruas me JEPNI PER JETIMOREN,nepermjet dhendrit me gardhin e gjyshes u cpik nga Berisha,pati rezultate optimale nga kryebashkiaku Rama,por shpertheu me koncesionet dhe PPPrat e pnumurta gjate tre Mandateve Rilindiote,.Ky SPAKU vete dhjet Skemen,E dekonspiron,E Sakaton,E shkatarron,.Se nuk po na rruhet shume per Erion Veline,POR NA RA SKEMA,.. KU DO GJEJME SKEME TJETER,?Kjo eshte hataja .Ketu nuk hante vetem Ajola.Vertet 8 projekte i merrte Ajola,por nje dergese e merrte Batoni,nje dergese e merrte Mero,,Por Ben Blushi ne kohen e Lulzimit te Inceneratoreve e kishte rrogen sa Presidenti Amerikes!Po Venera Boticelit,Hellena Trojes,qe eshte bere si govate e Llazores,lepihej edhe Ajo,cale cale,mbajtur per krahu po shkonte te protestonte kercurja.Me Kete Skeme fitonin te gjithe.Ishin te Gjithe te Lumtur.
    Cna bere SPAK,C`NA BERE!

    Reply
  • Arben says:
    March 5, 2025 at 5:19 am

    mero gëlbaza mbron paratë që na ka grabitur.

    Litari litari litari litari litari litari litari .

    Reply
  • Na myten says:
    March 5, 2025 at 6:17 am

    Mjerim Baze do drejtesi suedeze ne nje vend ku ndertohen 7 kate pa leje perballe zyres se KryeZdromsit te Tirones.
    Ku ta mbyllin Zdromsin Mjero? Ne burg apo psikiatri?!

    Reply
  • Artan says:
    March 5, 2025 at 6:43 am

    Te demo ndërthuren si te pakkush pjekuria e burrit plak me qashtërsinë fëminore. Dhe ditët e mira paskëtaj vijnë, tha poeti romantik, dhe demo romantiku beson vërtet se SPAK-u “do na sjellë begatinë”.

    Reply
  • K R says:
    March 5, 2025 at 6:44 am

    O ju komentusa t revoltum me Meron
    Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion

    Reply
  • injoranti says:
    March 5, 2025 at 7:05 am

    K.R. , KETE DUHET T’JA SPJEGOSH BAZES QE MENDON SE RAMA PO LUFTON KORRUPSIONIN E BERISHES DUKE PERKRAHUR TE KORRUPTUARIT DHE HAJDUTET E TIJ QEVERITAR POR ME SA KUPTOJ UN INJORANTI KJO NUK MUND TE QUHET LUFYE KUNDER KORRUPSIONIT POR LUFTE KUSH MUND TE MARRE ME SHUME TE KORRUPTUAR NE QEVERI, BASHKI DHE NE PARTI. . NE KETE PIKE BESOJ SE RAMA JA KA KALUAR BERISHES.

    Reply
  • Arben says:
    March 5, 2025 at 7:26 am

    mjerim gëlbaza na ka grabitur dhe bën gam gam për të mbrojtur mallin që na ka grabitur, nuk është naiv

    Reply
  • kane ndodhur pa tregohen says:
    March 5, 2025 at 7:30 am

    Vallahi gjithmone e kam besuar kete Mero Bazen, qe atehere kur i ster-botonte Edi Rames (ketij qe eshte Kryeminister) …Kartelen e shtrimit ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 5, 2025 at 7:36 am

    Po del në skenë REPUBLIKA E PREKURORVE ENVERIST,STALINIST,HITLERIAN..I PËRGJIMIT & ARRESTIMIT PA PROVA VETËM PËR TË PLOTSUAR NUMURIN E ARRESTINEVE.
    GJK ËSHTË ME KRYETARE NË IKJE.
    KLP,KLGH,JANË KOTË PËR TË MARR RROGËN 7000 € NË MUAJ..DHE KAN FRIKË NFA SPAKBM I DIKTATYRËS NË DEMOJEACI.Kjo i jep zë SALI RAM BERISHËS QË TA SHKRIJË SI KORENTI 120 W.
    INSPEKTIRIATI LARTË I DREJTLSISË ËSHTË NË KOMA NGA FRIKA E SPAK.
    FUND MARRZISË.
    ZOTRI EDI RAMA: MBLIDHI ÇAJEJT..POPULLI TË KA VOTUAR PËR TË QEVERISUR.E JO SAIDISUR..!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 5, 2025 at 7:38 am

    Po del në skenë REPUBLIKA E PREKURORVE ENVERIST,STALINIST,HITLERIAN..I PËRGJIMIT & ARRESTIMIT PA PROVA VETËM PËR TË PLOTSUAR NUMURIN E ARRESTINEVE.
    GJK ËSHTË ME KRYETARE NË IKJE.
    KLP,KLGH,JANË KOTË PËR TË MARR RROGËN 7000 € NË MUAJ..DHE KAN FRIKË NFA SPAK i DIKTATYRËS NË DEMOJEACI.Kjo i jep zë SALI RAM BERISHËS QË TA SHKRIJË skapin me KORENTI 120 W.
    INSPEKTIRIATI LARTË I DREJTLSISË ËSHTË NË KOMA NGA FRIKA E SPAK.
    FUND MARRZISË.
    ZOTRI EDI RAMA: MBLIDHI ÇAJEJT..POPULLI TË KA VOTUAR PËR TË QEVERISUR E JO SAIDISUR..!

    Reply
  • MeteH says:
    March 5, 2025 at 8:00 am

    Kapterr Hafije Lalaj, ti po ankohesh se po dilka ne skene Republika e Prokuroreve (jo PREKURORVE or analfabet) ENVERIST, STALINIST…oj Gomarica madhore qe ke qene, je e do vdesesh duke qare per ate Republike se ajo te hoqi leckat e cobanit e te veshi kapoten e Kapterrit bashke me detyren e spiunit dhe per te cilen ti u ngjirre duke e brohoritur!

    Reply
  • Illi says:
    March 5, 2025 at 8:13 am

    Ky Ibrahimi mos ka qene gje ne keto komisionet e vetingut a te seleksionimit te prokuroreve?!

    Reply
  • Ppsh says:
    March 5, 2025 at 11:33 am

    O mero djali ke marre vesh gje ?
    Emri yt eshte ne listen e llapaqeneve qe do arrestohen?
    Kur te dalin te dhenat se kush te mban me buke shqiptaret do kuptojne pse llap kaq shum kunder drejtsise

    Reply
  • Antiturk says:
    March 5, 2025 at 12:02 pm

    Është një turk muti me emrin Arben më sipër , që thotë Merua ha paratë tona që na ka vjedhur . Dhe këtë e thotë në gazetën private të Meros . Cilat para të ka vjedhur Merua ty , more zagar i fëlliqur ? Merua është privat , la gazetën e vet dhe nuk ka asnjë lidhje me paratë e popullit , injorant turçeli . Atë litari litari litari ja trego Erdoleshit , turk I qelbur .

    Reply
  • Tomorri says:
    March 5, 2025 at 12:36 pm

    Mero, ne te gjitha shkrimet e tua nuk te lam pelqyer, pasi nga 1987 e deri me sot ke qene eminenca gri i mendershtetareve tane. Por sot ke te drejte. Jemi ne rrezik qe SPAk-u i famshem te kthehet ne Sigurimin e Shtetit. O Mero pse nuk ke ngritur pyetjen qe 7 nga antaret e SPAK-ut jane nga qarku i Dibres, pa llogaritur ketu nipin e Tefta Camit, Arben Rakipin qe fallsifikon provimet e magjistratures. Mero ke vene kanocen per te hyre edhe ti brenda. Nese realizohet do me behej shume qefi.

    Reply
  • Km says:
    March 5, 2025 at 1:27 pm

    Mund te thoni si tiu vije per mbare.Por sapo mesova emri gent Ibrahim, mund te them se eshte kurth Spakist si me Erjon Veline. gent Ibrahim eshte nga jurist et me te ndershem dhe me te afte te shqiperise. SPAK tregon se ka deshtuar si institution, sepse manipulohet politikisht. Duhet pezulluar dhe hetuar thelle. Drejte sia ka marre fund. Tentative per grushtin shtetit sulmi ndaj gjukates it te gjukates kushtetuese. Hapi i pare.

    Reply
  • Tomorri says:
    March 5, 2025 at 1:44 pm

    Jam Tomorri, pse nuk botoni komentet e mija, apo u dhimset Merua. Shume turp per ju qe nuk i botoni dhe akoma me turp per mua qe ju kam besuar, vlesuar dhe lexuar. Zoti ju meshiroftr🥲😩

    Reply
  • info analitike says:
    March 5, 2025 at 1:58 pm

    tani Mjerua po perpiqet te sperdridhet ne te gjitha menyrat per te delegjitimuar punen e SPAK ut. Ia kane prishur qejfin te gjorit qekur i kane arrestuar lali Vemjen. Mjeros na i qaka zemra per Gent Ibrahimin qe donte te luante dhe arbiter dhe lojtar i skuadres fituese. Vetem nje si Gent Ibrahimi mund te futej ne Sistemin e Drejtesise se reformuar pasi mori pjese aktive ne reformimin e saj. Ai e kishte projektuar dhe vendin e vet ne sistemin e reformuar, a thua ndopak konflikt interesi ketu per shokun Mjero? Pastaj mos te jemi naive te gjithe gjyqtare, prokurore e dine fare mire se telefonat e tyre jane objekt syrvejimesh e pergjimesh dhe per kete kane firmosur qe ne marrjen e detyres apo i harroi Mjerua rregullat e Drejtesise se Re dhe siten e saj? I ke hyre detit ne kembe o Mjero se lali Vemja ka rene brenda me kembet e veta. E ka zene poshte babezia dhe arroganca. E degjove fermanin e Padishahut te Madh per ata qe i sulen SPAKut?

    Reply
  • Satrapi says:
    March 6, 2025 at 3:10 am

    Mero. Ti je i pa besueshëm si kur pi si kur je esëll.
    Pa na trego ate punën e djalit të Ramës e ke shkruar I pirë apo esëll.
    Mero ziu po të afrohet qefini i drejtësisë edhe ty.
    Kërko dhomë me Lali Fikun dhe sapunin e keni të garantuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia
  • Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni për të rindërtuar Ukrainën
  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Sinqeritet on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. demo on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Anonymous on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. ? on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Propaganda dhe realiteti on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?