Nisja e procedurave për shkarkimin e tij e ka vënë kryebashkiakun Erion Veliaj në një kurs përplasjeje me Këshillin Bashkiak.
Kërkesa për të qenë i pranishëm në mbledhjen e së martës, ka marrë një përgjigje të thatë nga Sekretari i Këshillit, sipas të cilit nëse do ta ketë të pamundur praninë fizike, ai mund të dërgonte argumentet me shkrim.
I menjëhershëm reagimi i Veliajt. Ai thotë se nuk është vënë zyrtarisht në dijeni për procedurat e shkarkimit, dhe as i është garantuar e drejta për t’u dëgjuar.
Kryebashkiaku kërkon që Këshilli të shprehet me votë për praninë e tij në sallë.
Deri para se ta arrestohej në shkurt të këtij viti, Këshilli Bashkiak kishte qenë streha ku Erion Veliaj kishte marrë gjithnjë përkrahjen e pakursyer për projektet e tij për Tiranën.
Madje në sallë nuk kishin munguar edhe skenat e përplasjes fizike të këshilltarëve socialistë me përfaqësuesit e opozitës, në mbrojtje të Veliajt.
Sot ky i fundit, e sheh veten në një situatë të përmbysur. Opozita, për llogaritë e saj politike, mbështet kërkesën e tij për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit ku do të propozohet shkarkimi i tij.
Ndërsa, socialistët bëjnë sikur nuk e kuptojnë kërkesën. Përmes Sekretarit të Këshillit, Behar Zeneli, përgjigja ishte e thatë.
“Në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutemi që observacionet tuaja, t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”.
Në fakt, lëvizja e Veliajt, përmes kërkesës së bërë të premten e kaluar, dukej se kishte për qëllim të vinte në lëvizje Këshillin, që të ishte ky institucion që të kërkonte zyrtarisht praninë e tij në mbledhje.
Kjo, mesa duket shpjegon dhe faktin se përse ai nuk i është drejtuar personalisht Drejtorisë së Burgjeve, për të kërkuar leje që të shkojë në Këshill.
Por përgjigjia përmes Sekretarit Zeneli, e anashkalonte thelbin e kërkesës.
Reagimi i Veliajt dhe mbrojtësve të tij, nuk vonoi. Ai i kujtonte Sekretarit të Këshillit se nuk mund të merrte përsipër rolin e një organi kolegjial, për më tepër kur kompetencat e tij janë më së shumti të natyrës administrative.
Veliaj i kujton Këshillit se ai nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e mbledhjes, shkaqet e shkarkimit apo materialet që e ngarkojnë me përgjegjësi.
“Kërkimi i sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara”.
Veliaj këmbëngul se se duhet të jetë vetë Këshilli që duhet të shprehet për kërkesën e tij.
“Mbetem në pritje të vendimmarrjes me votim nga ana e Këshillit Bashkiak, për garantimin e të drejtave kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë në procesin e iniciuar për shkarkimin e tij”.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet këtë të martë për të shqyrtuar kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Shqiptarja.com mëson se mbledhja, e cila pritej të mbahej të hënën, është shtyrë për të martën në orën 10:00, ndërsa pritet që të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e Veliajt.
Më pas, në 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak, ku pritet të diskutohet edhe për kërkesën për shkarkimin e Veliajt.
Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës u vunë në lëvizje duke nisur procedurën për shkarkimin e Veliajt pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë e PS, duke u mbështetur në shkeljen e nenit 62, gërma C, të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, që ka të bëjë me mosparaqitjen në detyrë për të paktën 3 muaj.
Vendimmarrja për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e kryebashkiakut do të duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë këshilltarëve, pra 31 pro nga 61 anëtarë gjithsej.
Pas votimit, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin.
Por, vendimi i qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut mund të mos jetë fjala e fundit. Neni 115 i Kushtetutës e thotë qartë se Kryetari i bashkisë ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend.
Vetë Veliaj përmes letrës drejtuar Këshillit Bashkiak e lë të hapur ankimin në Gjykatë Kushtetuese të vendimit të mundshëm për shkarkim.
Ai fliste për një akt të pajustifikuar që krijon precedent të rrezikshëm për demokracinë, si edhe theksonte se do ta mbrojë deri në fund kontratën e tij 4-vjeçare me qytetarët e Tiranës.
Erion Veliaj qëndron në paraburgim me masë sigurie “arrest në burg” që prej 10 shkurtit 2025, kur u arrestua me urdhër të GJKKO pasi akuzohet nga SPAK për 13 akuza, mes të cilave 9 raste korrupsioni.

Marrë nga shqiptarja.com

Keshilli Bashkiak nuk eshte organ Ligjor qe duhet te vertetoje vjedhjet ose jo te Velise, duke shfrytezuar postin e kryetarit.
Kjo i perket Akuzes dhe Gykates. Keshilli eshte organ i zgjedhur administrativ.Per Arsyet qe nuk varen nga palet ke nja 8 muaj qe nuk je ne Pune,Te shkarkon.Ti shko zgjidhe neper Gjykata. Keshtu e kuptoj Une.
Gazeta Dita sot ka nje artikull te Skender Minxhozit, i cili akuzon Edi Ramen per burgtosjen e Erjon Velise.
Ne lidhje me kete po bej nja dy komente.
Arrestimi dhe mbajtja ne burg e zotit Veliaj, arrestimi dhe rrahja publike e zotit Meta, mbajtja ne ballkon e zotit Berisha, dhe ndonje rast tjeter qe nuk i ngjan aspak rasteve te VIP-ave te tjere te denuar deri tani, ku abuzimet me tenderat dhe korrupsioni ishte i dukshem, me dosje te studiuara dhe te qepura ligjerisht, me deshmitare konkrete dhe jo me letra anonime, jane pike te humbura per SPAK-un dhe “Drejtesine e Re”
Per hir te se vertetes te tre emrat qe permenda, nuk i honeps dot. Dy te fundit jane kriminele qe perveçse jane te dyshuar per korrupsion, jane te dyshuar per vrasje, gjobvenie etj. Per zotin Berisha nuk ka asnje dyshim qe ka kryer vrasje, rrembime, shkaterrime dhe gjate drejtimit te tij Shqiperia humbi sovranitetin e integritetin. Krime keto nga me te rendat per nje drejtues te nivelit te larte.
Ka dy elemente te perbashket ne rastin e ketyre tre drejtuesve. Arrestimi me burg per Meten dhe Veliajn, dhe arrestimi ne kushtet e shtepise per Berishen, jane teresisht te pajustifikuar per njeqint arsye. Asnjeri nga ata nuk paraqet rezikshmeri shoqerore per momentin, nuk mund te prishe provat, dhe nuk mund te largohet nga vendi. Aplikime te masave me te lehtesuara jane kryer per kriminele ordinere. Akuzat ndaj tyre jane te dobeta dhe inatçore, nderkohe qe ne rastin e Metes dhe Berishes ka me qindra mundesira te tjera, te cilat po te hetohen seriozisht i lene keta te dy ne burg perjete.
Ne rastin e Veliajt eshte edhe me keq akoma. Per te deri tani nuk ka asnje akuze konkrete. Perse akuzohet Veliaj? Korrupsion pasiv thone. Asnje prove. Dhe korrupsioni pasiv edhe nese ndodh eshte shume e veshtire te vertetohet, perveçse kur kryhet e kapet ne kushtet e flagrances. Tani i kane shtuar nje akuze tjeter teper qesharake dhe te turpshme, ku i thone se perdore telefonin e policit ne autoburg, rruges per ne gjykate???!!!
Nderkohe ka nje historik marredheniesh midis Olsi Dados ( noteri qe ka tre liçenca noterie, me tre nipte te ndryshme, per vete per baben dhe per gruan ) dhe Veliajt, ku Dado ka nje konflikt te paster interesi sepse i kakerkuar Veliajt shtesa kati ne ndertimet e Olsit ( sepse ky Olsi eshte prokuror, noter, dhe ndertues, ( tmerr ku jetojme ? ).
Ne sallen e gjyqit ky Olsi me gjith Dumanit ju kthyen Veliajt me nje zhargon rrugaçeror, ju sulen Veliajt duke i thene – O legen, o mashtrues, genjen o legen etj. Per te gjitha keto te dy keto kukulla te telekomanduara sikurse thote edhe Minxhozi me siper duhet te ishin larguar me ceremoni nga gjykatesi i çeshtjes. Por kush ishte gjykatesi i çeshtjes? Nje pasunar i koheve te reja, me nja nente a dhjete apartamente ne emrin e te jatit dhe te jemes, punonjes te varfer gjithe jeten.
Kisha menduar qe SPAK-u eshte nje institucion serioz i pa kompromentueshem dhe me synimin per te bere drejtesi dhe per te çuar para drejtesise nivelin e larte te korrupsionisteve ne Shqiperi. Dhe qe ne fillim e beri. Kjo me rriti besimin se nese do te vazhdonte keshtu korrupsioni do te luftohej e kufizohej.
Por ku eshte administrata sot nen drejtimin e Edi Rames? Eshte me keq sesa ka qene ne keto 35 vite. Te vjedhin te gjitha sherbimet pa perjashtim, do paguash spitalin, do paguash shkollen, do paguash gjobvenien e tatimeve, te policise, te inspektoriatit te rrugeve, te kolaudimit, te ujit e elektrikut. etj, etj. Nuk po flasim ketu per tenderat qe vazhdojne te jene nje skandal i vertete dhe qe vaqzhdojne tju jepen te preferuarve te qeverise. Konçesionet, tokat , parcelat, te gjitha te dhena sipas qejfit dhe humorit kryeministror.
U shtua edhe nje instrument kunder korrupsionit. Diella. Ju lutem shume, kush beri Diellen te na beje edhe nje Kryeminister !!!!
Edhe me injoranti Mosperballjen dhe Krahemarrjen e Veliajt e kupton si Antidemokraci si Antishqiptarizem!
Jetojme ne Vazhdim Kohen e Monizmit!
Vlerat e Veliajt Terbojne shkerdhkratet e opozites Zilepsin socialistet!
Even So,Dielli nuk mbulohet me Shoshe Shkerdhatokracie!