Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas fshin postimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas fshin postimin
BoteLajmi i fundit

Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas fshin postimin

Published: October 29, 2023
Shpërndaje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sulmoi të dielën shefat e tij të organeve të zbulimit përmes një postimi në platformën X, duke thënë se ata nuk e kishin paralajmëruar që Hamasi po planifikonte sulmin në shkallë të gjerë më 7 tetor. Më vonë ai i tërhoqi komentet e tij dhe kërkoi ndjesë.

Postimi në rrjetin X në orën 1 të natës, ndërsa gdhihej e diela, shkaktoi një tërmet politik në kabinetin e luftës të zotit Netanyahu, i cili ka shkaktuar zemërim mes publikut pasi nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e organeve të zbulimit dhe operacionet në lidhje me sulmin e Hamasit në pjesën jugore të Izraelit. Zyrtarët e lartë, që nga krerët e ushtrisë dhe agjencia e brendshme e spiunazhit “Shin Bet” e deri tek ministri i financave e kanë pranuar dështimin. Por Kryeministri Netanyahu nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ai është shprehur se pas luftës do të vijë koha për të ngritur pyetje të vështira, përfshirë vetë atë.

I pyetur në lidhje me komentet e zotit Netanyahu gjatë një konference shtypi me gazetarët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se: “Tani jemi në luftë, të përqendruar tek lufta”. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se do të ketë hetime për zhvillimet që çuan në sulmin e Hamasit si dhe reagimin gjatë sulmit, por se në qendër të vëmendjes ishte konflikti.

Në postimin e fshirë të zotit Netanyahu thuhej: “Në asnjë moment dhe asnjë etapë nuk pati paralajmërime për Kryeministrin Netanyahu në lidhje me qëllimet e luftës së Hamasit. Përkundrazi, të gjithë zyrtarët e sigurisë, përfshirë krerët e ushtrisë dhe Shin Bet, vlerësuan se Hamasi ishte i frenuar dhe i interesuar për një marrëveshje”.

Në një postim të dytë në rrjetin X rreth 10 orë më vonë, zoti Netanyahu tha: “Kam gabuar”, duke shtuar se vërejtjet e tij “nuk duhet të ishin bërë dhe unë kërkoj falje për këtë”. “Shpreh mbështetje të plotë për të gjithë krerët e degëve të sigurimit”, shkruante ai. Komentet e tij fillestare u kritikuan menjëherë nga aleatët aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë nga Benny Gantz, ish-ministër i mbrojtjes, i cili tani shërben në kabinetin e luftës të Kryeministrit Netanyahu.

- Publicitet -

Zoti Gantz shkroi në rrjetin X se Kryeministri Netanyahu duhet ta tërheqë komentin dhe ta lërë këtë çështje. “Kur jemi në luftë, udhëheqja duhet të tregojë përgjegjësi, të vendosë të bëjë gjërat e duhura dhe të përkrahë forcat në një mënyrë që të kryejnë atë që ne kërkojmë prej tyre”, shkruante zoti Gantz.

Sulmi befasues dhe i mirëplanifikuar i Hamasit ishte më vdekjeprurësi në historinë 75-vjeçare të Izraelit. Izraeli reagoi me sulme ajrore duke bombarduar Rripin e Gazës ndërsa ditë më parë filloi operacionet tokësore për eliminimin e grupit islamik të mbështetur nga Irani dhe për të siguruar lirimin e mbi 220 pengjeve të rrëmbyera në Izrael më 7 tetor.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili më parë ishte kryeministër, tha se Netanyahu “shkeli vijën e kuqe” me shkrimin në rrjetin X.

“Përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë dhe për të fajësuar institucionet e sigurisë e dobësojnë ushtrinë ndërsa po lufton armiqtë e Izraelit”, tha ai. Yossi Cohen, i cili drejtoi agjencinë e zbulimit Mossad nën qeveritë e mëparshme të Netanyahut, i tha Radios Izraeli: “Përgjegjësia merret që në fillim të punës, jo nga mesi”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • “I urrej dhe i neveris”, flet një nga protestuesit: Pse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. . on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Emigranti on Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  3. Genti on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Erma on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. demo on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?