Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%, krizë për djathë në treg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%, krizë për djathë në treg
EkonomiKryesore

Nga 1 gushti çmimet e qumështit dhe kosit rriten sërish me 11%, krizë për djathë në treg

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij.

Duke nisur që nga kjo javë, çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

- Publicitet -

Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmimee po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtitë ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djath. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vtit të kaluar po i jep efektet tek djathi.

Në fillim të qershorit kompanitë e përpunimit të qumështit rriten çmimet për rreth 55 artikuj të gjalpit, djathit, kosit etj u rriten nga 10 deri në 50 për qind. Rritja më e madhe u aplikua nga për nëproduktet e gjalpit dhe djathit.

Kriza për bulmet po shkaktohet nga rënia me ritme të shpejta të numrit të bagëtive. Në vitin 2021, numri i krerëve të gjedhit ka rënë me 7%, por që nga viti 2014 rënia është rreth 50%. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2021, në vend numëroheshin rreth 336 mijë krerë gjedh nga më shumë se 654 mijë krerë në vitin 2014.

Blegtorët pohojnë se vështirësitë e krijuara pas luftës në Ukrainë, me rritjen e çmimeve do të sjellin rënie drastike të krerëve të bagëtive gjatë vitit 2022. Ervin Resuli, ekspert i sektorit të blegtorisë, i cili gjithashtu mbarështon një fermë me gjedh, tha se, kostot për krerë janë rritur drejt në 50%, ndërsa çmimet nuk kanë janë transferuar te shitja e qumështit tërëisht, duke lajmëruar se çmimt e bulmetit do të rriten me tej.

Z.Resuli thotë se, kosto ditore e një lope për qumësht vetëm për ushqimin është 1687 lekë, gati 50% më e lartë se në fillim të vitit 2021. Ndërkohë qumështi me shumicë është rreth 66 lekë për kilogram.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Rrofshin ppp says:
    August 2, 2022 at 8:57 am

    Na falni se skemi pas kohe te merremi me bujkun dhe bujqsine kemi prioritet vetem rruge tunela e ura ngaqe atje eshte parja
    Nga 2014 e gjer sot 40% me pak bujqesi eshte pak. gjer mandatin tjeter do e asgjesojme fare ngaqe na e sjell serbia me lire por me sa duket paska mbyll rrubinetin
    Tani e vetmja rruge qe kemi te detyrojme kosoven te hyj ne boten serbe qe kucedra te hape qumeshtin
    Si tha balla e para partia pastaj shqiperia

    Reply
  • demo says:
    August 2, 2022 at 1:12 pm

    Mor po vazhdo rriti cmimet se rrogat jane atje ku i la Berisha.

    Reply
  • Një ish blegtor që nuk do që blegtoria të dënohet me vdekje nga horrat, Edi Rama e kompani. says:
    August 2, 2022 at 3:11 pm

    Ju gënjejnë pa pik turpi, nga 654 mijë kreër në 2014, në vitin 2021 qënkin 336 mijë. Fshati im është në zemër të Myzeqesë dhe nga 250 krerë që ka patur në 2013, tani ka 39 krerë, është paksuar, pothuaj 80% e jo 50%. Blegtori nga Berati që kishte në stallë 100 krer , në emisionin Alert tha që më parë në fshat kishin 1200 krerë, tani janë vetëm 100 krerët që ka ai, dhe ai do ti zhdukte se nuk ka fitim me çmimet mbi nivelin e çmëndurisë së imputeve bujqësore, naftës,……. të kryespekullantit të luftës Edi Rama .dhe

    po të jetë gjëndja si në fshatin tim dhe në fshatin e Dashnorit nga Berati , po të kenë qën në 2014 654 mijë , i takon të jenë më pakë se 100 mijë krerë që nuk mjaftojnë për të furnizuar as vetë familjet fshatare me bylmet pa le fabrikat.

    Mbase shifra 336 mijë përfshin lopët e rracës së Akademisë së kryebariut dixhital Edi Rama me kryelopë ministren rurale Krifca.

    Megjithëatë mos i qani hallin të nerumve biznesmenë të produkteve blegtorale, ata nuk kanë nevojë fare për blegtorinë e vëndit , sepse kanë qumshtin bër pluhur me kimikate nga blegtori Arkan Arkaniç serb dhe kanë Edi Ramën që jo vetëm nuk vuri taksën 100,0 L të rinjë për kg të këtij produkti por , në kuadrin e Open Ballkan, u hoq edhe kontrolli doganor që ky qumësht të kaloj lirshëm se po të kishte kontroll doganor do të kthehej mbrapsht si produkt jetvrasës.

    Ja pse duhet Open Ballkan, që biznesmenët patronazhistë të produkteve blegtorale të ushqejnë shqipëtarët me produkte të fabrikave të tyre që kurr ata nuk i konsumojnë në familjet e tyre dhe

    njerëz u mashtrojnë , nuk ka pothuaj fare qumësht të freskët të blegtorit shqipëtarë por vetëm qumësht pluhër të Open Ballkan që po u shitet njerëzve duke ja rritur periodikisht çmimin e produkteve që bëhen me të kur rrezik qumështi pluhur meret falas nga serbët që pastrojnë depot e ushtrisë dhe biznesmenëve nga ushqimet e skaduara.

    Është një loj e flliqur me natyrë kriminale midis Edi Ramës dhe biznesmenëve patronazhistë që do të sjell zhdukjen totale të blegtoris në vënd dhe ushqimin e popullit me kalbësira produktesh blegtorale të importuara vetëm me një synim, pasurimin kriminal të Edi Ramës dhe një grushti bastardësh, ish sekretarë partie dhe zyrtarë të admistratës kooperativiste të shëndrruar me bekimin e antikomunistit dhe antishqiptarit Ramiz Alia në kapitalistë të pashpirtë të produkteve blegtorale mbasi vodhën ajkën e pasurisë kooperativiste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?